Thursday, December 22, 2011

PASIONET E TË VDEKURVE


 

PASIONET E TË VDEKURVE

Falënderimet i takojnë Allahut të Madhëruar ndërsa përshëndetjet qofshin mbi te dërguarin e Tij, Muhammedin, familjen, shokët dhe tërë pasuesit e tij!
Çdo njeri në këtë botë ka dëshira të shumta dhe të ndryshme, varësisht nga ambienti, mentaliteti dhe shoqëria e tij. Po e pyete një njeri: “Cilat janë kërkesat tua?”, nëse është nga një ambient i varfër ku ka përjetuar varfërinë dhe mjerimin, ai do të dëshironte të bëhej i pasur, të ketë tokë e vetura dhe të dëfrehej e jetojë në luks ashtu siç jetojnë shumë njerëz. Po e takove një të sëmurë, të cilin sëmundja e ka shtrirë për toke, e ka paralizuar, e ka bllokuar, e ka privuar nga kënaqësia e ushqimit dhe gjumit, dhe e pyet për dëshirat e tij, pa dyshim se do të dëshironte të shërohej, qoftë edhe me shpenzimin e tërë pasurisë. Nëse pyet disa të pasur për pasionet e tyre, do të vëresh se ata duan edhe më shumë pasuri, duan të jenë më të pasur se filanin e filani. Kështu, i varfëri nuk kënaqet, i pasuri nuk ngopet ndërsa dëshirat e dynjasë nuk kanë fund. Të vërtetën e ka thënë Muhammedi, alejhi’s selam:
“لو أن لابن آدم واديا من ذهب، أحب أن يكون له واديان، ولن يملأ فاه إلا التراب، ويتوب الله على من تاب
Sikur njeriu ta kishte një lugine të tërë me ar, do të dëshironte t’i bënte dy të tilla. Gojën (gushën) e tij nuk do ta mbush (ngopë) asgjë përveç dheut kurse Allahu i Madhëruar fal ata që pendohen”.
Pra, njeriu vazhdon të mbetet kureshtar për pasuri dhe grumbullim të saj derisa ta mbulojë dheu i varrit.
Me gjithë këto dallime në dëshira, ata gjatë tërë jetës së tyre mundohen t’i realizojnë ato, dhe disa veç ia arrijnë qëllimit pasi që Allahu i Madhëruar ua mundësoi ato.
Megjithatë, një grup njerëzish nuk ia arrijnë dot realizimit të këtyre dëshirave. Përse? A kemi ne mundësi t’iu ndihmojmë atyre? Këta janë pengjet e mëkateve të tyre, janë gurbetçarët që nuk kthehen; janë të vdekurit, Allahu i Madhëruar na ndihmoftë!
A thua çfarë dëshirojnë të vdekurit? Kush mund të na dëftojë dëshirat e tyre kur lidhjet tona janë shkëputur me ta dhe ata veç janë harruar?
Le të flasim pak për këtë grup të harruar që të njihemi për së afërmi me kërkesat e tyre, për këtë grup që kanë parë Xhennetin dhe Xhehennemin, kanë parë melaiket, gajbi (sekreti) iu është bërë i njohur, bindshëm mësuan të vërtetën e dunjasë dhe ahiretit, u bindën se janë në berzah (jetën në varreza) dhe se do të ringjallen për një ditë të madhe, andaj: A dëshirojnë që të kthehen në këtë botë që të dëfrehen me kënaqësitë e saja dhe të posedojnë pasuri sa më të madhe apo çka? Dëshira e shumë njerëzve në këtë botë nuk tejkalon një pozitë të lartë, grua të bukur, veturë luksoze, shtëpi të madhe, pasuri të shumta, dëfrim e argëtim. Kurse sa i përket të vdekurve, çfarë duan nga dynjaja që kanë ikur prej saj, që janë mashtruar me të, që tani njohën të vërtetën e saj dhe që ia kthyen shpinën për të mos u kthyer më në të?
Le t’i kthehemi librit të Allahut të Madhëruar, Kur’anit, dhe Sunnetit të Muhammedit, alejhi’s selam, e të shohim se çfarë na mësojnë për këtë, respektivisht për dëshirat e vepërmirëve dhe mëkatarëve!
1. Dëshirat e të mirëve
Kur besimtari të vdes dhe të bartet mbi supe, thërret që të nxitojnë të gjallët dhe ta dërgojnë në varr, atje ku do ta takoj mirësinë dhe begatinë e Allahut të Madhëruar. Ebu Seid el Hudrijj transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“إذا وضعت الجنازة فاحتملها الرجال على أعناقهم، فإن كانت صالحة قالت: قدموني قدموني، وإن كانت غير صالحة قالت: يا ويلها أين يذهبون بها؟ يسمع صوتها كل شيء إلا الإنسان، ولو سمعها الإنسان لصعق
Kur të vendoset xhenazja dhe burrat ta bartin mbi supe, nëse ka qenë vepërmirë thërret: Shpejtoni, shpejtoni! Ndërsa nëse ka qenë prej mëkatarëve, thërret: Mjerë për mua, po ku më dërgojnë! Zërin e saj e dëgjojnë të gjithë përveç njeriut, i cili po ta dëgjonte do të alivanosej”.
Kur të futet në varr, përgëzohet me Xhennet, të cilin e sheh nga varri i tij. Ky nuk dëshiron të kthehet në dynja, por dëshiron që të bëhet kiameti që ta shijojë edhe në praktikë këtë mirësi të Allahut të Madhëruar. Pejgamberi, alejhi’s selam na ka mësuar se pas përgjigjeve të njeriut në pyetjet e dy melekëve në varr,:
”….نادى مناد من السماء: أن صدق عبدي فافرشوه من الجنة، وألبسوه من الجنة، وافتحوا له بابا إلى الجنة، فيأتيه من روحها وطيبها، ويفسح له في قبره مد بصره، ويأتيه رجل حسن الوجه حسن الثياب طيب الريح، فيقول: أبشر بالذي يسرك، هذا يومك الذي كنت توعد، فيقول له: من أنت؟ فوجهك الوجه يجيء بالخير، فيقول: أنا عملك الصالح، فيقول: رب أقم الساعة، رب أقم الساعة، حتى أرجع إلى أهلي ومالي
Thërret një thirrës nga qielli: Robi Im e tha të vërtetën andaj shtrojini shtroje Xhenneti dhe visheni me rroba të Xhennetit dhe hapjani një derë prej Xhennetit. Aroma dhe freskia e Xhennetit i arrijnë në varr si dhe i zgjerohet varri aq sa mund ta shohin sytë e njeriut. Pastaj i vjen nje njeri fytyrëbukur, i veshur bukur dhe me aromë të këndshme e i thotë: Përgëzohu ngase sot është dita që të është premtuar! Po kush je ti ngase fytyra të tregon se ke ardhur me të mirë?! -  e pyet. Unë jam vepra jote e mirë- i përgjigjet. Atëherë ai lutet: O Zoti im! Bëjë kiametin, bëje kiametin që të kthehem tek familja dhe pasuria ime!”.
Kjo sa i përket besimtarit. Kurse pabesimtari apo hipokriti, edhe pse përjeton dënime të rënda në varr, me gjithë këtë, ai lutet që të mos ndodhë kurrë kiameti ngase e di se dënimi i Xhehennemit është shumëfish më i rëndë.
Është vërtetuar nga Pejgamberi, alejhi’s selam se kur besimtari të përgëzohet me Xhennet në varrin e tij, dëshiron të kthehet tek familja që t’i informojë për shpëtimin dhe ngadhënjimin e tij me Xhennet. Xhabir b. Abdullahu transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“إذا رأى المؤمن ما فسح له في قبره، فيقول: دعوني أبشر أهلي – وفي رواية -فيقول: دعوني حتى أذهب فأبشر أهلي، فيقال له: اسكن
Kur besimtari të sheh gjerësinë e varrit, kërkon: Lërmëni të kthehem tek familja – në një transmetim – lërmëni të shkoj e ta përgëzoj familjen time! Qetësohu këtu- i thuhet. ”.
Allahu i Madhëruar, në kaptinën Jasin, na ka rrëfyer për besimtarin i cili e thirrte popullin e vet në besim ndërsa ata e mohonin dhe luftonin, madje edhe e mbytën. Kur pa mirësinë e Allahut të Madhëruar dhe shpëtimin nga zjarri i Xhehennemit, pati dëshirë të kthehej edhe një herë në dunja dhe t’i rrëfejë popullit të vet për këtë ndoshta besojnë. Thotë Allahu i Madhëruar:
“قِيلَ ادْخُلِ الْجَنَّةَ قَالَ يَا لَيْتَ قَوْمِي يَعْلَمُونَ بِمَا غَفَرَ لِي رَبِّي وَجَعَلَنِي مِنَ الْمُكْرَمِينَ
Atij i është thënë: “Hyn në xhennet! e ai tha: “Ah, sikur ta dinte populli im, 27. Për çka më fali Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!”. (Jasin, 26-27)
Pra, shpreson që populli i tij, të cilët e luftuan Allahun e Madhëruar, refuzuan t’i përgjigjen urdhrave të Tij, ta dinë shpërblimin që e fitoi për shkak se iu përgjigj fjalës së Allahut të Madhëruar.
Kurse dëshmori, edhe pse disponon me një pozitë shumë të lartë tek Allahu i Madhëruar, ai prapëseprapë dëshiron të kthehet në dunja që të luftojë në rrugën e Allahut të Madhëruar dhe të vritet qoftë edhe dhjetë herë. Thotë Pejgamberi, alejhi’s selam:
“ما أحد يدخل الجنة يحب أن يرجع إلى الدنيا وله ما على الأرض من شيء، إلا الشهيد؛ يتمنى أن يرجع إلى الدنيا، فيقتل عشر مرات، لما يرى من الكرامة
Nuk ka njeri që hyn në Xhennet e që do të dëshironte të dilte prej tij edhe po t’i jepej tere dynjaja përveç dëshmorit, i cili dëshiron të kthehet ne dunja dhe të vritet si dëshmor qofte edhe dhjetë herë. Kjo si motivim nga nderi që pa (për dëshmorin)”.

