Tuesday, November 8, 2011

Një porosi konsumatorëve të duhanit!












Është pyetur Abdurrahman Nasir Seidi se çfarë është vendimi i Sheriatit mbi pirjen e duhanit
Kjo porosi është nga dijetari i njohur Abdurrahman Nasir Seid (Rahimehullah), i cili është pyetur për vendimin e Sheriatit mbi pirjen e duhanit dhe tregtija me të, se a është haram apo mekruh tahrimen. Abdurrahman Nasir Seidi (Rahimehullah) është përgjigjur:
Pirja e duhanit, shitja e saj, transportimi i saj, apo blerja e saj për dikë tjetër është haram, dhe muslimanit nuk i lejohet që ta konsumojë atë apo ta blejë atë për dikë tjetër, e ai musliman i cili e ka bërë një gjë të tillë, i duhet që të pendohet te All-llahu (Xhele Shanuhu) me një pendim të sinqertë, sikurse që pendohet nga një mëkat që e bën, sepse konsumimi i duhanit është prej mëkateve të mëdha, duke pasur parasysh se duhani shakakton dëme fetare, trupore dhe materiale.
All-llahu (Xhele Shanuhu) në Kur'an thotë:
”Ai u lejon atyre sit e ligjshme At-Tajjibe (gjithçka të mirë dhe të ligjshme për besimin, punët, ushqimet dhe sendet) dhe ua ndalon sit e paligjshme Al-Habaith (gjithçka të keqe dhe të palejueshme për besimin, punët, ushqimet dhe sendet)”
[El-A'raf, 157]
Poashtu All-llahu (Xhele Shanuhu) thotë:
” Dhe mos e shkatërroni vetveten (duke mos e shpenzuar pasurinë në Çështjen e All-llahut)”
[El-Bekare, 195]
“ Dhe mos e mbytni veten tuaj (as edhe njëri tjetrin). Sigurisht All-llahu është gjithnjë Mëshirues ndaj jush.”
[En-Nisa, 29]
Me këto ajete dhe ajete të shumta sikur këto, All-llahu (Xhele Shanuhu) na ka ndaluar ç'do të keqe dhe të dëmshme dhe ç'do gjë që bën dëm dhe keq, është e ndaluar, kurse e keqja dhe e dëmshmja mund të dallohen përmes gjurmëve të tyre, dhe ne e dimë fare mirë se duhani është shkaktar i shumë sëmundjeve dhe është shkaktar i dëmeve fetare, trupore, siedhe materiale.
Prej dëmeve fetare është se, duhani ia vështirëson muslimanit që ta adhurojë All-llahun (Xhele Shanuhu) në mënyrën më të bukur dhe më të mirë, e posaçërisht ibadetet gjatë muajit të Ramazanit ku shumë muslimanë nuk e agjërojnë këtë muaj duke qenë shkaktar kryesor moslënia e duhanit.
Dëmet trupore që shkakton duhani janë të shumta, do t´i cekim vetëm disa prej tyre: duhani dobëson fuqinë trupore, e dobëson poashtu edhe të pamurit, është shkaktar edhe i dobësimit të zemrës dhe humbjen e shijes së ushqimit, saqë njeriu thotë se pa bukë e pa ujë mundem të ri, ndërsa pa duhan nuk mundem.
Prej dëmeve të tjera të duhanit është edhe kollitja, saqë vjen edhe deri te ënjësimi i kanaleve të frymëmarrjes duke e vështirësuar frymëmarrjen. Poashtu, është fakt se, shumë mjekë e kanë vërtetuar se duhani është shkaktar i shumë sëmundjeve të gjoksit.
Duhani, poashtu, është shaktar i dëmeve materiale duke harxhuar të holla për blerjen e saj, e ky investim është i ndaluar, sikurse transmetohet se Pejgamberi (SalAll-llahu Alejhi we Selem) “... e ka ndaluar humbjen e pasurisë“(Merfu), kurse humbja e pasurisë është më e arsyeshme sesa hargjimi i tyre për blerjen e duhanit, sepse humbja e pasurisë nuk bën dëm të madh aq sa bën dëm hargjimi i pasurisë duke blerë duhan, sepse duhani shkakton dëm material dhe dëm trupor.
