Wednesday, November 30, 2011

Pse nuk vlen teoria e evolucionit

  
Teoria e evolucionit pretendon se jeta në planetin tonë është formuar si rezultat i disa rastësive dhe se seleksionimi natyror ka bërë që qeniet e gjalla të vijnë në gjendjen e sotme pas një procesi të gjatë të ndryshimeve (evoluimeve të tyre). Kjo teori u dha në shekullin XIX nga materialisti anglez, Charles Darwin, në librin e tij "Origjina e llojeve". Sipas tij, njeriu dhe majmuni e kanë prejardhjen nga një stërgjysh i përbashkët.
A është teoria e evolucionit shkencërisht e vlefshme?
Teoria e evolucionit u dha si një hipotezë imagjinare, në kohën kur mbretëronte një kuptim primitiv i shkencës dhe asnjë fakt shkencor apo eksperiment në ditët e sotme nuk e mbështet këtë teori. Paleontologjia, gjenetika, biokimia dhe biologjia molekulare demonstrojnë se është e pamundshme që jeta në tokë të ketë prejardhjen nga një sërë rastësish. Shkenca moderne ka konstatuar se një qelizë e gjallë është më komplekse se një qytet i tërë. Nëse nuk mund ta konsiderojmë një qytet rezultat të rastësisë, atëherë këtë nuk mund ta bëjmë as me qelizën dhe qeniet e gjalla.
Ja një mendim i një evolucionisti: Probabiliteti i formimit të një sekuence të Citokromit-C është "zero", por meqenëse jeta kërkon një sekuencë të caktuar, atëherë mund të thuhet se kjo sekuencë ka një probabilitet për t'u krijuar një herë në univers. Në të kundërt forca metafizike, përtej perceptimit tonë, duhet të kenë vepruar në formimin e saj. Të pranosh këtë të fundit është e papërshtatshme për qëllimet e shkencës. Prandaj ne duhet të vështrojmë në hipotezën e parë. Ky shkencëtar konsideron "më shkencore" të pranojë probabilitetin "zero" sesa krijimin. Pra, dogma materialiste e mohon ekzistencën e Krijuesit.
Proteinat
Citokromi C është një nga proteinat më të rëndësishme që e mundësojnë respiracionin e oksigjenit. Është e pamundshme që kjo proteinë që ka një dizajn mjaft kompleks, të formohet rastësisht. Probabiliteti i formimit të Citokromit C është i barabartë me probabilitetin e një majmuni që ta shkruajë historinë e njerëzimit në një makinë shkrimi pa e bërë asnjë gabim, sipas deklarimit të një evolucionisti.
Informacioni gjenetik
ADN-ja (Acidi Dezoksiribonukleik) është një molekulë e madhe, e cila gjendet në bërthamat e të gjitha qelizave të gjalla dhe përmban informacionin mbi të gjitha karakteristikat fizike të organizmit të caktuar. Hulumtimet shkencore vërtetojnë se në gjenet e njeriut ekzistojnë informacione që po të hidheshin në letër do të formonin një bibliotekë me 900 vëllime enciklopedish. Një informacion i tillë i sistemuar në mënyrë të mrekullueshme nuk mund të formohet rastësisht.
Periudha kambriane
Kur bëjmë ekzaminimin e shtresës tokësore, vërejmë se jeta në Tokë u shfaq vrullshëm. Qenie të lloj-llojshme të gjalla u shfaqën papritur dhe të plota në periudhën kambriane. Ky zbulim është dëshmi e mjaftueshme për krijimin e tyre. Fosilet e gjallesave që jetonin në atë kohë janë prej 520 deri në 530 milionë vite të vjetra.
Keqkuptimi i Archaeopteryx-it
Evolucionistët e konsiderojnë fosilin e Archaeopteryx-it si dëshminë e vetme të tyre, për të mbështetur mendimin e tyre se "zogjët evoluan nga dinosaurusët". Zbulimet më të reja, dëshmojnë se kjo qenie është thjesht një lloj zogu tashmë i zhdukur. Puplat e Archaeopteryx-it tregojnë se është me gjak të nxehtë dhe ka aftësi të fluturojë. Një gjedhe e re e zbuluar tregon se ky zog kishte muskuj të fortë të fluturimit, si të zogjve fluturues që jetojnë tash. Disa zogj sot po ashtu kanë "kthetra" si të tij në krahët e tyre. Dhëmbët në nofullën e tij nuk janë dëshmi e afërsisë së tij me zvarranikët. Analizat tregojnë se struktura e dhëmbëve të tij është shumë e ndryshme nga ajo e zvarranikëve.
Fosilet e gjalla
Nuk ka dallime midis fosileve të qenieve të gjalla që kanë jetuar para miliona vitesh dhe homologëve të tyre që jetojnë sot. Ky fakt krejtësisht i zhvleftëson pretendimet evolucioniste. Teoria e evolucionit thotë se qeniet e gjalla janë në ndryshim të vazhdueshëm. Mirëpo, zbulimet e fosileve thonë krejtësisht të kundërtën. Janë zbuluar fosile të qenieve të gjalla të vjetra mbi 400 milionë vjetë të ngjashme me qeniet e gjalla të sotme: bleta, pilivesa, nautilus, insekte të ndryshme, peshq, yje të detit, etj. etj.
Përralla e evolucionit njerëzor
Si në të gjitha sferat e tjera, edhe skemat evolucioniste mbi njeriun nuk janë të sakta shkencërisht. Zbulimet tregojnë se "evolucioni i njeriut" është thjesht një përrallë. Gjatë gjithë historisë, mbi 6000 lloje të majmunëve kanë jetuar dhe shumica prej tyre janë zhdukur. Evolucionistët e shfrytëzojnë këtë lloj-llojshmëri të majmunëve për ta mbështetur teorinë e tyre. Mirëpo, zbulimet e fosileve e shkatërrojnë "pemën e evoluimit të njeriut". Studimet e bëra rreth Australopitechus-it tregojnë se është një lloj i zhdukur i majmunit që nuk ka të bëjë asgjë me njerëzit. Kafka e tij është shumë e ngjashme me shimpanzetë e sotme.
I prezantuar si "njeriu primitiv" nga evolucionistët, Homo Erectus-i është në të vërtetë një racë njerëzore që nuk ekziston më. Dallimet midis nesh dhe Homo Erectus-it janë thjeshtë dallime racore, "i gjatë dhe bashkëkohor". Këto ishin komentet që i bëri Richard Leakey rreth fosilit të gjetur, që datonte 2.2 milionë vjetë më parë. Pothuaj nuk ka ndonjë dallim ndërmjet fosilit të quajtur Homo Erectus dhe skeletit modern njerëzor. Para 700.000 vjetësh këta kishin mundësi që të ndërtonin anije, sipas artikullit të publikuar në revistën "New Scientist". Këta njerëz, që kishin dituri dhe teknologji të mjaftueshme për të ndërtuar një lundër dhe që kishin një kulturë që përdorte transportin detar, vështirë se mund të quhen primitivë. Në ishullin Java u gjet skeleti i një Homo-Erectus-i të vjetër 27,000 vite. Fakti se Homo Erectus-i ekzistonte deri në kohërat e vona është dëshmi se nuk është një qenie e ndryshme, por një racë njerëzore. Sot, është vërtetuar përfundimisht se njeriu i Neandertalit, që prezentohet si "paraardhësi primitiv i njeriut" nga evolucionistët, është thjeshtë një racë njerëzore e zhdukur. Neandertalët janë qenie njerëzore që u paraqitën 100,000 vite më parë dhe u zhdukën 35,000 vite më parë. Dallimi i vetëm i tyre nga njerëzit e sotëm është skeleti i tyre më i fortë dhe kapaciteti i kafkës pak më i madh. Neandertalët kishin vetulla të trasha si të banorëve të sotëm autoktonë të Australisë. Po ashtu, pasi e kanë kafkën më të madhe se të njerëzve që jetojnë sot, kjo automatikisht e mohon pretendimin e evolucionistëve se, "truri bëhet më i madh me kalimin e kohës". Neandertalët varrosnin të vdekurit e tyre, kishin instrumente muzikore dhe kishin ngjashmëri kulturore me njerëzit e sotëm. Një tjetër dëshmi në fosile që na jep idenë për shkallën e civilizimit të Neandertalëve është gjilpëra e qepjes e zbuluar, e cila është 26,000 vite e vjetër. Kjo na tregon se Neandertalët kishin mundësi edhe të prodhonin rroba.
Shkatërrimi i trungut të familjes
Skenari i "trungut të familjes së njeriut" hidhet poshtë nga dëshmitë në fosile. Është e qartë se qeniet që prezantohen si paraardhëse të njëra-tjetrës janë në të vërtetë raca të ndryshme që jetuan në periudha të njëjta. Australopitechus-i, Homo Habilis dhe Homo Erectus jetonin në të njëjtën kohë.
Bipedalizmi
Qeniet njerëzore lëvizin në një mënyrë krejtësisht të ndryshme nga qeniet e tjera. Asnjë kafshë nuk mund të ecë vertikalisht si njerëzit. Mirëpo, evolucionistët pretendojnë se ecja në dy këmbë e njerëzve evoluoi nga ecja në katër këmbë e majmunëve. Evolucionistët thonë se të ashtuquajturit paraardhësit e njeriut kishin një ecje gjysmë të kërrusur, gjysmë të drejtë. Studimet e bëra me simulime kompjuterike nga Robin Crompton demonstruan se një mënyrë e tillë e lëvizjes është e pamundshme. Një qenie e gjallë mund të ecë ose plotësisht drejtë ose plotësisht e kërrusur për të përdorur maksimalisht energjinë e saj.
Pse mbrohet evolucioni
Qëllimi i vetëm i mbrojtjes me ngulm të evolucionit, edhe pse ajo nuk ka asnjë bazë shkencore, është mbajtja në këmbë e filozofisë materialiste, e cila e mohon ekzistencën e Zotit. Pra, duke e konsideruar këtë teori si diçka shkencore, ata mundohen t'ia përshtasin atë interesave të tyre. Shembull i kësaj është racizmi. Darëin-i në librin e tij "Origjina e llojeve", shkruan se racat e bardha europiane kanë përparuar sa i përket evolucionit, kurse racat e tjera kanë mbetur në të njëjtin nivel me majmunët. Teoria e tij do të ishte mbështetëse "shkencore" e ideologjive shkatërrimtare të shekullit XX, ndër të cilat më të dëmshmet ishin komunizmi dhe racizmi. Pra, për të gjitha veprimet barbare që ithtarët e këtyre dy ideologjive i bënin, mbështeteshin në të ashtuquajturën "luftën për ekzistencë" dhe në teorinë e evolucionit.
Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI

