Monday, December 24, 2012

Miku im më i mirë është Allahu

Në  jetë  të  gjithë  kemi miq por a ja kemi bëre pyetje vetes cili është miku më i mirë  i cili nuk na braktis në asnjë moment.Kjo është pyetja që i është bërë  njërit 
Pasi i është kërkuar, cili është miku më i mirë. Ai ka thënë Allahu Subhana wa Te'ala. Personi që e pyeti mbeti i habitur nga përgjigjja e tij. Ne të gjithë kemi miq. Pa marrë parasysh se sa ne  rrime  afër tyre. Ne ende jemi më afër Allahut Subhana Wa Teala. Për mua, Ai është miku im më i mirë. Unë nuk  kam orar  apo pengesë  për të thirrur Atë për të biseduar me të.Unë mund të flas me Zotin tim sa herë që unë dua, edhe në mes të natës. Ai gjithmonë  më dëgjon mua.

Kur zemra ime është në trishtim, unë qaj për Atë dhe ai më bën të ndihem mirë. Unë  mund ta gjej  paqen aq shumë brenda vetes, pasi duke folur me Atë unë ndjehem shumë i qetë .Ai më shoqëron mua edhe kur jam vetem edhe me kolektiv. Kur unë jam gati për të bërë diçka të gabuar, unë e kujtojmë Atë dhe përmbahen nga ai gabim. Ai kërkon atë që është e mirë për mua dhe për shkak të mëshirës së Tij unë jam në rrugë të drejtë Elhamdulillah. Kur unë di më shumë rreth Tij, më shumë më shtohet dashuria ndaj Tij. Kur unë  ndjehem i kënaqur, unë e kuptojë se jam më afër Tij. Atij që unë do të kthehem një ditë inshAllah dhe që  lutem për të parë  fytyrën e Tij në Xhenet .Kur bie shi,unë shoh meshirën e Tij  mbi mua. Kur unë shoh hënën, unë pyes veten sa i bukur është Ai i cili na ndriçon në errësirë. Kur unë të shoh malet, unë e di se është  nga forca dhe fuqia eTij . Kur unë  shohë çdo krijesë e kuptojë  edhe me shume madherinë e Tij.Kur une jam i përulur,ndaj Tij, Ai më ngre lart. Kur unë jam i sëmurë Ai më  shëron.Kur të  gjithë  më  braktisin Ai më shoqëron.Unë e shohë dashurinë e Tij rreth meje, në çdo çast dhe moment  Ky është miku më  i mirë.Ai e di çdo frymëmarrje time. Mëshira dhe mirësia e Tij është shumë e madhe ndaj meje. Unë jam i lumtur dhe unë jam mirënjohës ndaj Tij. Ai është një mik i cili kujdeset për mua në çdo mënyrë dhe kohe.Jeta ime është për Atë dhe vdekja ime dua të jetë për  hirë të Tij vetëm. 

Burimi kryesor:islamicexperiences.com

Pershtati:O.Bici


No comments:

Post a Comment