Xhabiri transmeton se ishte takuar me Pejgamberin, alejhi’s selam i cili e pati pyetur:
“يا جابر ما لي أراك منكسرا؟ قلت: يا رسول الله استشهد أبي، قُتِلَ يَوْمَ أُحُدٍ، وترك عيالا وَدَيْنًا، قال: أفلا أبشرك بما لقي الله به أباك)؟ قال: قلت: بلى يا رسول الله، قال: ما كَلَّمَ الله أحدا قط إلا من وراء حجاب، وأحيا أباك فَكَلَّمَهُ كِفَاحًا فقال: يا عبدي تَمَنَّ عَلَيَّ أُعْطِكَ، قال: يا رب تحييني فأقتل فيك ثانية، قال الرب عز وجل: إنه قد سبق مني أنهم إليها لا يرجعون قال: وأنزلت هذه الآية :  وَلاَ تَحْسَبَنَّ الَّذِينَ قُتِلُواْ فِي سَبِيلِ اللّهِ أَمْوَاتاً
O Xhabir, përse të shoh të mërzitur. O i dërguari i Allahut! Babai im ra dëshmor në betejën e Uhudit ndërsa pas më la familje (të shumtë) dhe borxh. A të mos përgëzojë se me çfarë e takoi Allahu i Madhëruar babain tënd?! Gjithsesi o i dërguari i Allahut! –u përgjigj Xhabiri. Askujt Allahu i Madhëruar nuk i foli pa perde ndërsa babain tënd e ringjalli dhe i foli pa perde dhe i tha: Dëshiro o robi Im e Unë ta jap atë! O Zot, me ringjall në dynja prapë dhe të vritem përsëri për Ty! Po Unë kam caktuar se pas vdekjes ju nuk ktheheni në të. Zbriti ky ajet: Mos i mendoni të vdekur ata qe dhanë jetën në rrugën e Allahut”.
2. Dëshirat e mëkatarëve
Mëkatari, i cili jetën e kalon në lojë e dëfrime, pendimin e lë për më vonë, shpreson se do të jetojë gjatë dhe nuk e di se vdekja i vie befas dhe nuk e afatizon qoftë as edhe për një çast. Mbetet në varr peng i veprës së tij duke ndier keqardhje për atë që i kaloi dhe duke shpresuar në gjëra që fare nuk do i bëjnë dobi. Çfarë dëshiron i tilli kur ta shoh veten në mesin e të vdekurve?
a) Namaz, qoftë edhe dy rekate. Mëkatari dëshiron sikur të kthehej në këtë botë që të falte vetëm dy rekate. Transmeton Ebu Hurejre se Pejgamberi, alejhi’s selam kaloi pranë një varri e tha:
“من صاحب هذا القبر؟ فقالوا: فلان، فقال: ركعتان أحب إلى هذا من بقية دنياكم
Kush është i varrosur këtu? Filani – u përgjigjën. Për të vetëm dy rekate janë më të dashura se tërë dynjaja juaj”.
Në një transmetim tjetër qëndron:
“ركعتان خفيفتان مما تحقرون وتنفلون، يزيدها هذا في عمله، أحب إليه من بقية دنياكم
Dy rekate të lehta e vullnetare që ju i merrni si të thjeshta, po t[ua shtonte veprave të tij, do të ishte më e dashur për të se tërë pjesa e dynjasë që iu ka mbetur”.
Dëshira më e madhe e një të vdekuri mëkatar është që t’i zgjatet jeta të paktën për të falur edhe dy rekate namaz. A nuk e ka dëgjuar ky mëkatar fjalën e Muhammedit, alejhi’s selam drejtuar të gjallëve:
“الصلاة خير موضوع، فمن استطاع أن يستكثر فليكثر
Namazi është gjëja më e mirë; kush ka mundësi të bëj më shumë, le të bëj”.
Ky i vdekur duke qenë në varr ka arritur që shpërblimin e namazit ta shoh si realitet kështu që ndien keqardhje për ato ditë që i kaloi në mëkate, lojë e dëfrim dhe nuk fitoi asgjë përveç dëshpërimit e humbjes. Ja, ne e pamë Muhammedin, alejhi’s selam të na rrëfen për dëshirat e atij të vdekuri, i cili dëshironte namaz. Dëshironte të kthehej në dunja për pak çaste që vetëm të falte dy rekate dhe të mos bënte asgjë tjetër. Përse? Për arsye se ato dy rekate atij i janë bërë më me vlerë se sa tërë dynjaja dhe çka ka në të. Thotë poeti:
اغتنم في الفراغ فضل ركوع *** فعسى أن يكونَ موتك بغتة
كم صحيح رأيتَ من غير سُقم *** ذهبتْ نفسه الصحيحة فلتة
Shfrytëzoje në kohën e lirë vlerën e një rekati
Ngase vdekja mund të të vijë befas
Sa të shëndoshin e pe pa sëmundje
Por, papritur, vdiq duke qenë i shëndetshëm
Siç po shohim, dëshirë kryesore e të vdekurve është kthimi për të jetuar në këtë botë një çast, një minutë, që sado pak ta zënë atë pendimin dhe veprën e mirë që iu ka kaluar. Kurse ne të gjallët kalojmë kohët tona kot, kalojmë jetët tona në mëkate duke mos ditur se çfarë fshehin varret tona për ne. Dëgjojmë muezzinin tek na thërret për namaz por atë që e thërret nuk ka jetë. Ka vdekur duke qenë gjallë.
b) Lëmosha. Të vdekurit do të dëshironin të ktheheshin në këtë botë për të dhënë për Allahun e Madhëruar qoftë edhe një lëmoshë. Këtë gjë e ka dëshmuar Kur’ani:
“َأَنفِقُوا مِن مَّا رَزَقْنَاكُم مِّن قَبْلِ أَن يَأْتِيَ أَحَدَكُمُ الْمَوْتُ فَيَقُولَ رَبِّ لَوْلَا أَخَّرْتَنِي إِلَى أَجَلٍ قَرِيبٍ فَأَصَّدَّقَ وَأَكُن مِّنَ الصَّالِحِينَ وَلَن يُؤَخِّرَ اللَّهُ نَفْساً إِذَا جَاء أَجَلُهَا وَاللَّهُ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ
Dhe jepni nga ajo që Ne u kemi dhënë juve, para se ndonjërit prej jush t’i vijë vdekja, e atëherë të thotë: “O Zoti im, përse nuk më shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), që të jepja lëmoshë e të bëhesha prej të mirëve! Po, All-llahu kurrsesi askë nuk e shtyn për më vonë, kur atij t’i vijë afati i vet. All-llahu hollësisht është i njohur me atë që ju punoni”. (El-Munafikune, 10-11)
Kuptuan, por me vonesë, se lëmosha është një prej veprave më të dashura tek Allahu i Madhëruar, e cila shuan hidhërimin e Tij. Kuptuan se njerëzit do të pyetën për pasuritë e tyre si i kanë fituar dhe ku i kanë shpenzuar. Dëshiruan të kthehen në këtë botë që t’i japin të varfrit atë që nuk ia dhanë por e shpenzuan për epshe. Thotë Allahu i Madhëruar:
“فَيَقُولَ رَبِّ لَوْلَا أَخَّرْتَنِي إِلَى أَجَلٍ قَرِيبٍ فَأَصَّدَّقَ
O Zoti im, përse nuk më shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), që të jepja lëmoshë”. (El-Munafikune, 10)
Dëshiron kthim ngase lëmosha krenohet mbi veprat tjera. Ka thënë Omer b. Hattabi:
“ذُكر لي أن الأعمال تباهى فتقول الصدقة: أنا أفضلكم
Më është përmendur se veprat mburren ndërsa lëmosha thotë: Unë jam me e mira prej jush”.