Saturday, November 26, 2011

Cili ëShtë Objektivi Yt Në Jetë ?




1.        Kjo temë është e një rëndësie të veçantë, pasi në një masë të madhe përfshin shumë tema që kemi trajtuar gjer tani, për të mos thënë që i përfshin të gjitha. Vallë a kemi një objektiv dhe synim në jetë? Cili është ai? Këtë pyetja ta drejtoj ty i dashur lexues dhe ia drejtoj çdo myslimani/e: Cili është objektivi juaj në jetë? Cila është përgjigja? A e ke të lehtë t'i përgjigjesh kësaj pyetjeje, apo ke nevojë të mendohesh?
2.        Unë e di që njerëzit që u drejtohet kjo pyetje ndahen në disa kategori. Në kategorinë e parë hyjnë ata që i përgjigjen menjëherë, pasi ia kanë vënë vetes një synim dhe objektiv të tillë. Ata e dinë përse jetojnë dhe çfarë bëjnë. Në kategorinë e dytë, hyjnë ata që hutohen nga kjo pyetje dhe nuk dinë si të përgjigjen. Kjo, sepse nuk kanë një objektiv dhe synim në jetë. Ata thjesht jetojnë si shumë njerëz, lindin, hanë, pinë, martohen dhe në fund vdesin. Ka të tjerë që mendohen para se të përgjigjen, dhe në fund japin një përgjigje çfarëdo.
3.        Më lart, ne folëm për seriozitetin. Nëse ke një objektiv në jetë, padyshim që do të jesh serioz në punë dhe jetë. Folëm mbi përkryerjen e veprave dhe po të kesh një objektiv në jetë, padyshim që veprat do i bësh në formën më të mirë. Folëm mbi vlerën e dijes dhe nëse ke një objektiv në jetë, do arsimohesh dhe do i lexosh të gjithë librat dhe literaturën që i shërben objektivit tënd. Nëse ke një objektiv në jetë, do të shtosh orët e punës, rendimentin dhe do të jesh produktiv. Nëse ke një objektiv në jetë, koha do të shndërrohet në pasurinë më të shtrenjtë dhe të vyer. Nëse ke një objektiv në jetë, do i përgjërohesh Zotit dhe do e lusësh me përkushtimin më të madh, që Ai të të ndihmojë ta arrish atë që kërkon. Nëse ke një objektiv në jetë, e ke më të lehtë t'u rezistosh gjynaheve. Ne të gjithë e dimë se ka qindra mijëra njerëz të cilët lindin, jetojnë dhe vdesin pa e ditur se cili është objektivi i tyre në këtë jetë . A është e pranueshme dhe e logjikshme që të vijmë në këtë jetë, të hamë e pimë, të martohemi dhe të lindim dhe në fund të vdesim?! Cili është objektivi yt o vëlla dhe oj motër? Çfarë kërkon nga kjo jetë? Çfarë kërkon të arrish?
4.        Unë e di se po të marrim një të ri njëzet e dy vjeçar dhe t'ia drejtojmë pyetjet e mësipërme, ai nuk do të dijë si të përgjigjet. Nëse akoma nuk ia ke caktuar vetes një objektiv, bëje në këto çaste. Nëse të pëlqen arkitektura, cakto si objektiv që të bëhesh arkitekti më i mirë në të gjithë botën islame, me qëllim që të jesh shembull i mirë dhe t'i shërbej umetit. Nëse ke talent letërsinë, cakto si objektiv që të bëhesh shkrimtari më i mirë, me qëllim që t'i afrosh njerëzit me Zotin. Kjo temë, është më shumë për të rinjtë, por nuk i përjashton të moshuarit. Edhe pas të gjashtë dhjetave, njeriu mund t'i caktojë vetes një objektiv dhe ta realizojë atë. Shumë nga shokët e Profetit a.s, e pranuan islamin në moshë të shtyrë dhe jeta e tyre e vërtetë filloi pas të gjashtëdhjetave. Megjithatë, ata arritën rezultate të larta në shërbim të islamit dhe umetit mysliman. Fletët e historisë i kanë regjistruar emrat e tyre mes figurave të ndritura.
5.        A e dini historinë e një njeriu që jeton pa një objektiv në jetë? Në vegjëli, prindërit e çonin dhe e merrnin nga shkolla çdo ditë. Ai nuk dëshironte të shkojë në shkollë, por detyrohej nga prindërit. Mësimet dhe detyrat nuk i bënte veçse pasi ta urdhëronin dhe t'ia kërkonin prindërit. Në fund të fundit, ishin ata që donin që ai të arsimohej. Pasi përfundoi të mesmen, në bazë të mesatares, prindërit e futën në një fakultet të caktuar. Në fund të fakultetit dhe në bazë të mesatares së katër viteve, u orientua për punësim në një kompani. Ai nuk e zgjodhi as profilin e studimit dhe as kompaninë për punësim. Ishte mesatarja e notave që kishte marrë ajo që e përcaktonte këtë. Pasi punoi disa vite dhe vuri disa të holla mënjanë, vendosi të martohej, pasi ashtu bënin të gjithë. Zgjedhjen e shoqes së jetës e bëri në bazë të disa kritereve të përgjithshme – të jetë e bukur, e pasur, e qetë, e dashur etj... – dhe jo sipas një objektivi që kishte ai vetë. Pas martesës fillojnë t'i lindin fëmijë njëri pas tjetrit, për të cilët ai duhej të siguronte më shumë të ardhura. Në fund, pas disa dhjetëra vitesh ky person vdes, ashtu siç bëjnë të gjithë njerëzit. Këtu, përfundon dhe historia e tij. Në fakt, kjo histori përsëritet tek shumë njerëz.
6.        Këtë histori e gjejmë dhe tek shumë – për mos me thënë shumica – e vajzave. Ato janë martuar me atë që u ka kërkuar dorën, pasi pamja e tyre ka qenë e pranueshme, nga familje e mirë dhe kaq. Po t'i pyesësh se cilat janë kriteret e tyre për shokun e jetes, ngrenë supet dhe nuk dinë ç'të thonë. Cili është objektivi juan në jetë? Përse studioni në shkollat më të mira? Përse paguani shuma të mëdha për t'u arsimuar në universitetet më të dëgjuara? Dikush mund të përgjigjet: Me qëllim që të gjej një punë të mirë. Në fakt, të sigurosh një punë të mirë pas universitetit, nuk është qëllim, por është mjet. Po ti lexues i dashur, a ke një qëllim dhe objektiv në jetë? A e ke të qartë se çfarë dëshiron të arrish? A e ke atë në mendje gjatë gjithë kohës? A e ke shkruar diku dhe a planifikon si ta realizosh? A ia ke kushtuar gjithë energjitë dhe kohën këtij qëllimi? A të zë gjumi me qëllim që të përtërish energjitë për ditën tjetër, e cila do të jetë në shërbim të objektivit?
7.        Një jetë pa objektiv dhe qëllim, shndërrohet në jetë vrasëse dhe pa vlerë. Njeriu i vetëm që e ndjen shijen e jetës, është ai që ka një objektiv të qartë. Në Amerikë dhe disa shtete të tjera perëndimore, fëmijët që mbushin moshën shtatë vjeçare, mes lëndëve të tjera, studiojnë dhe një lëndë tjetër, e cila titullohet:"Objektivi yt në jetë". Një njeri që e din se çfarë do, patjetër që do të jetë i suksesshëm në jetë. Fëmijët e kësaj moshe, duke e studiuar këtë lëndë çdo javë, fillojnë të mendojnë rreth një objektivi dhe qëllimi në jetën e tyre. Me kalimin e viteve, objektivi fillon të qartësohet dhe i ngulitet thellë në mendje. Tashmë ai e ka të qartë që dëshiron të bëhet inxhinieri më i mirë në fushën e kompjuterëve. Në fund të vitit, shkolla i dërgon një raport familjes së nxënësit, ku ndër të tjera i flet dhe mbi objektivin e zgjedhur prej tij dhe i kërkon familjes që t'ia ushqejnë këtë objektiv edhe gjatë pushimeve verore. Me të filluar vitin e ri shkollor, fëmijët pyeten se çfarë kanë bërë gjatë pushimeve për t'i shërbyer objektivit që kishin zgjedhur një vit më parë. Prandaj kemi një Amerikë si ajo që njohim sot.
8.        Detyra jote o nënë dhe baba, nuk është thjesht t'u siguroni fëmijëve tuaj ushqimin e ditës, veshmbathjen, t'i përcillni tek autobusi që i çon në shkollë, t'i merrni pas përfundimit të shkollës, t'u jepni të hanë etj... Jo, ju nuk jeni prindër për këtë dhe kjo nuk është edukatë. Të edukosh fëmijën do të thotë t'i qëndrosh pranë, të zbulosh talentin e tij, për çfarë ka prirje, ta stimulosh në fushën që i pëlqen, ta ndihmosh të ketë një qëllim në jetë, t'ia kultivosh diçka të tillë etj... Të edukosh një fëmijë është diçka dhe t'i sigurosh jetesën është diçka tjetër.
