Thursday, June 9, 2011

ISLAMI (RRUGA E ALLAHUT)


ISLAMI (RRUGA E ALLAHUT)

Islami nuk është fe e bërë ( e themeluar ) nga njerezit, por është një fe që u është dhënë atyre nga Krijuesi dhe Zoti i qijeve dhe tokës. Allahu thotë: Feja e pranushme ke Allahu është Islami.(kuran Sure Ali Imran, 19) Pra Islami pra është rruga e Allahut rruga më e drejtë, është një rrugë universale dhe e pa fundë. Rruga e Allahut do të thotë dinjitet dhe nder, për ate që e ndjekin atë. Allahu thotë:"...e tërë krenaria i takon Allahut, të Dërguarit të tij dhe krejt besimtarve por hipokritët këte nuk e dinë"(Kuran, El Munafikun,8). "Ne do ti japim atij (besmtari) jetë të mirë (në këtë botë) e në botën tjetër, do ti japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre"(Kuran Sure En Nahl 97). Allahu forcon ata që besuan në fjalën e fort (të mirë) në jetën e kësaj bote edhe në botën tjeter, ndërsa mizorët Allahu i bën të humbur. Allahu punon cka të dojë" (Kuran Sure Ibrahim,27). Islami i mborn njerzit nga djalli dhe korrupsioni i kësaj jete dhe do t'i mbrojë ata nga zjarri i përjetshëm i xhehnemit. Allahu thotë: "Allahu thret për në Xhenet, dhe ato që do i vë ne rrugë të drejtë. Atyre që bëjnë vepra të mira, i takon e mira, (Xheneti) e edhe më teper (e shohin Allahun). Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhuri i zi, as nëncmimi, ata janë banues të Xhenetit, aty janë përgjithmonë" (Kuran sure Junus,25-26). Rruga e Allahut i jep njeriut kënaqsi e mirëqenije, i jep kuptim jetës së tij. Duke qenë në rrugën e Allahut, jeta balancohet, transformohet dhe e bën ate qenije më të përkryer. Allahu thotë: Atë që Allahu e udhëzon, ai është në rrugë të drejtë, e atë që e humb,ata jan të dëshpruarit"( El Arafë-178). Vërtet ne krijuam njeriun në mënyr më të bukur"( Kuran Sure Et Tinë,4).

Islami është një rrugë e kompletuar e mënyrës së të jetuarit. Ai është udhërrëfyesi i dërguar nga Allahu, krijuesi i Gjithsisë për njerezit. Ai iu jep zgjidhje të gjitha gjërave, me të cilat njerezit ndeshen në jetën e tyre të shkurtër në tokë. Islami na mëson qëllimin e krijimit tonë, fatin e fundit dhe vendin që zëmë midis krijesave tjera. "Islam" do të thotë paqe, nënshtrim dhe dëgjueshmëri, zbatim i pa kundërshtuar i porosive të Krijuesit të gjithësis, të shpallura të dërguarit të Tij, Muhamedit (alejhi salatu we selam.). Muslimani i beson Allahut dhe përpiqet ta organizojë jetën e vet sipas Shpalljes së Tij dhe thënieve të Profetit Muhamed alejhi (salatu we selam.). Islami është rruga e paqes dhe e harmonisë. Cdo gjë në të, i bindet ligjeve të Allahut. Në të ,nuk gjejmë asgjë të pa rregullt, por vetëm një harmoni të madherishme dhe një rregullsi të përkryer në sistemin e natyrës dhe gjitha gjërave të krijuara prej Tij. Islami i afron njeriut qetesi shpirtrore, e ruan ate nga shkaterrimi i shpirtit, nga frika e dëshperimit......... Islami disa herë, quhet në mënyre të gabuar Muhamedanizëm dhe Muslimanët-Muhamedan, Islami nuk është quajtur sipas Profetit Muhamed (alejhi salatu we selam.) "Islam" është emri i përcaktuar në Udhzimin e Allahut për njerezimin, i shpallur nga gjithë Profetët, i fundi nga të cilit ishte Muhamedi (alejhi salatu we selam.). Islam dhe Musliman janë fjalët të përdorura në Kuran. Në Kuran thuhet: .........Ai (ALL-LLAHU) edhe më parë, e edhe ky (Kuran) ju quajti Musliman (Kuran Sure El Haxh,78).

AI ËSHTË VETEM NJË!........