c) Vepra e mirë. Dëshira e tretë e të vdekurve mëkatarë është që të kthehen në dunja për të bërë çfarëdo vepre të mirë që iu jepet shansi, që ta përmirësojnë atë që e bënë gabim, ta respektojnë Allahun e Madhëruar aty ku e kundërshtuan, ta përkujtojnë qoftë edhe një herë, ta thonë një Subhanallah, Elahmdulilah, Allahu Ekber, qoftë vetëm nga një herë, por kjo është e pamundur. Thotë Allahu i Madhëruar:
“حَتَّى إِذَا جَاء أَحَدَهُمُ الْمَوْتُ قَالَ رَبِّ ارْجِعُونِ لَعَلِّي أَعْمَلُ صَالِحاً فِيمَا تَرَكْتُ كَلَّا إِنَّهَا كَلِمَةٌ هُوَ قَائِلُهَا وَمِن وَرَائِهِم بَرْزَخٌ إِلَى يَوْمِ يُبْعَثُونَ
E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe, 100. Që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova!” Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen”. (El-Mu’minune, 99-100)
“أَوْ تَقُولَ حِينَ تَرَى الْعَذَابَ لَوْ أَنَّ لِي كَرَّةً فَأَكُونَ مِنْ الْمُحْسِنِينَ
Apo, kur ta shohë dënimin të thotë: “Sikur të isha kthyer edhe një herë e të isha bërë prej atyre bamirësve! ”. (Ez Zumer, 58)
Kur të vdekurin mëkatar ta sulmojë vdekja, ta rrethojnë mëkatet, t’i hiqet perdja, thirrë: Mjerë për dëshirat e mia! Sa gjendje të keqe po përjetoj! O Zot! Më kthe në dunja ta bëj ndonjë të mirë!!!
Shansi i tyre për jetë shkoi, panë ahiretin dhe atë që iu takon e që do ta kenë barrë. Kuptuan se kohën e patën humbur në gjëra të padobishme. Ata mësuan se koha që e kalonin kot paska patur vlerë të madhe, nuk qenka vlerësuar me asnjë çmim, ata paskan qenë në një begati, por nuk e paskan shfrytëzuar atë. Ata tani shpresojnë që ta bëjnë qoftë edhe një të mirë, që peshoren e të mirave do tua rëndonte, të këqijat do t’ua lehtësonte dhe Allahu e Madhëruar do ta gëzonte, por…vonë, tepër vonë. Ah sa humbje e madhe që është kjo! Sa keqardhje të madhe që përjetojnë!
Njeriu më së keqi ndihet kur të mësojë se ka poseduar një dhunti por për shkak të neglizhencës e ka humbur atë. Të nderuar të gjallë, ju që ende jetoni, dijeni se jemi në një begati andaj ta përkujtojmë dhe respektojmë sa më shumë Allahun!
A nuk e di o lexues i dashur se i dërguari ynë, Muhammedi, alejhi’s selam, na ka urdhëruar që kur të zgjohemi ta falënderojmë Allahun e Madhëruar ngase na dha jetë pasi që na bëri të vdekur gjatë gjumit. Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“الحمد لله الذي رَدَّ عليَّ روحي، وعافاني في جسدي، وأذن لي بذكره
Falënderimi i takon Allahut të Madhëruar, i Cili ma ktheu shpirtin, më bëri të shëndetshëm në trup dhe më dha leje ta përkujtoj”.
Ne, tashmë, posedojmë në pronësinë tonë këtë mirësi, mirësinë e jetës, andaj le të shtojmë të mirat, t’i shlyejmë mëkatet në mënyrë që të mos ndiejmë keqardhje pas vdekjes. Ka thënë Ibrahim b. Jezid el-Abdijj: Më erdhi Rebah el Kajsi dhe më tha: O babai i Is’hakut! Eja me mua të shkojmë tek banorët e ahiretit (të vdekurit) dhe pranë tyre të bisedojmë pak. Shkova me të dhe u ulëm tek ca varreza. Çfarë mendon se do të kishte dëshiruar ky i vdekur po t’i jepej mundësia të bënte diç?- më pyeti. Do të dëshironte që Allahu i Madhëruar ta kthejë në dunja dhe të dëfrehej me adhurim për Të si dhe të përmirësonte gabimet- i thashë. Ja, ne jemi në dunja, andaj ta adhurojmë Allahun e Madhëruar dhe t’i përmirësojmë gabimet tona- ma ktheu. U ngrit, dhe seriozisht e morri kete gje duke u përpjekur shume (në adhurim). Nuk vonoi shumë e vdiq, Allahu e mëshiroftë!
Kur t’i vizitosh varrezat, ndalu pranë ndonjë varri të hapur dhe meditoje ngushtësinë e tij. Paramendoje veten sikur të jesh brenda ndërsa hyrja të është mbyllur, dheu të ka mbuluar, familja të janë ndarë, errësira e varrit të ka mbuluar dhe përveç veprës tënde asgjë nuk sheh, a thua vallë çfarë do të dëshiroje në këto momente të trishtuara? A nuk do të dëshiroje të ktheheshe në dunja për të bërë vepër të mirë që ta bëje një rekate, ta madhëroje një herë Allahun e Madhëruar, ta përkujtojë Atë?!
Dije se kur ti të shtrihesh në varr, më nuk do të kthehesh në dunja, të mirat nuk do t’i shtosh, përveç nëse në dunja ke bërë ndonjë vepër që shpërblimi i saj rrjedh edhe pas vdekjes tënde, andaj puno para se të pendohesh e të jetë vonë! Ka thënë Ibrahim et-Tejmi: I imagjinova veten time në zjarrë të Xhehennemit duke ngrënë nga Zekkumi dhe duke pirë nga qelbësirat si dhe duke bartur prangat e zinxhirë. Çfarë dëshiron o shpirti im?- e pyeta veten. Dua të më kthejë Allahu i Madhëruar në dunja dhe të bëj vepra të mira- ma ktheu. Po ti je në dunja dhe në siguri andaj puno!
O robër të Allahut! Ne jemi në vend të punës ndërsa ahireti është vendshpërblimi; ai që nuk punon këtu, pendohet atje. Çdo ditë që e jeton, është mirësi për ty, andaj mos e përbuz këtë mirësi ngase dëshira më e zjarrtë e banorëve të varrezave është jeta, qoftë edhe për një çast.
Vëlla! Kur të vizitosh varrezat apo të përcjellësh ndonjë të vdekur, mos u bë neglizhent, mos fol shumë por përkujto dëshirat e këtyre të vdekurve që të rrethojnë në mënyrë që ti, nesër, kur do të jesh në mesin e tyre, të mos dëshirosh çfarë dëshirojnë ata (mëkatarët). Nëse nxitesh ta bësh ndonjë mëkat, përkujto se të vdekurit duan jetën që ta adhurojnë Allahun e Madhëruar ndërsa ti bën mëkat. Nëse sheh veten si “të lirë”, përkujto se çfarë duan të vdekurit…Rebi’ b. Hejthemi e kishte hapur një varr brenda shtëpisë se tij dhe sa herë që shpirti anonte kah dunjaja apo vrazhdësohej, hynte në varr. Kur shihte errësirën dhe egërsinë e tij, thirrte me zë: “رَبِّ ارْجِعُونِ O Zoti im! Më kthe prapë në dunja!”  E dëgjonin familja kështu që vinin dhe e nxirrnin prej aty. Një natë, hyri në varr dhe u mbulua me mbulesën e tij. Kur e trishtoi brendësia e tij thirri: “رَبِّ ارْجِعُونِ O Zoti im! Më kthe prapë në dunja!”, por nuk e dëgjoi askush. Pas një kohe bukur të gjatë, e dëgjoi gruaja, e cila nxitoi dhe e nxori. Kur doli prej varrit, iu drejtua vetes: Puno o Rebi para se të thërrasësh “O Zoti im! Më kthe prapë në dunja!” e të mos përgjigjet askush!