9.        Mua më vjen zor ta them, po një njeri që nuk ka një objektiv në jetë, nuk meriton të quhet njeri. Ai që jeton thjesht për të ngrënë dhe për të mirë, për t'u martuar dhe për të lindur fëmijë, nuk ngjason me njeriun. Edhe kompanitë, me qëllim që të garantojnë suksesin dhe mbarëvajtjen, që pa e filluar aktivitetin, vendosin një mision dhe objektiv të qartë. Në disa kompani, qëllimi dhe misioni i kompanisë vendoset në një vend ku e lexojnë të gjithë. Ne të gjithë e njohim kompaninë Sony. Ajo është një kompani japoneze dhe është themeluar vetëm tridhjetë vite më parë. A e dini çfarë qëllimi i kishte vënë vetes kjo kompani kur u themelua? Qëllimi dhe misioni i saj – që në zanafillë themelohej për qëllime fitimprurëse – ishte që produktet japoneze të jenë produktet numër një në të gjithë tregjet ndërkombëtare. Sa herë që krerët e kompanisë mblidhesh për të diskutuar rreth planeve dhe strategjive, presidenti i kompanisë u tërhiqte vëmendjen të mbledhurve që çdo propozim, duhej t'I shërbente misionit dhe Qëllimit të kompanisë, i cili ishte i s hkruar me shkronja të mëdha në sallën e mbledhjeve.
10.     Nëse diçka e tillë u kultivohet fëmijëve që në vegjëli, atëherë ai çdo hap që e hedh, e hedh me idenë se i shërben objektivit të tij. Nëse do të martohet, ai do të martohet me dikë që e ndihmon të realizojë objektivin e tij dhe jo thjesht sepse i pëlqejnë flokët e saj biondë, soji familjar, pasuria etj... Popullsia e vendeve arabe është treqind milionë. Vallë sa prej tyre kanë një objektiv dhe qëllim në jetë? "Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete." (Rad, 11)
11.     Nga të gjithë temat që kemi trajtuar gjer tani, unë do të veçoja katër si më të rëndësishmet: Vlera e kohës, vlera e dijes, vlera e punës dhe kjo temë. Fenomeni i përhapur sidomos mes të rinjve myslimanë, është se me t'u përkushtuar në fe, jepen me gjithë shpirt pas adhurimit dhe lutjeve, duke lënë mënjanë punën dhe studimin, pa të cilat nuk mund të rimëkëmbet umeti. Për mua të pavlera janë edhe rezultatet e larta në shkollë, nëse nuk janë të bazuara në një objektiv të qartë mbi atë që kërkon të bëhesh dhe të arrish. Unë u bëj thirrje të gjithë lexuesve të kësaj teme, që pasi ta përfundojnë, të mbyllen në dhomën e tyre, të mendojnë dhe në fund të dalin me një objektiv të qartë mbi atë që dëshirojnë të arrijnë në jetë.
12.     Me qëllim që një kompani të caktojë qëllimin dhe misionin e saj, themeluesit dhe krerët e saj diskutojnë me javë të tëra me njëri-tjetrin, derisa të arrijnë në një përfundim bindës për të gjithë. Kjo, edhe pse kapitali dhe aftësitë prodhuese janë. Megjithatë, nuk pranojnë të fillojnë punën, pa caktuar misionin e kompanisë. Një ndër muskujt më të rëndësishëm tek njeriu është ai i trurit, por që për fat të keq ne e kemi çaktivizuar dhe nuk pranojmë ta aktivizojmë. Prandaj, pasi ta përfundosh këtë temë së lexuari, mbyllu në dhomën tënde, edhe pse je dyzet apo pesëdhjetë vjeç, merr një letër dhe laps dhe përpiqu të vendosësh një objektiv në jetë. Edhe një ditë të vetme, të këshilloj të mos e kalosh pa pasur një objektiv në jetë.
13.     Si ta përcaktoj objektivin tim në jetë? Me qëllim që të të ofrojmë ndihmën e duhur për ta përcaktuar objektivin dhe qëllimin tënd në jetë, pyete veten: Përse jam krijuar? Edhe pse pyetja duket kaq e lehtë, shumë njerëz ngatërrohen dhe nuk dinë si të përgjigjen. Para kësaj pyetjeje janë ngatërruar njerëz të ditur dhe filozofë, pa mundur t'i japin një përgjigje përfundimtare. Qartësisht dhe saktësisht, kësaj pyetjeje i është përgjigjur vetëm islami. Platoni p.sh thotë se Zoti e krijoi gjithësinë, pastaj harroi. Është ky shkaku pse dodhin gjithë këto krime dhe vepra të këqia. Por Kurani i përgjigjet duke thënë :”Dhe Zoti yt nuk harron kurrë”. (Merjem, 64) Marksi thotë që Zoti deshi të argëtohej dhe krijoi gjithësinë. Me qëllim që të argëtohen, njerëzit vrasin njëri-tjetrin dhe tregohen të dhunshëm. Por përsëri Zoti i përgjigjet : ” Mos vallë, keni menduar që Ne ju kemi krijuar kot dhe që nuk do të ktheheshit te Ne (për t’ju gjykuar) ?! I lartësuar është Allahu, Sundimtari i Vërtetë! S’ka zot tjetër të vërtetë, përveç Atij, Zotit të Fronit Madhështor!” (Muminune, 115)
14.     Një nga poetët e para islamit, Ilija Ebu Madi, shkroi një vjershë mbi enigmën që e shoqëronte rreth qëllimit të ardhjes në këtë botë. Ai thotë: Erdha pa e ditur prej nga, por erdha. Pashë para meje një rrugë, mbi të cilën eca. Do të vazhdoj të eci, desha apo nuk desha. Si erdha? Nuk e di. Ku do të shkoj? Nuk e di… Përse erdha? Nuk e di... Njerëzit që nuk e dinë përse kanë ardhur në këtë botë dhe çfarë bëjnë, janë të shumtë. Dilemës së tyre nuk i përgjigjet veçse Kurani famëlartë. "Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë." (Dharijat, 56)
15.     Kështu, qëllimi i krijimit të njeriut, është njohja dhe adhurimi i Zotit. Të adhurosh Zotin, nuk do të thotë të qëndrosh gjithë ditën në xhami, të lutesh dhe ta adhurosh Atë. Ky është një koncept i gabuar i adhurimit. Të adhurosh Zotin, do të thotë të jetosh normalisht, të shkosh në punë, të merresh me sport, të dalësh për shëtitje dhe të marrësh pushime, të vishesh bukur, të martohesh dhe të lindësh fëmijë etj... por në mendje të kesh që ti jeton për të kënaqur Zotin. Ti punon me qëllim që të zhvillohet umeti të cilit i përket dhe kështu të arrish kënaqësinë e Zotit. Ti martohesh me qëllim që fëmijët që do lindësh t'i edukosh që të adhurojnë Zotin. çdo minutë që do të harxhosh për ta edukuar fëmijën me këtë frymë, regjistrohet si adhurim. Nëse dëshiron të shtosh pasurinë me qëllim që t'i përdorësh në rrugë të Zotit, për të arsimuar fëmijët që të bëhen myslimanë të suksesshëm, për ta përmirësuar imazhin e myslimanit dhe islamit, për t'i përdorur në projekte zhvillimi të umetit, për të punësuar të rinjtë myslimanë dhe për të shfrytëzuar energjitë dhe aftësitë e tyre etj... gjithçka që bën me këtë qëllim, konsiderohet si adhurim. çdo hap që hedh për realizimin e këtij plani, sa herë që kam stilolapsin për të shkruar diçka dhe çdo frymëmarrje, konsiderohen adhurim dhe shenjë afrimi me Zotin.
16.     Nëse dëshiron të arrish rezultatet më të larta në fakultet, por thjesht për të marrë një diplomë, për t'u bërë më pas doktor dhe për të shtuar të ardhurat, nuk e ke adhuruar Zotin. Por nëse e bën për t'i përdorur dijet e tua në shërbim të fesë dhe umetit, si dhe për të kënaqur Zotin, çdo orë dhe çast të konsiderohet si adhurim. A e ke të mundur që në hije të kësaj që përmendëm, t'i caktosh vetes një objektiv dhe qëllim madhor, për të cilin ia vlen të jetosh dhe të sakrifikosh?