Disa dijetarë janë të mendimit se pirja e duhanit është mekruh, e jo haram, por kjo është në kundërshtim me argumentet që i cekëm nga Kur'ani, argumente të cilat argumentojnë se pirja e duhanit është haram, dhe shumica e dijetarëve janë të mendimit se pirja e duhanit është haram, kurse All-llahu (Xhele Shanuhu) thotë:
“ Pyetni ata që i dinë librat e Parë, në qoftë se nuk dini” [En Nahl, 43]
, d.m.th. pyetni ata që dinë nëse ju nuk dini se çfarë është vendimi i Sheriatit mbi pirjen e duhanit.
Ç'do gjë që është në dëm të muslimanit, pa marrë parasysh se a është në dëm të fesë apo në dëm të trupit të tij, apo shkakton dëm material, është e ndaluar-haram.
Kurse, për atë i cili është konsumator i duhanit i obligohet që të pendohet tek All-llahu (Xhele Shanuhu) dhe t'i mbështetet All-llahut (Xhele Shanuhu) që t'i ndihmojë në lënien e duhanit, kurse All-llahu (Xhele Shanuhu) është i Plotëfuqishëm që t'i ndihmojë robit të Tij.
Poashtu, duhet ta dijë ç'do musliman se, nëse e len një gjë për hir të All-llahut (Xhele Shanuhu), All-llahu (Xhele Shanuhu) ia zëvendëson me një më të mirë se ajo. Poashtu, duhet ta dimë se, ibadeti i cili është i rëndë për ta kryer atë, ka shpërblim më të madh sesa ibadeti me më pak vështirësi, poashtu edhe personi i cili e len një vepër me shumë vështirësi, për lënien e një mëkati, ka më shumë sevabe sesa një person i cili e len një vepër me më pak vështirësi për lënien e atij mëkati.
Dije vëlla i dashur se, All-llahu (Xhele Shanuhu) nuk e mundon njeriun me atë që nuk mundet ta përballojë, dhe dije se All-llahu (Xhele Shanuhu) kur të sheh se ti je i sinqertë në lënien e duhanit, ta lehtëson lënien e tij. All-llahu (Xhele Shanuhu) na ndihmoftë e na i lehtësoftë rrugët e hajrit.
Është pyetur Abdul Aziz bin Abdullah Bin Baz se çfarë është vendimi i Sheriatit mbi pirjen e duhanit:
Shumë argumente tregojnë për ndalimin e pirjes së duhanit, duke e ditur se ai shkakton dëme të mëdha, kurse All-llahu (Xhele Shanuhu) nuk ia ka lejuar robit të tij asnjë pije apo ushqim, përveç nëse ajo është në dobinë e robit të Tij, kurse ato ushqime dhe pije që janë të dëmshme për robin e All-llahut (Xhele Shanuhu) për fenë e tij apo jetën e tij, All-llahu (Xhele Shanuhu) i ka bërë haram dhe Ai është Mëshirues i gjithë Mëshiruesve dhe është më i Mëshirshëm sesa vet njeriu për vehten e vet, dhe All-llahu (Xhele Shanuhu) është më i Ditur në punët e Tij dhe thëniet e Tij dhe nuk e bën asnjë gjë haram nëse ajo është në dobinë e robit të Tij, sepse All-llahu (Xhele Shanuhu) e di më së miri se çka është e dobishme për robin e Tij dhe çka është në dëm të tij,sikurse thotë All-llahu (Xhele Shanuhu):
”Dhe All-llahu është kurdoherë i Gjithëdituri, më i Urti Gjithëgjykues.”