Besimtari do të gëzohet në varrin e tij kur të mirat t’i vijnë njëra pas tjetrës, qoftë nga lutja e fëmijëve, shokëve, miqve, apo edhe nga lëmoshat që ka lënë pas vete. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“أربعة تجري عليهم أجورهم بعد الموت: من مات مرابطا في سبيل الله، ومن علم علما أُجريَ له عمله ما عُمِلَ به، ومن تصدق بصدقة فأجرها يجري له ما وُجِدَتْ، ورجل ترك ولدا صالحا فهو يدعو له
Katër personave shpërblimi i veprave iu rrjedh edhe pas vdekjes:
-   Ai që vdes i pozicionuar në rrugën e Allahut të Madhëruar,
-   Kush ua mëson njerëzve ndonjë dituri, shpërblim i rrjedh për aq kohë sa punohet sipas saj,
-   Kush jep një lëmoshë rrjedhëse, shpërblimi i shkon për aq kohë sa ajo ekziston, dhe
-   Kush lë pas vete një fëmijë të hajrit, që lutet për të”.
Këta vdiqën por jo edhe mirësitë e tyre, andaj, qofshin të lumtur për atë që bënë. Ndërsa ai që vdes por nuk i vdesin të këqijat, ai shpreson të kthehet në dynja që të pastrohet nga këto mëkate, siç është puna me disa këngëtarë e artistë, të cilët “artet” e tyre i regjistruan në prodhime televizive, etj, por që nuk u penduan prej tyre. Ato, edhe pas vdekjes së tyre, ende vazhdojnë ta luajnë rolin e tyre destruktivë në shoqëri, respektivisht në pengimin nga rruga e Allahut të Madhëruar. Këta do të dëshirojnë të kthehen në dunja e të zhvlerësojnë punimet e tyre, të porosisin që të digjen e shkatërrohen, por vonë…A nuk ka thënë Muhammedi, alejhi’s selam:
“وَمَنْ سَنَّ سُنَّةً سَيِّئَةً فَعُمِلَ بِهَا، كَانَ عَلَيْهِ وِزْرُهَا، وَوِزْرُ مَنْ عَمِلَ بِهَا مِنْ بَعْدِهِ، لَا يَنْقُصُ مِنْ أَوْزَارِهِمْ شَيْئًا
Kush sjell një traditë të keqe, sipas secilës punohet, ai do ta bart barrën e saj por edhe barrën e atyre që punuan sipas saj pas tij, edhe pse atyre aspak nuk iu pakësohet barra”.
I lumtur është ai që kur vdes, vdesin edhe mëkatet e tij me të, ndërsa i mjerë është ai që edhe kur të vdes, mëkatet i jetojnë. Këta dëshirojnë të kthehen në dynja por diç e tillë është e pamundur. Thotë Allahu:
“كَلَّا إِنَّهَا كَلِمَةٌ هُوَ قَائِلُهَا
Jo, ajo është vetëm fjalë që ai e thotë…”.
O musliman! “Pasionet e të vdekurve” le të jetë një refren në gjuhën tënde, ngase është ndihmesë për vepra të mira. T’ia kesh frikën Allahut dhe pjesën e mbetur të jetës kaloje në adhurim. Dije se çdo i vdekur mëkatar dëshpërohet shumë dhe dëshiron që të kthehej në dunja e ta adhuronte Allahu e Madhëruar ngase mësojnë se asgjë tjetër përveç kësaj njeriut nuk i bën dobi në botën e përhershme.
Ai që e kalon kot pranë televizionit e internetit duke shikuar gjëra të ndaluara, kur të vdes do të dëshironte sikur të mos humbte asnjë minutë…Ndoshta jeta që të ka mbetur është shumë e shkurtër kështu që fito të mira para vdekjes, nxito në pendim para se të vijë koha kur pendimi më nuk vlen. Nxito para se të thuash zemërthyer: “يَا لَيْتَنِي قَدَّمْتُ لِحَيَاتِي Mjerë për mua, sikur të kisha bërë diç për jetën time!”.
Dije se çdo minutë e jetës sate që kalon, atë e dëshirojnë miliona të vdekur që ta shfrytëzojnë për ta adhuruar Allahu e Madhëruar, për tu penduar, për të bëre dhikr e ibadet, andaj kujdes. Thotë Allahu:
“أَن تَقُولَ نَفْسٌ يَا حَسْرَتَى علَى مَا فَرَّطتُ فِي جَنبِ اللَّهِ وَإِن كُنتُ لَمِنَ السَّاخِرِينَ{56} أَوْ تَقُولَ لَوْ أَنَّ اللَّهَ هَدَانِي لَكُنتُ مِنَ الْمُتَّقِينَ{57} أَوْ تَقُولَ حِينَ تَرَى الْعَذَابَ لَوْ أَنَّ لِي كَرَّةً فَأَكُونَ مِنَ الْمُحْسِنِينَ{58} بَلَى قَدْ جَاءتْكَ آيَاتِي فَكَذَّبْتَ بِهَا وَاسْتَكْبَرْتَ وَكُنتَ مِنَ الْكَافِرِينَ{59} وَيَوْمَ الْقِيَامَةِ تَرَى الَّذِينَ كَذَبُواْ عَلَى اللَّهِ وُجُوهُهُم مُّسْوَدَّةٌ أَلَيْسَ فِي جَهَنَّمَ مَثْوًى لِّلْمُتَكَبِّرِينَ{60} وَيُنَجِّي اللَّهُ الَّذِينَ اتَّقَوا بِمَفَازَتِهِمْ لَا يَمَسُّهُمُ السُّوءُ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ
Dhe të mos thotë ndokush: “O i mjeri unë që kam lënë mangu respektimin ndaj All-llahut dhe që kam qenë prej atyre që talleshin!” 57. Ose të mos thotë: “Ah, sikur të më kishte udhëzuar All-llahu (në rrugë të drejtë) e të kisha qenë prej atyre që janë të ruajtur!” 58. Apo, kur ta shohë dënimin të thotë: “Sikur të isha kthyer edhe një herë e të isha bërë prej atyre bamirësve!” 59. Jo, ty të patën ardhur argumentet e Mia, e ti i përgënjeshtrove ato, u bëre kryeneç dhe ishe prej atyre që nuk besuan. 60. E ata që bënë gënjeshtër ndaj All-llahut, do t’i shohësh në ditën e kijametit, fytyrat e tyre të nxira. A nuk është në xhehennem vendi i arrogantëve? 61. Ndërsa All-llahu do t’i shpëtojë me atë suksesin e tyre ata që kishin qenë të ruajtur. Ata nuk do t’i kapë e keqja e as nuk do të jenë të shqetësuar”. (Ez-Zumer, 56-61)
Si t’ua lehtësojmë mundimet të vdekurve?
Të vdekurit i lehtësohen këto vështirësi e dhimbje që ndien me dua, kërkim falje për të, lëmoshë për të, etj. Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“إن الرجل لترفع درجته في الجنة، فيقول: أنىَّ لي هذا؟ فيقال: باستغفار ولدك لك
Njeriut do t’i ngritët pozita në Xhennet, kurse nga habia pyet: Prej nga më vjen mua kjo?! Prej kërkim faljes së birit tënd për ty- i thuhet”.
Lutu sinqerisht për ta, e në veçanti për prindërit ndoshta Allahu i Madhëruar të shpërblen me evladë të hajrit që luten për ty pas vdekjes sate.
E lusim Allahu e Madhëruar me emrat dhe cilësitë e Tij që të na bekojë për përgatitje për ditën e vdekjes dhe të mos na bëjë prej atyre që ndiejnë keqardhje për jetën e tyre në dynja!