17.     Kategoritë e objektivave Objektivat ndahen në tre kategori: Në kategorinë e parë hyjnë objektivat negativë. Njerëzit që kanë objektiva të tillë, janë ata të rinj që preokupimin më të madhe e kanë si të njihen me filan vajzë. Ai jeton për këtë objektiv dhe harxhon kohë dhe energji. Megjithatë, ai është një objektiv negativ. Në këtë kategori, hyn edhe ajo vajzë e cila bën gjithçka, që djemtë të jepen pas saj dhe ta pëlqejnë. Për këtë, ajo vishet në mënyrë tunduese, blen makijazhe të shtrenjta, etj... Në të dytën hyjnë objektivat e mirë, por që janë të përkohshëm dhe të kufizuar. Në këtë kategori, hyjnë ata që jetojnë për vete dhe fëmijët e tyre. Ata bëjnë gjithçka që fëmijët t'i arsimojnë. Ky është një objektiv i mirë, por që është i përkohshëm. Pasi fëmijët e tij të jenë arsimuar dhe të kenë krijuar familjet e tyre, objektivit ika ardhur fundi. Mos vallë jeton kot tani ky person?
18.     Prandaj, shumë njerëz në moshën e pleqërisë, i sheh në kafene të lodhur, të stresuar dhe me depresion. Ndërkohë që të tjerë, edhe pse janë shtatëdhjetë vjeç, janë gjithmonë në aktivitet dhe nuk e çojnë asnjë minutë kot. Kjo, sepse ata kanë një objektiv në jetë. Një objektiv që i shërben vetëm kësaj bote, është i përkohshëm dhe shumë shpejt i vjen fundi. Unë u bëj thirrje që të kemi objektiva ambiciozë, të cilat kanë lidhje me Zotin. Në kategorinë e tretë hyjnë objektivat ambiciozë dhe pozitive, të cilat nuk kanë fund. Objektivi i një personi që kërkon të arsimohet për t'i shërbyer umetit, nuk përfundon veçse me vdekjen e tij. Një i ditur, edhe pse ishte në çastet e vdekjes, thirri një nga nxënësit e tij dhe i tha:"Shkruaje këtë çështje fikhu menjëherë!" dhe ia diktoi. Nxënësi i tij, i habitur i tha:"O mësues i dashur! Ti je në çaste shumë kritike dhe mendoj se nuk është çasti për t'u marrë me çështje të tilla." Por i dituri ia ktheu:"O biri im! Unë uroj që me këtë çështje t'i shërbej qoftë dhe një myslimani që ka nevojë. Me të unë shpresoj të fitoj xhenetin."
19.     C aktoja vetes si objektiv që të bëhesh inxhinieri më i mirë, për t'i shërbyer umetit mysliman. Caktoja vetes objektiv që të bëhesh shumë i pasur, me qëllim që pasurinë ta shpenzosh për të zhvilluar umetin. Caktoja vetes objektiv që fëmijët t'i edukosh që të kontribuojnë në rimëkëmbjen e umetit.
20.     Modele Tani le të përmendim dhe të prezantohemi me disa modele, të cilët kishin objektiva madhorë në jetë, me qëllim që të përfitojmë nga përvoja e tyre. Një ditë, po flisja me një tetëmbëdhjetë vjeçar rreth kësaj çështjeje. Atij i pëlqen sporti dhe e ushtron atë. Një ditë më pas, kur e pyeta me të qeshur se cili ishte objektivi i tij në jetë, ai u përgjigj:"Dua të bëhem president i filan klubi sportiv." Unë e pyeta:"Po përse?" Ai u përgjigj:"Sepse mua më pëlqen sporti dhe jam aktivist në këtë klub. Duke u bërë president, do i ndihmoj të rinjtë që kohën e tyre të lirë dhe energjitë e tepërta, t'i shfrytëzojnë për edukimin fizik." Pastaj më foli për shumë detaje të cilat i kishte të qarta, se si do e arrinte këtë. Umer ibnu Abdul Aziz ishte shumë ambicioz dhe kishte objektiva të qartë. Tregon ai vetë:"Unë kam shpirt shumë ambicioz. Një kohë, desha që të martohem me Fatimen, vajzën e kalifit mysliman dhe ia arrita. Më pas, desha të bëhem guvernator i Medines dhe ia arrita. Pas kësaj, desha të bëhem kalif i myslimanëve dhe kësaj ia arrita. Tashmë shpresoj të fitoj xhenetin dhe uroj që ta fitoj edhe atë."
21.     Në rininë e tij, Umer ibnu Abdul Azizi nuk merrej me gjë tjetër veçse me ngjyrën dhe llojin e rrobave që duhej të veshë. Duke kaluar nga një objektiv në tjetrin, ai piqej dhe rritej gradualisht, derisa në fund kishte objektivin më madhor, të fitoj xhenetin. Muhamed El-fatih, arriti ta marrë Kostandinopojën edhe pse ishte vetëm njëzet e tre vjeç. Në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare, ai i hipte kalit të tij dhe hynte thellë në det në drejtim të Kostandinopojës. Këtë e bënte pothuaj çdo ditë, gjë e cila i shërbente si ushqim për objektivin e tij. Tetë vite më vonë, ai arriti ta shohë të realizuar këtë objektiv. Në moshën katërmbëdhjetë vjeçare, imam Buhariu ndodhej një ditë mes dijetarëve. Dy prej tyre kishin një shqetësim, pasi në librat që ishin koleksionuar hadithet e Profetit a.s, kishin depërtuar dhe hadithe që ishin jo të saktë. Njëri prej tyre tha:"Ah sikur dikush t'i ndante hadithet e saktë nga ato të pasaktë." Tregon imam Buhari:"Këto fjalë më prekën dhe me vete thashë:"Përse të mos jem unë?!" Ajo që e bëri imam Buhariun të njohur dhe të famshëm në të gjithë botën, ishte objektivi i tij.
22.     Ne duhet të ndryshojmë dhe të mos jetojmë pa pasur një objektiv të qartë në jetë. Sado i moshuar të jesh, mos ia lejo vetes të jetosh pa një objektiv. Modelet e lartpërmendur, janë modele të historisë të lavdishme islame. Por ka edhe jo myslimanë, të cilat kanë pasur një objektiv në jetë dhe e kanë realizuar atë. Nga këta, është edhe Çarli Çaplin. Ëndrra e tij e vetme ishte të behej yll kinemaje. Për ta realizuar këtë, ai flinte me dritë ndezur. Pranë jastëkut, ai mbante një letër dhe një penë. Kjo, sepse gjatë gjumit, i vinte ndonjë ide, të cilën menjëherë e hidhte në letër. Gjatë një nate, ai mund të zgjohej njëzet herë. Të njëjtën gjë, bënte dhe imam Buhariu. Ai thotë:"Brenda një nate, mund të zgjohem njëzet herë, për shkak se më kujtohen hadithe të Profetit a.s." Vetëm një njeri që ka një objektiv në jetë mund ta bëjë këtë. Cili është qëllimi dhe objektivi yt o vëlla? Përse je krijuar dhe përse jeton? A e ke vendosur tashmë objektivin tënd, për të cilin do të jetosh derisa të vdesësh?
23.     Kritere që duhet të kesh parasysh në përcaktimin e objektivit. Sipas njerëzve të ditur, duhet të kemi parasysh shtatë kritere në përcaktimin e një objektivi: 1 – Objektivi të jetë i qartë, duke mos qenë i mbuluar me mistere, paqartësi dhe enigma. Ajo që të ndihmon për këtë, është se ti i ke parasysh shumë detaje, të cilat të ndihmojnë në realizimin e tij. Të duket sikur i ke parasysh hapat që do të ndjekësh. 2 – Të jetë objektiv ambicioz dhe madhor. Objektivi duhet të ketë lidhje me Zotin, me qëllim që të ketë jetëgjatësi. 3 – Mos të frikësohesh nga vështirësitë që do të hasësh gjatë rrugës për realizimin e objektivit. Thotë poeti arab: Kush e sheh të pamundur ngjitjen e malit E kalon jetën, mes gropave dhe moçalit. Kur mali u pyet se përse ishte aq i lartë, ai u përgjigj:"Sepse lugina ku ndodhem është e ulët."
24.     4 – Të vendosësh një plan praktik që ta lehtëson realizimin e objektivit. 5 – Të derdhësh djersë për realizmin e këtij objektivi. 6 – Të kesh shpresë dhe të jesh optimist. 7 – Të kesh durim. Kushdo që i plotëson këto shtatë kritere dhe jeton për objektivin e tij, padyshim që do e shohë objektivin e tij të realizuar. Për këtë, pyesni ata që kanë pasur një objektiv, kanë jetuar për të dhe e kanë realizuar. Të gjithë ata që kanë pasur një objektiv dhe kanë punuar për ta realizuar, e kanë realizuar. E lusim Zotin të na ndihmojë në realizimin e objektivave tonë! Amin!

