Friday, December 9, 2011

10 mësime urtësie që do të dëshiroja ti ndaja me ju.




Unë jam një nga ata persona që, sa herë dëgjoja për ndonjë artikull “3 apo 10 gjërat më të rëndësishme”,  Mundohem ti ruaj dhe ti shperndaje  ato.
Njëherë lexova se ka dy lloj mënyrash se si mësojnë njerëzit: prej leximit apo nga eksperienca, dhe të gjithë e dinë që kjo e fundit është e dhimbshme. Çfarë do të doje ti: më shumë dhimbje në jetë apo rrugë që do ta bënin më të lehtë? Nëse do të zgjedhësh të mësosh nga të lexuarit dhe të parandalosh disa nga mësimet e vështira, atëherë mund të mësosh nga dikush që i ka mësuar nga eksperienca.

1.     Mos u shqetësoni se çfarë mendojnë të tjerët për ju
Shpesh herë jam shqetësuar shumë për atë që të tjerët mendonin për mua, për vendimet e mia, për veprimet e mia. Përfundimisht, unë kam arritur në përfundimin se është humbje kohe të përpiqesh të gjesh miratimin te të gjithë, sepse nuk do të kesh kohë të përmbushësh ëndërrat e tua. Gjithkush ka një mendim të vetin, por në realitet mendimet e të tjerëve për ju janë të bazuara më shumë në historinë e tyre? (njohjen sipërfaqësore). Kështu, ndërsa është mirë të kërkosh një këshillë, pasi i zgjuari ecën në këshillat e miqve, mbështetu në vlerësimin e Zotit dhe në këshillat e miqve, të cilët kanë kërkuar për urtësinë e Zotit para se të japin mendimin e tyre.
2.     E sotmja është e rëndësishme
Shfrytezo të sotmen, sepse ti nuk e di nëse do e kesh të nesërmen. Mos i hidh poshtë ëndërrat e tua. Mos prit t’i realizosh, përpiqu, por njëkohësisht shijoi të gjitha ato gjërat e vogla të së sotmes. Mos i thuaj vetes do t’i bëj nesër. Nëse është e rëndësishme për ty, bëje SOT.
Jepi rëndësi asaj që po u ndodh tani njerëzve rrotull teje, jepu rëndësi të gjitha vendimeve të së sotmes dhe zgjedhjeve të së sotmes, të vogla apo të mëdha. Ajo që t’i bën sot përcakton atë që do të sjellë e nesërmja. E ardhmja jonë është pjesë e vendimeve që merr sot.
3.     Lëre të shkojë
Çfarë ka ndodhur dje ka mbaruar. Shpresat e paplotësuara, situatat e vështira, dështimet dhe konfliktet janë të së kaluarës. Ti mund të ndryshosh, lëre të shkuarën të shkojë. Mos shpenzo energji në inat, në zhgënjimet apo fyerjet. Ato të bëjnë të burgosur të së kaluarës dhe të mbajnë të lidhur për bekimin e së ardhmes. Lëri disa gjëra të kalojnë dhe pa u dhënë rëndësi. Mos u bëj pre e fyerjeve, frikërave dhe dështimeve e tyre, dorëzoja ato Zotit, ato vetëm rëndojnë në ty dhe bëhen barrë shumë e madhe për të ecur përpara.