Dr. Muhammed b. Ibrahim En Neim
http://www.saaid.net/Minute/141.htm
Përshtati në shqip: Sedat Islami

Friday, December 9, 2011

10 mësime urtësie që do të dëshiroja ti ndaja me ju.




Unë jam një nga ata persona që, sa herë dëgjoja për ndonjë artikull “3 apo 10 gjërat më të rëndësishme”,  Mundohem ti ruaj dhe ti shperndaje  ato.
Njëherë lexova se ka dy lloj mënyrash se si mësojnë njerëzit: prej leximit apo nga eksperienca, dhe të gjithë e dinë që kjo e fundit është e dhimbshme. Çfarë do të doje ti: më shumë dhimbje në jetë apo rrugë që do ta bënin më të lehtë? Nëse do të zgjedhësh të mësosh nga të lexuarit dhe të parandalosh disa nga mësimet e vështira, atëherë mund të mësosh nga dikush që i ka mësuar nga eksperienca.

1.     Mos u shqetësoni se çfarë mendojnë të tjerët për ju
Shpesh herë jam shqetësuar shumë për atë që të tjerët mendonin për mua, për vendimet e mia, për veprimet e mia. Përfundimisht, unë kam arritur në përfundimin se është humbje kohe të përpiqesh të gjesh miratimin te të gjithë, sepse nuk do të kesh kohë të përmbushësh ëndërrat e tua. Gjithkush ka një mendim të vetin, por në realitet mendimet e të tjerëve për ju janë të bazuara më shumë në historinë e tyre? (njohjen sipërfaqësore). Kështu, ndërsa është mirë të kërkosh një këshillë, pasi i zgjuari ecën në këshillat e miqve, mbështetu në vlerësimin e Zotit dhe në këshillat e miqve, të cilët kanë kërkuar për urtësinë e Zotit para se të japin mendimin e tyre.
2.     E sotmja është e rëndësishme
Shfrytezo të sotmen, sepse ti nuk e di nëse do e kesh të nesërmen. Mos i hidh poshtë ëndërrat e tua. Mos prit t’i realizosh, përpiqu, por njëkohësisht shijoi të gjitha ato gjërat e vogla të së sotmes. Mos i thuaj vetes do t’i bëj nesër. Nëse është e rëndësishme për ty, bëje SOT.
Jepi rëndësi asaj që po u ndodh tani njerëzve rrotull teje, jepu rëndësi të gjitha vendimeve të së sotmes dhe zgjedhjeve të së sotmes, të vogla apo të mëdha. Ajo që t’i bën sot përcakton atë që do të sjellë e nesërmja. E ardhmja jonë është pjesë e vendimeve që merr sot.
3.     Lëre të shkojë
Çfarë ka ndodhur dje ka mbaruar. Shpresat e paplotësuara, situatat e vështira, dështimet dhe konfliktet janë të së kaluarës. Ti mund të ndryshosh, lëre të shkuarën të shkojë. Mos shpenzo energji në inat, në zhgënjimet apo fyerjet. Ato të bëjnë të burgosur të së kaluarës dhe të mbajnë të lidhur për bekimin e së ardhmes. Lëri disa gjëra të kalojnë dhe pa u dhënë rëndësi. Mos u bëj pre e fyerjeve, frikërave dhe dështimeve e tyre, dorëzoja ato Zotit, ato vetëm rëndojnë në ty dhe bëhen barrë shumë e madhe për të ecur përpara.