Friday, November 11, 2011




Në udhë të drejte!

Lumturia përbëhet nga katër pjesë, atë fetare, racionale,
 materiale dhe psikike. Që t’i garantosh vetes lumturinë
 maksimale në këtë botë, duhet të kesh lidhje të forta me Zotin,
Në udhë të drejtë
Pa një vullnet të fortë, njeriu nuk mund të ndihet i lumtur, edhe pse mund të ketë zemër të pastër nga urrejtja dhe mllefi, të jetë i dashur me të tjerët dhe zemërgjerë. Që të kesh sukses në këtë botë, duhet të kesh vullnet të çeliktë. Që të kesh sukses në raportet me Zotin, duhet të kesh vullnet të hekurt.
Në   këtë temë, do të fokusohemi tek vullneti që kërkohet në lidhjet mes robit dhe Zotit.
Lumturia përbëhet nga katër pjesë, atë fetare, racionale, materiale dhe psikike. Që t’i garantosh vetes lumturinë maksimale në këtë botë, duhet të kesh lidhje të forta me Zotin, duhet të ndjekësh udhën e tij të drejtë.
Gjatë jetës së tij, njeriu shpesh herë gjendet në kryqëzime të shumta. Rrugët që i dalin përpara, janë të gjata dhe plot pusi e gremina. Vetëm njëra prej tyre është e drejtë dhe e çon në destinacionin e kërkuar. Prandaj, Zoti i lartësuar e urdhëron Profetin e Tij të ndjekë pikërisht rrugën e drejtë dhe të duhur. Thotë Zoti në Kuran:”Prandaj qëndro i patundur në udhën e drejtë, ashtu siç je i urdhëruar.” (Hud,111)
Një ditë, Umer ibnul Hattabi i thotë Profetit a.s:”Je thinjur o i dërguar i Allahut.” Profeti a.s ia kthen:”Më ka thinjur surja Hud dhe simotrat e saj.” Umeri e pyeti:”Përse o i dërguar i Allahut?!” Profeti a.s u përgjigj:”Në këtë sure, gjendet një ajet që më ka thinjur dhe ky ajet është:”Prandaj qëndro i patundur në udhën e drejtë, ashtu siç je i urdhëruar.”
Për një jetë e cila kalon në udhën e drejtë, ne myslimanët i lutemi Zotit shtatëmbëdhjetë herë në ditë. Kjo lutje gjendet në suren Fatiha:“Udhëzona në rrugën e drejtë!” (Fatiha, 6)
Surja Fatiha konsiderohet si përmbledhëse e të gjithë Kuranit fisnik. Ajo fillon me falënderime dhe lëvdata për Zotin e botëve. Të gjithë këto lëvdata dhe falënderime ia bëjmë Zotit me qëllim që të na udhëzojë në rrugën e drejtë.
Zoti u ka premtuar njerëzve se kushdo që ndjek rrugën e Tij të drejtë, do i japë lumturi në këtë botë dhe xhenetin e amshuar në Botën tjetër.
“..kush do ta pasojë udhëzimin Tim, as nuk do të humbë, as nuk do të bjerë në mjerim.” (Merjem, 123)
Kjo nuk do të thotë që mos gabojmë asnjëherë, gjë e cila është e pamundur për ne qeniet humane. Por do të thotë që shumica e veprave tona, të jetë konform vullnetit dhe dispozitave të Zotit.
Udha e drejtë e Zotit, i përngjan një udhe e cila në dy anët e saj rrethohet nga gremina dhe humnera vdekjeprurëse. çdo devijim 90 gradë prej saj, të çon në vdekje të sigurt. Nëse në një rrugë të tillë tregohemi të pakujdesshëm, konsumojmë alkool apo drogë, kemi vulosur vdekjen tonë. Gjatë rrugëtimit tonë do të bëjmë gabime dhe gjynahe, por nuk do e ndryshojmë kursin, nuk do të dalim jashtë koordinatave. Muaji i Ramazanit është shans i vyer për të ecur në udhën e Zotit.
Zoti na ka premtuar se kushdo që do të ndjekë udhën e Tij, nuk do vuajnë dhe nuk do të rropatet pa mbërritur në destinacionin e synuar nga të gjithë.
“..kush do ta pasojë udhëzimin Tim, as nuk do të humbë, as nuk do të bjerë në mjerim.” (Merjem, 123)
Thotë Zoti në Kuran duke përshkruar gjendjen e atyre që ndoqën rrugë të tjera përveç rrugës së Zotit:“Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të verbër. Ai do të thotë: “O Zoti im, përse më ringjalle të verbër, kur unë kisha shikuar më parë?” (Allahu) do t’i thotë: “Kështu të erdhën shenjat Tona dhe ti i harrove ato e po kështu sot do të jesh i harruar.” (Merjem, 124-126)
Një burrë vajti tek i dërguari i Zotit a.s dhe i tha:”O i dërguar i Allahut! Më trego diçka nga feja, që mos kem nevojë të pyes tjetër kënd!” Profeti a.s iu përgjigj:”Thuaj:”Kam besuar në Zotin” mandej ndiq rrugën e Tij të drejtë.” Këtë, Profeti a.s e pasoi me ajetin:”Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porosit Ai për t’u ruajtur nga të këqijat.” (En’am, 153)
Të ndjekësh rrugën e drejtë të Zotit, nuk është e lehtë. Ajo kërkon vullnet të fortë dhe vëmendje të përqendruar. Bëje këtë gjatë muajit të Ramazanit, merr vendim që të ndjekësh rrugën e drejtë të Zotit dhe mos u lëkund. Merr vendim që do të ndjekësh rrugë të drejtë në çdo aspekt të jetës. Merr vendim që do të ndjekësh rrugën e drejtë në marrëdhëniet me seksin tjetër! Merr vendim që do të ndjekësh rrugën e drejtë në përzgjedhjen e shoqërisë! Merr vendim se do të ndjekësh rrugën e drejtë në namaz, në fitimin e pasurisë, lidhjet bashkëshortore, larg tradhtisë e mashtrimit etj...
Sirati i kësaj bote dhe i botës tjetër
Fjala “rrugë” (në arabisht sirat) në Kuran vjen me dy kuptime: I pari ka të bëjë me rrugën e drejtë që njeriu ndjek në këtë botë. “Udhëzona në rrugën e drejtë!” (Fatiha, 6)
Kurse kuptimi i dytë ka të bëjë me urën e Siratit në botën tjetër. Sirati i botës tjetër, është një urë e vendosur mbi zjarrin e xhehenemit. Ajo është e madhe sa vetë xhehenemi dhe në fund të saj gjendet porta e xhenetit të amshuar. Të gjithë njerëzit do të kalojnë sipër kësaj ure. Thotë Zoti në Kuran:
“Ditën, kur Toka do të ndërrohet me tokë tjetër, por edhe qiejt, të gjithë do të dalin para të Vetmit dhe Ngadhënjyesit Allah.” (Ibrahim, 48)
Kur shokët e Profetit a.s e dëgjuan këtë ajet, e pyetën:”O i dërguar i Allahut! Kur do të ndërrohet toka me tokë tjetër dhe kështu dhe qiejt, ku do të qëndrojnë njerëzit?!” Profeti a.s u përgjigj:”Do të jenë mbi Sirat.”
Thotë Profeti a.s:”Unë dhe umeti im do të jemi të parët që do e kalojmë Siratin.”
Nëse do të imagjinonim një urë tepër të lartë, e cila lidh dy maje malesh dhe nën të një greminë të madhe dhe të gjerë, do të ishte shumë e frikshme të kalosh sipër saj. Po sikur poshtë saj të shohim vetëm zjarr dhe llavë të nxehtë?
Thotë Profeti a.s:"Ajo (ura e Siratit) është më e hollë se qimja e flokut dhe më e mprehtë se shpata. Ajo është e errët dhe anash saj janë instaluar çengelë që tërheqin ata që nuk kanë ndjekur rrugën e drejtë në dynja."
Përqendrohu dhe ndiq rrugën e drejtë të Zotit në këtë botë, me qëllim që ta kalosh me sukses Siratin e botës tjetër.
Në njërën anë të Siratit do të jenë vendosur lidhjet e gjakut, kurse në anën tjetër amaneti. Të dy, do i thonë secilit prej nesh:”Nuk do të kaloni derisa të shlyeni detyrimet ndaj nesh.”
Profeti Muhamed a.s do të qëndrojë tek ura dhe do të lutet për myslimanët duke thënë:"O Zot! Shpëtoji! O Zot! Shpëtoji!"
Jo vetëm që do të kalojmë, por secili do të mbajë mbi supe gjynahet që ka vepruar në këtë botë. Thotë Zoti në Kuran:"dhe do të bartin gjynahet e veta mbi shpinat e tyre. Eh, sa e shëmtuar është ajo barrë!" (En'am, 31)
Nëse do të kishin ndjekur rrugën e drejtë në këtë botë, do e kalonin me shpejtësi marramendëse.
Vallë si do të ndihesh kur të vësh këmbën mbi Sirat? A e ndjen si dridhesh nga frika? A e sheh dikë që sapo ra në zjarr? A e sheh atë tjetrin të cilin e ke injoruar dhe shpërfillur, por qe e kaloi Siratin dhe tashmë gjendet para portës së xhenetit?