[En-Nisa, 11]
Për ndalimin e duhanit egzistojnë shumë ajete Kur'anore, ndër ta është edhe ajeti në të cilin All-llahu (Xhele Shanuhu) thotë:
” Të pyesin ty (o Muhammed) se ç'është e lejuar për ta (për t'u ushqyer). Thuaj: Të lejuara për ju janë Et-Tajjibat (të gjitha ushqimet e mira dhe të pastra, të lejuara nga All-llahu si mishi i therrur i bagëtive dhe kafshëve të tjera të ngrënshme, prodhimet e qumshtit, dhjami, fruta e perime etj.)”
[En-Nisa, 4]
Dhe ajeti tjetër, i cili e cilëson Pejgamberin (SalAll-llahu Alejhi we Selem), ku thotë:
”Ai i udhëzon ata për besimin e pastër dhe i ndalon ata nga mosbesimi (politeizmi), ai u lejon atyre sit e ligjshme At-Tajjibe (gjithçka të mirë dhe të ligjshme për besimin, punët, ushqimet dhe sendet) dhe ua ndalon sit e paligjshme Al-Habaith (gjithçka të keqe dhe të palejueshme për besimin, punët, ushqimet dhe sendet.”
[El-A`raf , 157]
All-llahu (Xhele Shanuhu) na e ka sqaruar në këto dy ajetet e latpermendura se, nuk u është lejuar muslimaneve, vetëmse të mirat të cilat i bëjnë dobi muslimanëve, kurse ushqimet dhe pijet të cilat janë të dëmshme për trupin e njeriut, siç është droga me llojet e tij dhe të gjitha ushqimet dhe pijet të cilat janë të dëmshme për fenë,trupin apo mendjen e muslimanit, janë të ndaluara. Kurse për duhanin, të gjithe mjekët janë unanim se, konsumimi i duhanit është shkak i shumë sëmundjeve vdekjepruese.
Duke i ditur të gjitha këto argumente, s´ka dyshim se konsumimi i duhanit është haram, kurse i mençuri nuk duhet të bazohet në atë se, shumica e njerëzve e pinë duhanin edhe unë do ta pi, sepse All-llahu (Xhele Shanuhu) thotë:
” Dhe në qoftëse ti i bindesh shumicës së atyre që janë në tokë, ata do të të dëbojnë tepër larg udhës së All-llahut. Ata nuk ndjekin asgjë, por vetëm hamendjet e tyre dhe nuk bëjnë gjë tjetër përveçse gënjejnë.”
[En-A´am, 116]
“ Apo mendon se shumica e tyre dëgjojnë ose kuptojnë? Ata janë veçse si bagëti; -jo ata janë dhe më tej në rrugë të gabuar, larg udhës (së Drejtë) (d.m.th, akoma më keq se bagëtitë)”
[El-Furkan, 44]
Të gjitha falënderimet i takojnë vetëm All-llahu (Xhele Shanuhu)
Përgjigja e Muhammed Salih Uthejminit mbi duhanin
Pyetje: A lejohet marrja e dyqaneve me qira me qëllim të shitjes së duhanit dhe kaseta të këngëve të ndryshme dhe video kaseta të papëlqyeshme?
Pëgjigje: All-llahu (Xhele Shanuhu) thotë:
“ Dhe ndihmoni njeri-tjetrin në mirësi dhe mos e ndihmoni njëri-tjetrin në gjynahe dhe zemërim.”
[El-Maideh, 2]
Nga ky ajet mund të nënkuptojmë se marrja e këtyre dyqaneve me qira për qëllimet e cekura më lartë është haram, sepse kjo është ndihmesë në gjynah dhe zemërim.
Pyetje: Ç´farë është vendimi i Sheriatit për pierjen e duhanit dhe shitjes së tij?
Përgjigje: Pirja e duhanit është haram, poashtu edhe shitja, blerja apo marrja e dyqaneve me qira për shitjen e duhanit është haram, sepse kjo është ndihmesë në gjynah dhe zemërim, dhe ç`do gjë që të shpie në haram, është haram.