4.     Është quajtur punë për një arsye
Suksesi apo çdo gjë tjetër kërkon punë. Kur je duke dëgjuar një histori të jashtëzakonshme suksesi, mos harro të gjithë punën që u desh për të arritur aty. Duhet kohë për të ndërtuar një karrierë në biznes, punë përgatitore, kohë për të mësuar dhe dështuar, kohë për të ndërtuar një rrjet kontaktesh dhe kohë këshillimi e mbështetje nga të tjerë. Juve ju duhet të bëni punë që nuk ju pëlqejnë, apo të ecni nëpër male që nuk do të dëshironit të shkonit. Të ndërtosh këtë ëndërr, të duhet të veprosh me një disiplinë spartane në mes lodhjeve dhe dështimeve. Por vetëm shija e fitores dhe shperblimi te  Zoti të bën të vazhdosh përpara.
5.     Ji vetvetja
Ju jeni kritiku më i mirë i vetes, por gjithashtu dhe mbështetësi më i mirë. Nëse nuk jeni konfident në vlerat tuaja, aftësitë dhe kontributin tuaj, atëherë mos e prisni nga njeri tjetër. Ju duhet të besoni në vlerat tuaja të brendshme. Çdo njëri nga ne ka diçka për të ofruar, ndoshta nuk e dini se cilat janë këto vlera. Nuk të duhet të jeni të aftë për të parë komplet veten tuaj. Vetëm se nuk jeni në gjendje të përfytyrosh se deri ku mund të arrijë suksesi juaj, nuk do të thotë se kjo nuk do të ndodhë, apo për shkak se keni dështuar apo keni gabuar nuk do të thotë se ju nuk mund t’ja dilni në të ardhmen. Ju mund të bëni shumë më tepër se sa imagjinoni.
6.     Mos i humb mundësitë
Ti nuk e di se kur një ish-shef, koleg, partner biznesi apo i njohur mund të jetë në dispozicion. Mundohuni të krijoni dhe të mbani marrëdhënie të mira dhe larg thashethemeve. Tregoni respekt dhe jini të hapur për mundësi të reja. Ruajini marrëdhëniet dhe lidhuni edhe në rrjete të tjera miqësish. Një rrjet i gjerë miqsh dhe kolegësh apo lidhjesh të tjera krijojnë dhe janë burime informacioni dhe mbështetjeje për ju në të ardhmen.
7.     Paraja nuk është gjëja më e rëndësishme
Paraja është e rëndësishme. Ne të gjithë kemi faturat për të paguar dhe e kuptoj plotësisht. Por, në fund të fundit paraja nuk është qëllimi përfundimtar. Kënaqësia që vjen nga një punë e bërë mirë, duke kontribuar në diçka që ia vlen, janë qëllime motivuese dhe sigurisht çojnë në një jetë të lumtur dhe  me më pak stres.
Reklama “Pasuri = Lumturi” është e gjitha gënjeshtër. Paratë nuk mund t’ju izolojnë nga vuajta apo dhimbja, nga konfliktet apo të përmirësojnë marrëdhëniet mes atyre që ke afër. Paraja është thjesht një monedhë që ju lejon për të ngrënë,  për t’u veshur dhe për të jetuar. Paraja nuk është shkop magjik.
8.     Mos ki frikë të reagosh
Merr një qëndrim dhe fol për gjërat që nuk të pëlqejnë. Ti mund të dalësh mbi turmën. Nëse diçka është e rëndësishme për ty, atëherë merr një qëndrim dhe për këtë gjë edhe pse ajo mund të duket jo e modës. Asnjëherë mos e kompromento integritetin tënd.
Një person mund të bëjë një ndryshim dhe të hedhë dritë mbi padrejtësinë. Nëse nuk është e drejtë, atëherë ngrihu dhe reago.
Ji i ndryshëm, ji vetvetja. Mundohu qe te jesh pozitiv ne ndryshimin e shoqërisë, qëndro në vlerat e tua dhe ji mendjehapur për të kuptuar dhe ndryshimet pozitive.
Ndërsa përpiqesh të jesh i arsyeshëm, me integritet, i respektueshëm dhe i vëmendshëm, theksi është më shumë mbi provën dhe të qenit “të përshtatshëm.”  
9.     Nuk është garë
Ne kemi shumë për të bërë, shumë për të arritur dhe shpesh ndihesh sikur je me nxitim për të arritur atje. E di që është e mundshme të jetoni më shumë se 80 vjeç. Kohë e mjaftueshme për të ndryshuar  karrierë, të kesh fëmijë dhe të shijosh çdo detaj të jetës që Zoti ta ka ofruar si dhuratë.
Nuk keni pse ti bëni të gjitha në të njëjtën kohë, nëse do të përpiqesh t’i bësh të gjitha në të njëjtën kohë, nuk do të kesh mundësi t’i shijosh, por më e keqja është se do të humbasësh miqtë, familjarët apo dhe shëndetin tuaj. Merri gjërat me radhë, njëherë njërën dhe pastaj tjetrën. Mos e vendos veten në një garë shpejtësie.
10.  Shiko për të mirën në çdo gjë
Shiko aspektin e mirë te njerëzit. Falendero Zotin ne  momentet e lumtura, të vogla apo të mëdha. Kërko mësimet dhe mundësitë për t’u rritur në situatat e vështira. Ji inkurajues dhe ndihmës në vend të të qenit negativ dhe kritik. Afro ndihmë sa herë të jepet mundësia.
Kjo nuk do të thotë që të vendoshësh syzet e të verbrit dhe të injorosh të keqen, pandershmërinë, mungesën e respektit. Palumturia dhe e keqja ekziston dhe ju do t’ju duhet të përballeni dhe të merreni me to. Por mos lejoni që ato të ndryshojnë kolorin e jetës dhe ta bëjnë të vështirë atë. Nëse ju shikoni botën rreth jush dhe sfidat e jetës me syrin e ISLAMIT, atëherë do të keni një jetë shumë më të këndshme.

Jeta është serioze – dhe ndonjëherë e vështirë – por ju mund të vazhdoni të jeni optimistë dhe shpresëdhënës.

 
Pёrshtati pёr ju:Syri-Islam 

Sunday, December 4, 2011

Ç’farë ke përgaditur për vdekjen?


 
Falenderimi i takon All-llahut, atë e falenderojm dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojm. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu ska kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtet Ai, ska kush e udhëzon. Dëshmoj se ska hyjni tjetër përveç All-llahut ,i cili është një dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i tij. Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në ditën e gjykimit.

Vëlla musliman, çdo krijesë në këtë botë jeton me furnizim (rizk) të caktuar…..

vite të caktuara, e në qoftë se kryhet furnizimi (rizku) i tij dhe vitet e tij kalojn, vjen koha e udhëtimit(vdekjes).

,,Thuaj(O Muhamed): Pikëtakimi për ju është për një ditë të cilën ju as nuk mund ta afroni qoftë për një orë (për një qast) e as ta shtyni” Sebe36.

“Çka përgadite për vdekjen” - Stacion prej stacioneve të llogaritjes, ndalu pak në këtë stacion., se shumica e njerëzve kalojnë në këtë pa u ndalur fare .


Dunjaja- iluzion i rastit!! Hije kalimtare!!

Dunjaja-shtëpi mashtrimi!! Banesë dëshprimi!!

Dunjaja-respekti ndaj saj zhgënjim!! Lakmija në të mashtrim!!

Njerëzit në të janë udhëtarë, së shpejti do të udhtojnë.


Abdullah ibn Mes’udi thotë: Nuk ka njeri prej juve., i cili kur të ngrihet në mëngjes vetëm se është i dobët, pasurija e tij është e huazuar, udhëtarë i cili do të udhëton, borxh i cili duhet të kthehet.


Hudhejfja r.a thotë: Në mbrëmje dhe mëngjes thërret një thirës: “O ju njerëz, vdekja!! argument për këtë është fjala e All-llahut: “Vërtet që ai (xhehenemi, ose mohimi i të Dërguarit, ose vdekja ) është një nga fatkeqësitë më të mdha. Këshill për njerëzimin, për çdonjërin prej jush që zgjedh të shkoj përpara (duke punuar drejtësi) ose të mbetet pas (duke bër padrejtësi, gjunahe)” El Mudethir 35-37

Vdekja!! Premtim i sinqertë ….takim i vërtet.