Thotë Profeti a.s:”çdo njeriu, do i ndriçohet rruga përballë tij, sipas ndjekjes së rrugës së drejtë në këtë botë. Ka njerëz që do u ndriçohet përpara sa një mal, të tjerë sa një palmë, të tjerëve u ndriçon vetëm maja e gishtit tregues, të tjerëve u ndriçon vetëm shputa e këmbës dhe të tjerëve u pulson një llambushkë e vogël. Atyre do u thuhet:”Kalojeni sipas dritës që keni!”
Thotë Profeti a.s:"Ka njerëz që do e kalojnë urën e Siratit sa hap e mbyll sytë. Të tjerë do e kalojnë si era dhe të tjerë si shkreptima. Të tjerë do kalojnë si shpejtësia e një kalorësi. Të tjerë do e kalojnë këmbadoras. Të tjerë e kalojnë duke u zvarritur. Ndërkohë që të tjerë do të rroken nga çengelët dhe do përplasen në xhehenem."
Pyetja që vazhdon të shtrohet është: Përse rruga e kësaj bote është quajtur Sirat, ashtu siç është quajtur ura e Siratit në botën tjetër? Përse të njëjtin emër?
Kjo bëhet me qëllim që të thuhet se është e njëjta rrugë. Në këtë botë qofsh apo në botën tjetër, ti po ecën dhe po përshkon një rrugë të vetme. Ura e Siratit në botën tjetër, nuk është gjë tjetër veçse një vazhdim i rrugës që ndjek njeriu në këtë botë. Nga mënyra si e përshkon Siratin e kësaj bote, varet si do e përshkosh Siratin e botës tjetër. Shpejtësia e kalimit të Siratit në botën tjetër, varet nga shpejtësia e kryerjes së adhurimeve dhe detyrimeve karshi Zotit në këtë botë. Aq herë sa do të rrëshqasësh në këtë botë, aq herë do të rrëshqasësh dhe rrezikohesh mbi urën e Siratit.
Vallë si do e kalosh Siratin nëse nuk falesh? Si do e kalosh atë nëse je narkoman dhe alkoolist? Si do e kalosh nëse ke marrëdhënie jashtëmartesore me femra? Si do e kalosh nëse vjedh, mashtron dhe merr ryshfete?
Zoti i ka emërtuar të dy rrugët me të njëjtin emër “sirat”, pasi në startin e të dyjave, ndodhet profeti Muhamed a.s. Ai të fton ta përshkosh siratin e kësaj bote sipas udhëzimeve të Zotit. Ashtu siç lutet që siratin e botës tjetër ta kalosh pa avari.
Fundi i siratit të kësaj bote, është varri, i cili shndërrohet në një lulishte parajse nëse ndjek udhën e Zotit. Ndërkohë, fundi i siratit të botës tjetër, është vetë porta e xhenetit amshuar.
Nëse dështojmë në këtë botë dhe nuk ecim në rrugën e drejtë, pasoja është jetë plot vuajtje, dëshpërim dhe stres. Ndërkohë që dështimi në kalimin e siratit të botës tjetër, është rënia përfundimtare në zjarrin e xhehenemit.
çdo shkarje në këtë botë, pasqyrohet në frikë, gërvishtje dhe pasiguri gjatë kalimit në Siratin e botës tjetër. Nëse të gërvisht çengeli, e bën për shkak të shikimit haram në këtë botë. Nëse rrëzohesh dhe vazhdon rrugën me zvarritje, dije se për shkak të namazit që e ke injoruar kushedi sa kohë. Nëse të rrëshqasin këmbët, por fatmirësisht kapesh fort me duar për Sirati, dije se për shkak të gjynaheve të rënda që ke vepruar në dynja.
Rruga e drejtë, është rrua e lumturisë
Zoti i lartësuar e ka përshkruar rrugën e Tij si të drejtë. Kjo, pasi vetëm rruga e drejtë garanton lumturinë. Ajo është e lehtë për t’u përshkuar, është e qartë, nuk ka labirinte.
“Udhëzona në rrugën e drejtë!” (Fatiha, 6)
Lumturinë e vërtetë në këtë botë mund ta gjejmë vetën në rrugën e projektuar nga Zoti ynë. Ne nuk bëjmë thirrje për idealizma, pasi është e pamundur. Patjetër që do të gabojmë, por sa herë që e kuptojmë, kërkojmë ndihmë nga Zoti që të na udhëzojë në rrugën e drejtë. Rrugë e drejtë, do të thotë rrugë e lehtë, e kollajtë, pa pengesa dhe që të çon në destinacion.
Për të na ndihmuar të shohim Siratin e botës tjetër nga Sirati i kësaj bote Profeti a.s thotë në një hadith:"Zoti ka sjellë si shembull një rrugë (sirat) të drejtë. Në dy anët e rrugës, ndodhen dy mure. Në çdo mur, ndodhen dyer të hapura, të mbuluara me perde joshëse. Në krye të rrugës së drejtë, ndodhet një ftues që i fton njerëzit t'i përmbahen vetëm rrugës së drejtë. Ai u thotë njerëzve:"O njerëz! Ndiqni këtë rrugë dhe mos devijoni!" Nëse dikush turret të hapë një perde, një ftues në mes të rrugës i thërret:"Të mjerët ju! Mos i hapni perdet! Nëse do i hapni, do të hyni brenda dhe do të rrëshqisni!"
Unë dalloj një perde të zezë, e cila e josh dhe tundon të riun që të konsumojë alkool. E keqja është se ajo nuk e fton të pijë raki drejtpërdrejt, por e josh me fjalët:”Bëhu burrë dhe provoje njëherë!”
Unë dalloj dhe një perde tjetër transparente, mbi të cilën shkruhet:”Pasuri haram.” Por që me shkronja të mëdha shkruhet dhe të josh me fjalët:”Bëhu i shkathët dhe jo i mefshtë!” Mos e hap atë perde o njeri, se do të rrëshqasësh në një greminë nga e cila nuk do të dish të dalësh.
Më pas, Profeti a.s thotë duke komentuar hadithin:"Sirati i lartpërmendur, është Islami. Dy muret anësorë janë ndalesat e Zotit. Dyert janë dyert e haramit. Perdet e bukura mbi dyer, janë dekoracionet e shejtanit mbi dyer. Nëse do të hyni në ato dyer, do të bini në xhehenem. Ftuesi që ndodhet në krye të rrugës është Kurani famë lart. Ftuesi që ndodhet në mes të rrugës, është ndërgjegjja e pastër që Zoti e ka vendosur tek çdo njeri."
Sa herë të lexosh ajetin“Udhëzona në rrugën e drejtë!” qëndro për pak çaste dhe imagjino Siratin.
Të ecësh në rrugën e drejtë, ka nevojë për vullnet të çeliktë dhe vendosmëri. Për këtë, ne e kemi trajtuar në elementin e vullnetit.
çfarë të bëj që të vazhdoj në rrugën e drejtë?
1 – Përkujtoje sa më shumë Zotin e lartësuar. Para se të ceket ajeti ku ne i kërkojmë Zotit të na udhëzojë në rrugën e drejtë, surja Fatiha përmban lëvdata për Zotin. Para se të lexojmë: “Udhëzona në rrugën e drejtë!”
“Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve, të GjithëmëshirshmitF, Mëshirëplotit, Sunduesit të Ditës së Gjykimit. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.” (Fatiha, 2-5)
Agjërimi i Ramazanit, namazi i terapive gjatë Ramazanit etj... të ndihmojnë të ecësh dhe të ndjekësh rrugën e drejtë.
2 – Shoqëria e mirë. Për këtë, pasi i kërkojmë Zotit të na udhëzojë në rrugën e drejtë e pasojmë me ajetin: Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur!” (Fatiha, 7)
E gjithë tema që kemi trajtuar, sikur përmblidhet në suren Fatiha dhe ne nuk kemi bërë  gjë tjetër, veçse kemi komentuar këtë sure.
3 – Lute Zotin që të udhëzojë në rrugën e drejtë. Për këtë, surja Fatiha mbyllet me ”Amin!” e cila do të thotë:”O Zot pranoje këtë lutje!”
çfarë më ndihmon ta kaloj kollaj Siratin e botës tjetër?
1 – Shko mirë me farefisin dhe mbaje amanetin. Të dyja këto, do të qëndrojnë në krahët e Siratit dhe do të kërkojnë llogari.
2 – Shtoji salavatet dhe përshëndetjet për profetin Muhamed a.s, pasi ai lutet që ta kalosh sa më shpjet urën e Siratit.
3 – Fale namazin e sabahut dhe të jacisë në xhami me xhemat. Thotë Profeti a.s:”Përgëzoji ata që ecin në errësirë (për namazin e sabahut dhe të jacisë) me dritë të plotë Ditën e Kiametit.”
Në fund, e lusim Zotin të na udhëzojë në rrugën e drejtë. Amin!