A nuk e keni vënë re se sa sende e krijesa të ndryshme, bimë, insekte, kafshë, shpendë,etj na rrethojnë?.... A nuk e kini vënë re se të gjtha këto i përmbahen një rregulli të caktuar, që drejtojnë jetën e tyre? A nuk kini vënë re, se si mbi ju, në hapsirën e pafundshme qiellore,yjet, dielli, hëna, planetët, retë, erërat, I përmbahen gjithashtu , një rregulli të përkryer duke kryer shërbime të pa llogaritshme për jetën tonë në tokë. Kush i ka krijuar të gjitha këto dhe kush e ka vendosur dhe e kontrollon kët rregull të përsosur dhe harmonik?....Asnjë nuk mund të pretendojë për krijimin e tyre, qoftë dhe të një fije floku!... Krijuesi dhe mbështetesi i të gjithë këtyre krijesave eshtë vetëm Një. Duke njohur Krijuesin dhe Furnizuesin tonë, është detyrë ta falenderojmë dhe ta adhurojmë Atë, t'ja nënshtrojmë vehten dhe jetën tonë Udhëheqjes së Tijë të Urtë e të Mëshirshme. Dashuria për Allahun ka ekzistuar dhe do të eksistojë gjithmonë.. Besimi tek Allahu është një flakë e përjetshme, e cila të ngroh zemrën edhe shpirtin. Që të mund ta njohim Allahun, nuk është e nevojshme që të marrim një rrugë të gjatë e të ndërlikuar. Mjafton t'i drejtohemi dhe të kemi besim te Ai.

QËLLIMI PSE ËSHTË KRIJUAR NJERIU!...........

Qëllimi thelbësor të krijimit të njeriut, është adhurimi i Allahut, Allahu në Kuran thotë: "Unë nuk krijova xhinët dhe njerzët për tjetër ,pos që të më adhurojnë". (Kuran, Sure Edh Dharijatë 56) "Adhurim" në këtë varg, ka kuptimin e bindjes së plotë ndaj urdhrave të Allahut. Në Kuran fjala "Adhurim" është "Ibadeti". Cdo gjë që ne e bëjmë, arrihet me "Ibadet" nëse ate e bëjmë për hir të Allahut. Allahu i ka dhënë njerezve aftësinë për të njohur dhe dëshirën për të zgjedhur midis të mirës dhe të keqes. Ai nuk detyron me forcë për t'ju bindur, sepse Ai do të na provojë. Dhe pas kësaj prove, do të vijë dita ku do të shpërblehemi apo do të denohemi, për ate që kemi bërë tëre jetën tonë. Ne mund ta fitojmë shpërblimin, nëse i bindemi dhe e adhurojmë Allahun. Qëllimi ynë në jetë, është ta kenaqim Allahun nepërmjet "Ibadetit". Thelbi i "ibadetit" është dashuria dhe respekti ndaj Allahut.Ibadeti është rruga për të arritur suksesin dhe lumturin, në jetën pas vdekjes.

PROFETËSIA

Profetësia është rruga e komunikimit midis Allahut dhe njerëzimit. Rruga e drejtë që duhet ndjek njeriu, është të jetoj me bindje ndaj Allahut. Elementet thelbësore, për një jetë të tille, janë besimi dhe dituria. Kjo do të thotë, që njeriu duhet ta  njohë Zotin dhe atributet e Tij, cfar i pëlqen dhe cfar nuk i pëlqen Atij. Njeriu duhet ta dijë rrugën, që Ai ka caktuar për të dhe pashmangshmërinë e Ditës së Gjykimit. Me zemërgjërsin e Tij, Allahu nuk ka lënë njeriun vetëm në përpjekjet e tij për ta arritur këtë. Ai ka urdhëruar Profetët që t'ja përcjellin vullnetine Tij njerëzve, t'ju tregojnë atyre rrugën e drejtë cilën duhet ta ndjekin. Allahu i ka zgjedhur ata për të qënë shpjegues, interpretues të Shpalljes Hyjnore. Kjo e ka shpëtuar njeriun nga ankthet dhe fatëkeqsitë  e mëdha. Detyra e njeriut, është ta pranojë profetin dhe të ndjek gjurmët e tij. Kjo është rruga e shpëtimit.

PROFETËT E ALLAHUT

Që nga Krijimi. Allahu ka dërguar udhezimet e Tij për njerzimin, me anë të njerëzve të zgjedhur prej Tij. Këta njerëz, janë quajtur Profetë ose të Dërguar të Allahut. Ata kanë mësuar dhe udhëzuar njerezit, të ndjekin rrugën e Allahut. Profetët janë qënie njerezore, që shquhen për karakterin e tyre të lartë, sjelljen shembullore dhe mendjen e ndritur. Allahu i ka dërguar Profetë në cdo komb dhe në kohë të ndryshme. Kjo është bërë për t'i kthyer njerezit që kishin devijuar, nga rruga e drejtë. Mesazhi i të gjithë Profetëve është një i vetëm: "Adhuro Allahun dhe nuk ka Zot tjetër për ju vec Atij" . Sipas një thënie të Profetit Muhammed (alejhi salatu we selam.) , numri i Profetëve të dërguar nga Allahu është 124 mijë. Kurani përmend vetëm 25 nga ta, më të shquarit. Profeti Muhammed (alejhi salatu we selam.)është Profeti i fundit, i dërguar për gjithë njerzimin. Muslimanët i besojnë të gjithë Profetët e të dërguarit e Allahut.