Vdekja!! Vendim i zbatuar…urdhër i nënshtruar…

Vdekja!! Shigjet që nuk gabon ..kërkues që nuk e kap plogështia…

Vdekja!! Pije që çdo krijesë do ta shijoj…


Vëlla i dashur musliman:

Ç’farë ke përgaditur për shtangit e saj?

Ç’farë ke përgaditur për tmerrin e saj?

Vëlla, a ke menduar për idhtësin e saj? A ke menduar për tragjeditë e saja?

Ebu Derda r.a. thotë: “Në qoftë se i kujton të vdekurit, llogarite veten para se të bëhesh njëri prej tyre”.

Ibrahim Et-Tejmi thotë: “Dy sende më ndërpren kënaqësin e kësaj bote, kujtimi i vdekjes dhe dalja para duarve të All-llahut (namazi)”.

Esh-athi thotë: “Shkonim tek Hasan el Basriu dhe nuk bisedonim tjetër vetëm se: zjarr, çështje të ahiretit (botës tjetër) dhe përmendjen e vdekjes.

Vëlla musliman! A nuk shiqon njerëzit se për çdo ditë përcjellin të dashurit e tyre apo shokë. Vëlla, a është shqetësuarë zemra yte nga ky shikim, a ështe kjo ndodhi mësim për ty.

O i mençur, pyete veten tënde (çka përgaditur për vdekjën).

Llogarite vetën tënde …para vdekjës……para përfundimit në varrë!!!! Fillo bisedën, shqyrtimin, llogaritjen: me kujtimin e vdekjes ….meditimin e tmerrit, vuajtjeve!! Sa prej njerëzve janë të pavëmendshëm nga këto momente, e sa prej tyre i kanë harruar ankthet, dhimbjet, agonit, brengat, pikëllimet e varrit!!

Hamid El-lefaf thotë: “Kush e shton përmendjen e vdekjës, shpërblehet me tri gjëra: shpejtimin e teubes (pendimit), kënaqje me furnizim dhe zellshmëri në adhurime, e kush e le pas dore, dënohet me tri gjëra: zvarritjen, shtyrjen, vonimin e teubes (pendimit), moskënaqje me furnizim dhe përtaci në adhurim”.

Në qoftë se e din, o i menqur, se ke kthim, takim tek All-llahu s.v.t, kujdesu për këto qaste…puno për këtë..para se të jesh prej te pikëlluarve!!!

All-llahu s.v.t thotë: “Aq sa, kur t’i vijë vdekja ndonjërit prej tyre (politeistëve, mosbesimtaëvë) thotë: ”Zoti im! Më kthe prapë, që të mund të bëjë mirësi në qfar kam lënë (pa bërë) mbrapa! Jo! Është veq një fjal që ai e flet, ndërsa pas është berzahu (perde, penges ndarëse) deri Ditën kur do të sillen përsëri në jetë!” Mu-minun99 –100

“Dhe shpenzoni (në bamirësi) nga ajo me të cilën Ne ju kemi furnizuar, para se ndonjërit prej jush ti vjen vdekja e të thotë: ”Zoti im! Veç sikur të më jepje fare pak kohë (të kthehesha në jetën e dunjas ), se do të jepja sadakan (zeqatin, bamirësi tjetër) nga pasurija dhe të isha prej të drejtëvë (të punoja në rrugën tënde, të plotësoja detyrimet ndaj Teje, të përmbushja shtyllat e fesë e të kryeja haxhin).

“Dhe All-llahu nuk ia shtyn askujt afatin kur atij t’i vijë exheli (koha e përcaktuar vdekja). Dhe All-llahu është i mirënjohur për gjthçka që ju bëni” El-Munafikun10-11

Mjerë për atë rob të cilit i zbret vdekja dhe nuk ka vepruar vepra të mira!!!

Shiqoje vetvetën, o njeri, ….medito gjendjen tënde … me çfarë fytyre (gjendje) do ti dalësh All-llahut s.v.t në qoftë se je prej atyre që kundërshtojnë urdhërat e All-llahut?!

Me çfarë fëtyre (gjendje) do të dalësh para Zotit të botërave, në qoftë se je mëkatarë… largë adhurimit të All-llahut?!

Vëlla musliman, kujdes nga shtangit e vdekjes! Sa të tmerrëshme dhe të dhimbëta janë për mëkatarët!!

Transmetohet nga Ibrahimi a.s se ai i tha melekut i cili i mer shpirtrat: A mundesh të më tregosh fizionomin kur ua mer shpirtitin mëkatarit? Nuk mundësh të rezistosh (durosh), Tha, mundem. U largua nga unë dhe u largova prej tij, pastaj erdhi një njeri i zi me flokë të çoroditura, me erë të keqe, roba të zeza, nga goja e tij del zjarr dhe tym, u alivanos Ibrahimi a.s. pasi që erdhi në vete i tha melekut i cili i mer shpirtrat: O melek mjafton dënim për një mëkatar të të takoj në këtë fizonomi !!!

Vëlla musliman, çka ke përgaditë për këto tmerre?! Mendon se kjo është larg?!!

Sa personave u vjen vdekja dhe janë të shëndosh!!

Përgaditu, o njeri, për këtë ditë dhe çastet e agonis!!! Në këto çaste nuk ke dobi vetëm prej punëvë të mira, nuk do të ndihmojnë prej tmerrit, në këto çaste vetëm se veprat me sinqeritet……..Mos të të mashtrojnë begatitë e kësaj bote ….e as shëndeti …e ti shikon vdekjen, vërsulet mbi të sëmuarin dhe të shëndoshin ….. kujdes nga sulmi i vdekjes …befasija e udhtimit!!!

Transmetohet prej Muadhit se i tha të Dërguarit [salallahu alejhi ve selem]: Më këshillo? I Dërguari i All-llahut i tha: Të adhurosh All-llahun,,sikur se je duke e parë, llogarite veten prej të vdekurve, përmende All-llahun në çdo gurë dhe dru, në qoftë se bën mëkat vepro pran, afër saj vepër të mire.

Thotë Omer ibn Abdulazizi: Në hutben (fjalimin) e tij “çdo udhëtim ka nevoj për paisje (mjete, ushqim). Merni paisjet e udhëtimit prej kësaj bote për në botën tjetër (frikën e All-llahut) veproni, punoni sikur të kishit shikuar atë çka përgaditi All-llahut prej mirësive apo dënimëve, frikohuni dënimit të All-llahut, shpresoni në rahmetin (mëshirën), mos shpresoni shumë që të ngurosen zemrat tuaja”.

Prej fjalëvë të të devotshmit ishin: “Përgadituni për ditën e udhëtimit(vdekja)”….


Ebu Musa El-Eshari para vdekjes shtoi zellshmërin në adhurim. I është thënë sikur të mos bësh kështu, që te mos e shkatërrosh vetën?!

U përgjigj r.a: “Kalorsi, kur të afrohet në pikëtakimin e tij jep gjithë forcën për të arritur …e ajo që më ka mbetur mua prej jetës (dunjas) është më afër se kjo.

All-llahu e mëshiroftë Ebu-Musën, ndërroi jetë duke qenë në këtë gjendje.

Thev-ri thotë: “Takova në xhamin e Kufes një njeri duke thënë: 30 vite pres që të më vjen vdekja, e në qoftë se vjen nuk do të urdhëroja në asnjë send por as nuk do të ndaloja nga asnjë send, nuk kam te askush send por as ata tek unë”.