Shkroi :Hoxha.

Tuesday, November 8, 2011

Disa këshilla oj bija ime!


     


   Unë jam një njeri që ka hyrë në dekadën e pestë  të jetës.Jam përshëndetur me rinin dhe ëndërrat e saj.Kam shëtitur nëpër shumë vende jam takuar dhe jam njohur me njerëz dhe vende të ndryshme. Dëgjoi nga unë ca fjalë të vërteta dhe të sinqerta nga përvoja e jetës sime  të cilat nuk do ti dëgjosh nga të tjerët.
   Kemi shkruar dhe kemi thirrur për përmirësimin e moralit,që njerëzit të largohen nga epshet dhe ngatërresat,saqë na janë lodhur lapsat dhe gjuhët tona,por e tërë kjo pa ndonjë rezultat.Gjërat e shëmtuara jo që nuk larguan,por  përkundrazi u shtuan,e ngatërresat u përhapën.Zbulimi i bukurimeve tek femrat vazhdoi të shtohej dhe të zgjerohejprej një vendi në vendin tjetër,saqë nuk mbetën pa u prekur me këtë gjë as shtetet islame.
   Nuk patëm sukses dhe nuk mendoj se nuk do të kemi sukses.A e dini pse?
   Ngase ende sot e kësaj dite nuk ua kemi mësyer dyerve të përmirësimit,e as nuk e dim rrugën tek ai.
   Rruga  e shpëtimit është para teje,o bija ime.Çelësat janë në duart e tua, e nëse beson në ekzistimin e saj dhe punon për të hyrë në të,gjendja do të të përmirësohet.
   Është e vërtet se mashkulli është ai i cili e bënë hapin e parë të mëkatit,këtë nuk e bënë femra,por po të mos ishte dëshira jote ai nuk do të afrohej.Po të mos ishte dëshira jote ,butësia jote,ai nuk do të insistonte.Ti ia hape derën e ai hyri.I the hajnit,urdhëro...e kur të vodhi hajni,fillove të bërtasësh:Ndihmë,më vodhën...!E po ta dije ti se gjithë meshkujt janë si ujqit,e ti je një qengj,do të ikje prej tyre sikur që ikën qengji nga ujku,dhe po ta dije se ata të gjithë janë hajna,do të ruheshe prej tyre sikur që ruhet viktima prej hajnit.
   Ujku do nga qengji veçse mishin e tij,e atë çfarë do mashkulli nga ti është më e vlefshme për ty se sa mishi për qengjin,dhe kjo gjë është më e keqe për ty se sa vdekja për qengjin.Ai do nga ti gjënë tënde më të shtrenjtë,nderin tëndë  më të cilin krenohesh,dhe për të cilin jeton.Ngase jeta e vajzës nderin e së cilës ia ka marrë mashkulli është 100 herë më e rëndë se vdekja për qengjin mishin e të cilit ia ka ngrënë ujku... Po për Zotin, nuk e shikon një i ri një femër përveçse iluzionet e veta e zhvesh atë  dhe e paramendon pa tesha.
   Po të betohem për herë të dytë, mos i beso asaj  çfarë thonë disa meshkuj se ata në femër nuk shohin veçse moralin dhe sjelljet e saj dhe se ata bisedojnë me të si shokë dhe ai të tilla i duan ato. Po të betohem se kjo është rrenë.
   Po t`i dëgjojm bisedat e të rinjve kur janë vetëm,do të dëgjoje  fjalë të trishtueshme.I riu nuk të buzëqesh,e as nuk të folë fjalë të buta ose nuk ta bënë ndonjë shërbim,përveçse kjo është një parapregaditje për t`ia arritur qëllimit.
   Çfarë pas kësaj, çfarë oj vajzë? Mendo.......!
   Bashkoheni në kënaqësi  për një moment, e pas kësaj ai të harron,e ti përgjithmonë do ti ndiesh pasojat e saj.Ai do të vazhdojë ta kërkojë ndonjë femër tjetër të pakujdesshme she ta vjedhë nga ajo nderin e saj,e te ti në barkun tënd do të mbetet pjella e tij.Me ty do të mbeten brengat dhe turpi.Kjo shoqëri zullumqare do t`ia falë atij,dhe do të thonë:Ka qenë i ri ,kishte gabuar pak,por është penduar.E ti do të mbetesh me mërzin dhe turpin tëndë gjatë tërë jetës, shoqëria ty nuk do ta falë kurrë.
   Andaj , nëse  e takon ule kokën dhe shikimin tëndë dhe bëja me dije refuzimin tëndë... E nëse në këtë mënyrë nuk largohet, por gjen guxim të të afrohet dhe të gjuaj me fjalë,atëherë lirisht mund ta nxirrësh këpucën prej këmbës dhe ta godasësh atë në kokë. Nëse do ta kishe  bërë një gjë të këtillë do ta kishe vërejtur se secili i cili kalon atypari do të të ndihmon ty , e të pamoralshmit e tjerënuk do të kishin pasur guxim që ta bënin një gjë të tillë. E nëse është i mirë  dhe pendohet për gjestin e bërë,atëherë  do ta kërkojë lidhjen në mënyrë të lejuar,do të kërkojë martesë me ty.
   E femra, pa marrë parasyshë pasurinë e saj ose pozitën dhe famën që ka,ajo shpresën dhe lumturinë më të madhe e ka në martesë,ku do të bëhej grua e mirë,nënë e kujdesshme,si dhe edukatore e shtëpisë.
   Në këtë dëshirë janë të njejta mbretëreshat dhe princeshat,srtistet e Holivudit të cilat janë të famshme dhe me ndikim,me të cilat mashtrohen shumë prej femrave.Martesa është dëshira më e madhe e femrës,qoftë edhe delegate në parlament a pushtetare.
   Prostitutën nuk e marton askush.Edhe ai i cili e mashtron femrën e ndershme duke i premtuar asaj martesë,nëse e mashtron e lë dhe shkon ,pastaj shkon dhe e marton ndonjërën prej femrave të ndershme për arsye se ai nuk pranon që zonja e shtëpisë she nëna e vajzës së tij të jet prostitut.
  E mashkulli nëse është i pamoralshëm,nëse nuk gjen në tregun  e kënaqësis femër që do të pranonte t`ia dorëzojë nderin e saj atij dhe të jetë lodër në duart e tij,nëse nuk gjen femër të pakujdesshme që do të jetonte me të sipas fesë së iblisit (shejtanit) ,atëherë do të kërkojë ndonjë femër që do të jetë grua e tij sipas parimeve islame.
  Shkatërrimi i martesave është nga ju,vajza!
  Po të mos ishin të pamoralshmet nga mesi juaj,nuk do të prisheshin martesat as nuk do të shtohej tregu i amoralitetit...E atëherë pse nuk punoni?  Pse nuk punojnë femrat e ndershme në luftimin e kësaj të keqe? Ju duhet të prini në këtë,ngase jeni më të afta se ne në këtë çështje,ngase ju e dini më mirë gjuhën e femrave dhe mentalitetin e tyre. Dhe për shkak se askush nuk do të humbë më shumë se ju,femrat e ndershme ,të edukuara dhe fetare. Në shumë shtëpi tani gjejm femra të cilat janë për martesë por nuk e gjejn dotë atë me të cilin do të martohej, për arsye se të rinjtë kanë gjetur shoqe të interesit të cilat ua plotësojnë nevojat,andaj nuk kanë nevojë për martesë. Andaj duhet që të formoni shoqata të femrave të përbëra nga shkrimtare,mësuesë ,studente dhe intelektuale të tjera,që të përpiqemi për ti kthyer motrat tuaja të devijuara në rrugë të drejtë.
   Frikësojini ato duke ua përkujtuarZotin,e nëse nuk frikësohen,atëherë tërhiquani vërejtjen nga sëmundjet e ndryshme,e nëse edhe pas kësaj nuk ndryshojnë,atëherë,foluni atyre me gjuhën e realitetit,dhe thoni atyre: Ju jeni vajza të bukura,andaj meshkujt vijnë dhe ju sillen vërdallë. Por,a thua rinia dhe bukuria juaj do të zgjasë përgjithmonë? A thua ka qenë diç e përhershme që rinia dhe bukuria juaj të jetë e përhershme? E si do të jetë me ju kur të plakeni e tju shtrembërohet shpina e tju rrudhet fytyra?! Kush do të interesohet për ty? Kush do të pyet për ju? A e di kush interesohet për plaka dhe i nderon ato? Djemtë dhe vajzat e tyre,nipat dhe mbesat e tyre. Disa plaka janë mbretëresha në familjet e tyre duke qëndruar ende në fronin e tyre,e janë të tjerat me të cilat ju edini më mirë se çbëhet.
