Gjyshi rrobaqepës,
deshi ti japë një mësim nipçes së tij nopran dhe harakat, sipas mënyrës së tij
tradicionale. Kështu, gjatë ushtrimit të profesionit të tij, pra duke prerë e
qepur një veshje, gjyshi mori gërshërët dhe e ndau pëlhurën në disa copa të
vogla. Pasi përfundoi me prerjen, ai i hodhi gërshërët e shtrenjta përtokë,
pranë këmbëve! Nipçja i tij i vërente gjithë kuriozitet lëvizjet e gjyshit.
Mandej, gjyshi mori gjilpërën dhe filloi të qepë dhe bashkojë copat e prera të
pëlhurës, derisa në fund doli një veshje e bukur. Pastaj, qetë-qetë hoqi
kapelën e tij dhe brenda saj nguli gjilpërën.
Këtu, nipçja i tij
nuk duroi dot më dhe menjëherë ndërhyri duke e pyetur:”Gjyshi! Gërshërët që
janë të shtrenjta i hodhe përtokë pranë këmbëve, kurse gjilpërën që pothuajse
nuk vlen fare, e vendose tek kapela jote mbi kokë!”
Pa e prishur
terezinë, gjyshi iu përgjigj:”O bir i gjyshit! Gërshërët janë ato që e ndanë
pëlhurën e madhe dhe e copëtuan në pjesë të vogla. Ndërkohë që ishte gjilpëra
ajo që i bashkoi dhe i shndërroi në një veshje të bukur. Prandaj, biri im,
asnjëherë mos e vlerëso atë që përpiqet të përçajë vëllazërinë dhe marrëdhëniet
mes njerëzve! Nga ana tjetër, qëndroju pranë dhe vlerësoji të gjithë atë që
orvaten ti forcojnë marrëdhëniet! Shumë njerëz preferojnë miqtë gërshëra, duke
injoruar miqtë gjilpëra!!!
Elmaz Fida
No comments:
Post a Comment