LIBRAT E ALLAHUT

Shërbimi më i madh i Allahut për njerëzimin, është shpallja e Librave të Tij. Njohurit më të pastra, më të përkryera më të dobishme, vijnë vetëm nga Allahu, më i Urti, më i Madhëruari. Muslimani beson në të gjithë Librat e shpallura që përmenden në Kuran. Ato janë: Tewrati i Musa-it (,alejhi  selam.) Zeburi  i Daud-it(Alejhi selam), Ungjilli i Isa-it (Jesus-it) [alejhi selam] dhe më në fund Kurani, që është shpallur profetit Muhammed (alejhi salatu we selam.). Mesazh i Kuranit është i vlefshëm për te gjithë kohërat, e të gjitha kushtet. E gjithë përmbajtja e tij vjen nga Allahu, cdo fjalë e tij është fjalë e shpallur. Kurani është provë e gjallë e ekzistencës së Allahut. Ai është shpallur Profetit Muhamed(alejhi salatu we selam.), nepërmjet Engjullit Xhibrail, në vitin 610. Shpallja e tij është bërë pjesë-pjesë, për një periudhë prej 22 vjetësh, 5 muajsh dhe 14 ditësh. Ky Libër i Allahut, ka mbetur i pandryshuar prej 14 shekujsh. Ai edhe sot ruhet në formën e tij origjinale. Subjekti i përmbajtjes së Kuranit është besimi në Njëshmërin e Allahut, njeriu dhe qëllimi i fundit i tij në jetë. Mësimet e Kuranit përfshijnë të gjithë fushat e kësaj jete dhe jetës pas vdekjes. Ai përmban parimet, doktrinat dhe drejtimet, për cdo sferë të veprimtaris njerzore.

AHIRETI ( jeta pas vdekjes )

Besimi në ahiretin, është shumë i rëndësishëm dhe vital për cdo musliman. Ai përbën një nga besimet themelore të Islamit. Jeta e njeriut në këtë botë, është shumë e shkurtër dhe kjo don të thotë që njeriu gjat jetës, duhet të pregaditet për ahiretin që nuk ka fund. Jeta në këtë botë nuk do të kishte kuptim, nëse veprat e mira nuk do të shpërbleheshin dhe ato të këqijat të ndëshkoheshin. Pë tu pregaditur për jetën pas vdekjes duhen, ndjekur mësimet e dërguara nepërmjet profetëve. Nëse nuk do të kishte jetë pas vdekjes, nuk do të ishte nevoja të dërgohen Profetët. Ka njerez që nuk i kushtojnë rëndësi, ose të tjerë që nuk e besojnë që ka jetë pas vdekjes. Këta njerzë do ta vuajnë tmerrësisht mosbesimin e tyre. Prandaj, rruga e sigurt që duhet ndjekur, është besimi i gjithcka që profetët i kanë përcjell njerzimit. Të mos kujdesesh dhe përgaditesh për Ahiretin, është një fatalitet. Ata që nuk besojnë, e vënë në dyshim jetën pas vdekjes. Por Allahu që e krijoi njeriun nga balta, nuk e ka të vështire ta ngjallë ate pas vdekjes.

DETYRIMET THEMELORE TË ISLAMIT

Islami ka pesë detyrime themelore, që quhen "Pese shtyllat e Islamit" ,të cilat duhen zbatuar nga gjithë muslimanet.

-Dëshmia me gojë dhe me një besim të fortë në zemer dhe në mendje i [Shehadetit]: "Deklaroj me gojë ëdhe besoj me zemër se nuk ka zot tjetër përvec Allahut, gjithashtu deklaroj me gojë, e besoj me zemër, se Muhamedi (alejhi salatu we selam.) është i dërguari i Tij.

-Falja cdo ditë pesë kohëve të namazit;

-Dhënia e një pjese të caktuar të pasurisë, të varfërve (Zekati).

-Agjërimi i muajit të Ramazanit.

-Shkuarja gjatë jetës, nëse janë mundësit një herë për haxh.

Shehadeti është shtylla e parë e Islamit. Ai shpreh njohjen e palëkundur të besimit ndaj ekzistencës së Allahut, se nuk ka zot tjetër vec Tij dhe se bindja dhe adhurimi, i takojnë vetëm Atij. Shehadeti shpreh gjithashtu besimin e patundur, që Muhamedi (alejhi salatu we selam.) është i dërguari i Allahut dhe që Libri i Tij, Kurani, fjala e Allahut dhe tradita e tij ( suneti) , përbëjnë një sistem tëresor dhe të gjithanshëm, për të udhëhequr jetën e njeriut në Rrugën e drejtë. Të katër shtyllat të tjera, përfshijnë detyrimet e muslimanit për të fituar shpërblimet e Allahut. Namazi, Zekati, Agjërimi dhe Haxhi, janë format më të larta të adhurimit ndaj Allahut. Nëse i zbatojmë ato rregullisht dhe me saktësi, ne bëhemi më të afërt ndaj Allahut, Krijuesit e Mbështetsit tonë.


(Burimi i jetës dhe shkencës në Tiranë)

No comments:

Post a Comment