Për ndalimin e duhanit egzistojnë shumë ajete Kur'anore, ndër ta është edhe ajeti në të cilin All-llahu (Xhele Shanuhu) thotë:
" Dhe mos e mbytni vehten tuaj (as edhe njeri tjetrin).”
[En-Nisa, 29]
Nga ky ajet nënkuptojmë se konsumimi i duhanit është haram, sepse duhani është shkaktar i shumë sëmundjeve vdekjepruese, të cilën e kanë konstatuar shumë mjekë, siç është kanceri në organet e frymëmarrjes etj.
Poashtu, Pejgamberi (SalAll-llahu Alejhi we Selem) na e ka ndaluar humbjen e pasurisë, e nuk ka dyshim në atë se, shpenzimi i pasurisë për blerjen e duhanit është humbje e pasurisë, sepse shpenzimi i pasurisë në atë që nuk ka dobi, padyshim se është humbje e pasurisë.
Argumentet për ndalimin e pierje së duhanit janë të shumta, por për ata, të zotët e mendjes (për ata që kuptojnë), është i mjaftueshëm një argument nga Kur`ani apo Sunneti.
Disa pyetje për konsumatorët e duhanit
1. Vëlla musliman: A bën BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM kur të fillon pierjen e duhanit, ashtu sikurse bën kur hanë apo pinë diçka?
2. A e falënderon All-llahun (a thua EL HAMDU LILAH) kur ta përfundosh pierjen e duhanit?
3. A ka prej ushqimeve apo pijeve tjera, përveç duhanit, që e shkel me këmbë pasi që e përfundon pierjen e tij?
4. A e këshillon fëmiun tënd që ta konsumojë duhanin, ashtu sikur që e këshillon që të hajë bukë apo të pijë ujë, dhe a të vjenë mirë nëse e sheh fëmiun tënd duke pi duhan?
5. A ështe prej Sunnetit të Pejgamberit (SalAll-llahu Alejhi we Selem) që të bësh iftarë me duhan?
6. A është konsumimi i duhanit një vepër që, të tjerët mund të marrin shembull tek ai i cili e konsumon atë?
7. A ka ndonjë ushqim apo pije, përpos duhanit, në të cilën shkruan se, përdorimi i tij?
8. A e ke përgatitur vehten për t´u përgjigjur para All-llahut (Xhele Shanuhu) për mosdhënien e lëmoshës (sadakase) ndaj të varfërve, jetimëve apo fqinjëve, të cilët i ke të varfër apo farefisit tënd, të cilët ecin të uritur? A mos do të jetë përgjigjja jote se: ´Kam dhënë lëmoshë (sadak) me ato të holla, të cilat më kanë tepruar nga blerja e duhanit?
Vëlla musliman, mos e mashtro vehten tënde dhe mos u bë mendjemadh në pranimin e së vërtetës. Vëlla musliman, paramendoje vehten tënde, nëse një mjek të thotë që mos ta konsumosh duhanin sepse do të të keqësohet gjendja jote shëndetësore, apo se do t´a shkurtojë jetën tënde, sigurisht se do ta lësh konsumimin e tij, kurse vëlla i dashur,
All-llahu (Xhele Shanuhu), Ai i Cili të ka krijuar dhe ta ka dhënë shpirtin, të thotë që mos ta konsumosh më duhanin dhe dije se, nëse nuk e ndërprenë konsumimin, pason ndëshkimi në Ditën e Gjykimit.
Vëlla i dashur, pendohu te All-llahu (Xhele Shanuhu), pendohu para se të arrijë ajo ditë kur nuk të bën dobi as malli e as familja, dhe do të jesh vetëm me veprat e tua të mira apo të këqija. All-llahu na udhëzoftë në rrugën e drejtë dhe na e mundësoftë dhe na e lehtësoftë lënien e duhanit.
All-llahu (Subhanehu ve Teala) e di më së miri
përktheu nga gjuha arabe, Eroll Nesimi

No comments:

Post a Comment