Ka-kau ibn Hakim thotë: “30 vite jam i përgaditur për të vdekur, e në qoftë se vjen nuk kisha dëshiruar shpejtimin e veprës prej vepre!!

Vëlla musliman, nëse ke vendosur të udhëtosh, përgaditu për këtë udhëtim (vdekja) dhe përgaditi paisjet (punët e mira). Vëlla musliman, a je përgaditur për këtë udhëtim të fundit (vdekja)? Çudi për një person i cili kujdeset për kët botë!!! E kush nuk është përgaditur, kujdeset për vdekjen (botën tjetër).

Një njëri i tha të Dërguarit s.a.v.s: Cili besimtar është më i miri? I Dërguari i All-llahut tha: Më i sjellshmi (moralshmi) me familjen e tij,E cili është më i menquri? I Dërguari i All-llahut tha: Ata të cilët më së shumti (tepërti) kujtojn vdekjen, pregaditen për botën tjetër, këta janë të menqurit”.

Hasan El-Basriu thotë: “Katër gjëra janë përgaditje për botën tjetër: agjërimi shëndet për shpirtin,lëmosha penges mes njeriut dhe zjarrit, namazi afron robin tek All-llahu s.v.t dhe lotët shlyejn mëkatet”.

Naser bin Muhamed Es-Samrakadi thotë: “Më i miri prej njerëzve është ai person i cili posedon këta pesë cilësi (virtyte):

E para: zellshmërija në adhurimin e All-llahut.

Dy: Ndihma e tij tek njerëzit të jetë e qartë (dukshme).

Tre: Të ndihen njerëzit të siguruar prej demit të tij.

Katër: Dëshprimi nga ajo çka është në duart e njerëzve.

Pesë: Përgaditja për vdekje.

Vëlla musliman, jeta është pasuri, pra mos e humb përveç se në adhurim.Gjëja më e mirë që përgaditë muslimani për vdekje është frika nga All-llahu dhe veprat e mira, puno pra për atë ditë që nuk ka dobi prej mallit e as fëmis, famës apo karikës.

Këta janë vitet, garojn me ty, mos të jenë pra fituese, e të vjen vdekja, e ti je neglizhent.

Berau r.a thotë: “Ishim me të Dërguarin e All-llahut në një varrim. U ulë pran varrit, qajti derisa u lagë toka e pastaj tha: O vëllezër për këtë përgadituni!

Nasër ibn Muhamed Es-Samrekandi thotë: i Dërguari i All-llahut ka treguar vuajtjet dhe agonit e vdekjes dhe tmerrin e saj duke e këshillur ummetin e vetë për tu përgaditur për këtë dhe për të qenë durimtar në vuajtjet e kësaj bote. Durimi nga vuajtjet e kësaj bote është më i lehtë se nga vuajtjet e vdekjes, vuajtjet e vdekjes janë prej dënimit të botës tjetër, se dënimi i botës tjetër është më i ashpër nga dënimi i kësaj bote!

Vëlla, ajo është vdekja nuk e din kohën se kur vjen (zbret) për tu përgaditur, kujdesu …kujdesu nga papritsija e saj …përgaditu për zbritjen e saj …

Asim El-Ahval thotë: Më tha Fudejl Er-Rukashi pasi që e pyeta: O ti njeri, mos të të pengojnë njerëzit nga vetvetja sepse vdekja të zbret vetëm ty! Mos thuaj do të shkoj këtu e atje e të shkon dita pa vepruar vepra të mira.Vëlla musliman! Tregu i veprave të mira sot është i gatshëm dhe me çmime minimale, pra, shpejto për të marë pjesën tënde para se të vjen vdekja!!! Po sikur të flisnin të vdekurit, do të lajmronin se gjëja më e mire, më e vlefshme që kanë marrë prej kësaj botë janë veprat e mira.

Ebu Hurejra r.a. thotë: “I Dërguari i All-llahut kaloi pran një varri, dhe pyeti kush është personi në varrë. I thanë filani. Tha: Dy reqate namaz janë më të dashura për këtë se sa dunjaja”. Mjerë për atë i cili udhëton prej kësaj bote pa vepra të mira. O vëlla musliman, si të jeshë prej të menqurve, përgaditu për ditën e udhëtimit (vdekjen), përgaditu për agonit, shtangit e vdekjes. Ibn Mes-udi thotë: Një dirhem e jep për hir të All-llahut duke qenë i shëndosh, më mirë se njëqind duke qenë i sëmuar.

Hasan El-basriu thotë: “Puno, puno …jeta është frymëmarrje, e në qoftë se ndërpritet, ndërpriten veprat me të cilat afroheni tek All-llahu xh.sh. All-llahu e mëshiroft një njeri i cili e llogarit vetvetën e qanë për mëkatët e tij. Pastaj lexoi: “Ne vetëm numërojmë për ta një numër të caktuar të ditëve të tyre në këtë botë dhe ua shtym afatin që të zhyten më thellë e të shtojnë të këqijat e mëkatet” Merjem 84.

Mundhiri thotë: Dëgjova Malik ibn Dinarin duke i thënë vetvetës: “Mjer për ty, fillo me vepra të mira para se të vjen vdekja! Mjer për ty, fillo me vepra të mira para se të vjen vdekja! Përsëriti këtë fjalë 60 herë, e dëgjoj e ai nuk më shihte”.

Vëlla musliman, ka shpëtuar ai person i cili e llogarit veten para se të llogaritet. Përgaditu për ditën e udhëtimit (vdekjen). Shto prej veprave të mira. Kujdes nga (gafleti) neglizhimi dhe shtyrja zvaritja e teubes (pendimit) me këta (gafletin, pendimin) shkatërroi shejtani njerëzit e i dërgoi në zjarrë!! Këta janë helm vdekjeprues ….shigjet mbytëse …

Shumica e njerëzve janë kaplosur prej këtij helmi të rrezikshëm (gafleti).

Kjo është ajo e cila i pengoi për përkujtimin e vdekjes, e i ka preokupuar nga përgaditja për agonit e saja, derisa shijuan idhëtin e vdekjes, e u penduan kur nuk ka dobi pendimi.

Thojnë disa të menqur: Kur të jesh fëmi, luan me fëmijët, e në rini argëtim, zbavitje,

në pleqri i dobtë e kur do të adhurosh All-llahun, kur do të punosh vepra të mira?

O biri I Ademit, kujtoje atë ditë kur të arrijë shpirti në fytë, ndërpritet lëvizja e gjuhës .. bllokohen lëvizjet …

Çka ke përgaditur për këto çaste?! Të pengoi dunjaja nga xheneti!! Mos të të hutojë dunjaja me kënaqsitë e saja të përkohshme. Mos të të mashtroj dunjaja me premtime ireale. Para teje ekzistojn kënaqësi të përjetshme (xheneti)….lumturi reale ..

Vëlla musliman, kujdesu për punët e mira ..kujdesu ashtu si kujdesësh per mirësit e kësaj bote. Përgaditu për udhtimin e fundit (vdekjen). Përgaditu për të hyrë në gropë të terrshme, e cila nuk ndriqohet, përveç se me vepra të mira! Takimi është afër, llogaritja është e ashpërt! Atë ditë do të dallohet fituesi prej humbësit! Punoni vepra të mira para se të jeni prej penduesve!! Fillo të veprosh vepra të mira para se të jesh prej të piklluarve!!!

Faleminderimi i takon All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të Dërguarin e tij shokve dhe familjes së tij.


 
Burimi:RTV Dituria Islame



























;