   Prandaj, a mund të krahasohet kjo kënaqësi me atë mjerim? Dhe a do ta kishe blerë me këtë fillim një përfundim t tillë?
   E shembuj të këtillë nuk ka nevojë që ti tregojmë. Prandaj punoniqë ti udhëzoni motrat tuaja të mjera e të devijuara,dhe nëse këtë nuk mund ta bëni,atëherë punoni në ruajtjen e femrave të shëndosha nga sëmundja e tyre dhe të tinejxherëve të reja të papërvoja që të mos e ndjekin rrugën e tyre.
   Unë nuk kërkojë nga ju që femra mislimane sot të bëhet menjëherë ashtu si duhet të jetë muslimanja e vërtetë,assesi,unë di se kthimi i përnjëhershëm zakonisht është i pamundur,por dëshirojë që të kthehemi kah e mira hap pas hapi, sikur që kishit shkuar kah e liga hap pas hapi. Ju i shkurtuat teshat tuaja copë pas cope, e larguat mbulesën,tërë këtë ndryshim e bëtë me durim pas një kohe të gjatë.
   Burrat e ndershëm nuk e kishin ndier menjëherë këtë ndryshim,e revistat e ndryshme e nxisin këtë amoralitet së bashku me të pamoralshmet,kështu gjersa arritëm në këtë gjendje me të cilën gjendje ISLAMI assesi nuk është i kënaqur, e as feja e krishtere nuk është e kënaqur me këtë gjendje të cilën edhe shtazët do ta refuzonin.
   Nëse dy gjela do të ngatërroheshin për një pulë,ata do ta mbytnin njëri-tjetrin nga xhelozia dhe dëshira për ta mbrojtur pulën. 
   Ndërsa sot, burrat musliman fare nuk i xhelozojnë gratë e tyre muslimane të cilat ecin të zbuluara plazheve dhe rrugëve tona. Ata nuk  xhelozojn as nëse ndonjë i huaj ua shikon fytyrat,duart,gjoksat e grave të tyre. Me një fjhalë,edhe nëse shikojnë çdo gjë të turpshme në to.
   Por përkundrazi gjen burra musliman të cilët nëpër klube dhe kafene të ndryshme të elitës,ua ofrojn gratë e tyre muslimane të huajve që të vallëzojnë me to,ku puqet gjoksi me gjoks,barku me bark,goja me faqe,e krahu është i lidhur me trupin e saj dhe ndaj tërë kësaj të keqe askush nuk thotë asgjë. Nëpër universitete të rinjtë musliman rrinë me vajza të reja muslimane të cilat pjesët e tyre të turpshme i kanë të zbuluara dhe askush as për këtë të keqe nuk bënë vërejtje,as etërit dhe nënat e këtyre vajzave muslimane,e shembuj të tillë kemi shumë.
   Këta shembuj nuk largohen për një ditë,as duke nxituar,por vetëm nese i kthehemi të vërtetës nga e njëjta rrugë me të cilën kemi shkuar nga e liga,edhe nëse tani këtë rrugë tani e shohim të largët,ngase ai që nuk shkon rrugës përveç së  cilës nuk ka rrugë tjetër, nuk e arrin asnjëherë qëllimin.
   Nëse zbulohet fytyra  ashtu siç e ka krijuar Zoti, e pranojmë një gjë të tillë. Por  të përzihet femra me meshkuj të huaj,kjo është krejtë tjetër gjë. Femra e zbuluar sguxon të jetë vetëm në shtëpi me shokun e burrit,ose tia japë dorën shokut të vetë në universitet,ose ta zgjatë bisedën dhe të shëtisë me të rrugëve dhe të përgatis me të së bashku provimet dhe të harrojë se Zoti e ka krijuar atë femër dhe atë mashkull dhe se të dy gjinive u ka krijuar epshe ndaj njëri tjetrit,e këtë gjë të krijuar nuk mund ta krijoj as ajo,as ai e as njerëzit e këtij planeti,e as ti barazojë dy gjinitë dhe ti fshijë keto emocione nga ata. E ata të cilët thërrasin në barazinë dhe përzierjen e dy gjinive,janë gënjeshtarë nga të dy anët. Për arsyese ata me këtë nuk dëshirojnë të arrijnë gjë tjetër përveçse të shkaktojnë kënaqësi të gjymtyrëve dhe të epsheve të veta,ti kënaqin sytë e tyre,por ata nuk gjejnë guxim ta thonë këtë haptazi,andaj fillojn ti maskojnë qëllimet e tyre më këso fjalë tërheqëse,pas së cilave nuk qëndron gjë. Prosperiteti,civilizimi,jeta në universitet(jashtë rregullave islame)nuk janë përveçëse fjalë boshe.
   Ata gënjejnë ,ata nuk e njohin të vërtetën,për ata e vërteta nuk është ajo e cila qëndron përball të së keqës ,por sipas tyre e vërteta është ajo e cila vjen nga perëndimi,qoftë vallëzim apo lakuriqësi, përzirja nëpër universitete,zbulimi i trupit nëpër fusha sportive a plazhe.
   Ndërsa e keqe është çdo gjë që vjen nga feja,xhamia dhe nga studimet fetare,edhe nëse nderi, udhëzimi,etika dhe pastërtia,ajo e zemrës dhe ajo e trupit mësohen aty.
    Në shtetet perëndimore ka shumë familje të cilat me një përzierje të këtillë të gjinive jo vetëm që nuk pajtohen,por edhe e kundërshtojnë atë.
    Ka shumë prindër atje të cilët nuk lejojn që vajzat e tyre të rritura të dalin me djem ose që ai ta shoqërojë vajzën e tyre deri në kinema dhe nuk e lëshojn atë gjersa nuk vërtetohen me përmbajtjen e filmit, e nëse dinë  përmbajtjen e tij dhe binden se filmi nuk ka skena të fëlliqura,atëherë i lëshojnë ato që të shkojnë në kinema.
  Unë me këtë nuk po ju mbaj ligjëratë të rinjve, e as nuk pres që të më dëgjojn. Unë e di se ata mund të më kundërshtojnë dhe të mos e pëlqejnë mendimin tim,për arsye se shumë kënaqësi të cilat i kan në dorë po ua ndaloj. Unë po ju drejtohem juve ,femrave të reja. Juve të rejave muslimane,të ndershme dhe të moralshme. Askush nuk do të pësojë më shumë se ju. Mos u bëni viktimë e iblisit (shejtanit). Mos i dëgjoni fjalët e atyre të cilët ua zbukurojnë jetën e përzier me meshkuj në emër të lirisë,qytetërimit,prosperitetit dhe shpirtit universal. Për arsye se shumica e tyre nuk janë të martuara dhe nuk kanë fëmijë dhe nuk u intereson asgjë tjetër përveçëse kënaqësia trupore. Ndërsa unë jam baba i 5 vajzave dhe kur ju mbroj ju ,i mbroj edhe vajzat e mia dhe jua dua të mirën sikurse që ua dua vajzave të mia.
   Askush prej tyre nuk do të kujdeset që ta kthejë nderin  e humbur të femrës,e nëse femra bie moralisht,nuk mund të gjesh askënd ti ndihmoj asaj dhe ta ngre nga ajo ndytësi,por përkundrazi i sheh të gjithë se si vrapojnë pas bukurisë së saj,e nëse refuzon largohen prej saj,sikur që qentë ikin nga ngordhësira në të cilën nuk ka mbetur asnjë copë mishi.
   Kjo ishte këshilla për ty , oj bija ime.
   Kjo është e vërteta e mos i dëgjo të tjerët. Dhe dije se çelësat e përmirësimit janë vetëm në duart e tua e assesi në duart tona, të meshkujve. Nëse ti do, mund të përmirësohesh e edhe të tjerat të përmirësohen oj bija ime...!!!


 Ali Tantavi 
Perktheu :Irfan Salihu
  
                                                                        tetor  2004