4.     Është quajtur punë për një arsye
Suksesi apo çdo gjë tjetër kërkon punë. Kur je duke dëgjuar një histori të jashtëzakonshme suksesi, mos harro të gjithë punën që u desh për të arritur aty. Duhet kohë për të ndërtuar një karrierë në biznes, punë përgatitore, kohë për të mësuar dhe dështuar, kohë për të ndërtuar një rrjet kontaktesh dhe kohë këshillimi e mbështetje nga të tjerë. Juve ju duhet të bëni punë që nuk ju pëlqejnë, apo të ecni nëpër male që nuk do të dëshironit të shkonit. Të ndërtosh këtë ëndërr, të duhet të veprosh me një disiplinë spartane në mes lodhjeve dhe dështimeve. Por vetëm shija e fitores dhe shperblimi te  Zoti të bën të vazhdosh përpara.
5.     Ji vetvetja
Ju jeni kritiku më i mirë i vetes, por gjithashtu dhe mbështetësi më i mirë. Nëse nuk jeni konfident në vlerat tuaja, aftësitë dhe kontributin tuaj, atëherë mos e prisni nga njeri tjetër. Ju duhet të besoni në vlerat tuaja të brendshme. Çdo njëri nga ne ka diçka për të ofruar, ndoshta nuk e dini se cilat janë këto vlera. Nuk të duhet të jeni të aftë për të parë komplet veten tuaj. Vetëm se nuk jeni në gjendje të përfytyrosh se deri ku mund të arrijë suksesi juaj, nuk do të thotë se kjo nuk do të ndodhë, apo për shkak se keni dështuar apo keni gabuar nuk do të thotë se ju nuk mund t’ja dilni në të ardhmen. Ju mund të bëni shumë më tepër se sa imagjinoni.
6.     Mos i humb mundësitë
Ti nuk e di se kur një ish-shef, koleg, partner biznesi apo i njohur mund të jetë në dispozicion. Mundohuni të krijoni dhe të mbani marrëdhënie të mira dhe larg thashethemeve. Tregoni respekt dhe jini të hapur për mundësi të reja. Ruajini marrëdhëniet dhe lidhuni edhe në rrjete të tjera miqësish. Një rrjet i gjerë miqsh dhe kolegësh apo lidhjesh të tjera krijojnë dhe janë burime informacioni dhe mbështetjeje për ju në të ardhmen.
7.     Paraja nuk është gjëja më e rëndësishme
Paraja është e rëndësishme. Ne të gjithë kemi faturat për të paguar dhe e kuptoj plotësisht. Por, në fund të fundit paraja nuk është qëllimi përfundimtar. Kënaqësia që vjen nga një punë e bërë mirë, duke kontribuar në diçka që ia vlen, janë qëllime motivuese dhe sigurisht çojnë në një jetë të lumtur dhe  me më pak stres.
Reklama “Pasuri = Lumturi” është e gjitha gënjeshtër. Paratë nuk mund t’ju izolojnë nga vuajta apo dhimbja, nga konfliktet apo të përmirësojnë marrëdhëniet mes atyre që ke afër. Paraja është thjesht një monedhë që ju lejon për të ngrënë,  për t’u veshur dhe për të jetuar. Paraja nuk është shkop magjik.
8.     Mos ki frikë të reagosh
Merr një qëndrim dhe fol për gjërat që nuk të pëlqejnë. Ti mund të dalësh mbi turmën. Nëse diçka është e rëndësishme për ty, atëherë merr një qëndrim dhe për këtë gjë edhe pse ajo mund të duket jo e modës. Asnjëherë mos e kompromento integritetin tënd.
Një person mund të bëjë një ndryshim dhe të hedhë dritë mbi padrejtësinë. Nëse nuk është e drejtë, atëherë ngrihu dhe reago.
Ji i ndryshëm, ji vetvetja. Mundohu qe te jesh pozitiv ne ndryshimin e shoqërisë, qëndro në vlerat e tua dhe ji mendjehapur për të kuptuar dhe ndryshimet pozitive.
Ndërsa përpiqesh të jesh i arsyeshëm, me integritet, i respektueshëm dhe i vëmendshëm, theksi është më shumë mbi provën dhe të qenit “të përshtatshëm.”  
9.     Nuk është garë
Ne kemi shumë për të bërë, shumë për të arritur dhe shpesh ndihesh sikur je me nxitim për të arritur atje. E di që është e mundshme të jetoni më shumë se 80 vjeç. Kohë e mjaftueshme për të ndryshuar  karrierë, të kesh fëmijë dhe të shijosh çdo detaj të jetës që Zoti ta ka ofruar si dhuratë.
Nuk keni pse ti bëni të gjitha në të njëjtën kohë, nëse do të përpiqesh t’i bësh të gjitha në të njëjtën kohë, nuk do të kesh mundësi t’i shijosh, por më e keqja është se do të humbasësh miqtë, familjarët apo dhe shëndetin tuaj. Merri gjërat me radhë, njëherë njërën dhe pastaj tjetrën. Mos e vendos veten në një garë shpejtësie.
10.  Shiko për të mirën në çdo gjë
Shiko aspektin e mirë te njerëzit. Falendero Zotin ne  momentet e lumtura, të vogla apo të mëdha. Kërko mësimet dhe mundësitë për t’u rritur në situatat e vështira. Ji inkurajues dhe ndihmës në vend të të qenit negativ dhe kritik. Afro ndihmë sa herë të jepet mundësia.
Kjo nuk do të thotë që të vendoshësh syzet e të verbrit dhe të injorosh të keqen, pandershmërinë, mungesën e respektit. Palumturia dhe e keqja ekziston dhe ju do t’ju duhet të përballeni dhe të merreni me to. Por mos lejoni që ato të ndryshojnë kolorin e jetës dhe ta bëjnë të vështirë atë. Nëse ju shikoni botën rreth jush dhe sfidat e jetës me syrin e ISLAMIT, atëherë do të keni një jetë shumë më të këndshme.

Jeta është serioze – dhe ndonjëherë e vështirë – por ju mund të vazhdoni të jeni optimistë dhe shpresëdhënës.

 
Pёrshtati pёr ju:Syri-Islam 

No comments:

Post a Comment