Thursday, November 1, 2012

Behu gjilpere, jo gershere



Gjyshi rrobaqepës, deshi ti japë një mësim nipçes së tij nopran dhe harakat, sipas mënyrës së tij tradicionale. Kështu, gjatë ushtrimit të profesionit të tij, pra duke prerë e qepur një veshje, gjyshi mori gërshërët dhe e ndau pëlhurën në disa copa të vogla. Pasi përfundoi me prerjen, ai i hodhi gërshërët e shtrenjta përtokë, pranë këmbëve! Nipçja i tij i vërente gjithë kuriozitet lëvizjet e gjyshit. Mandej, gjyshi mori gjilpërën dhe filloi të qepë dhe bashkojë copat e prera të pëlhurës, derisa në fund doli një veshje e bukur. Pastaj, qetë-qetë hoqi kapelën e tij dhe brenda saj nguli gjilpërën.
 Këtu, nipçja i tij nuk duroi dot më dhe menjëherë ndërhyri duke e pyetur:”Gjyshi! Gërshërët që janë të shtrenjta i hodhe përtokë pranë këmbëve, kurse gjilpërën që pothuajse nuk vlen fare, e vendose tek kapela jote mbi kokë!”
 Pa e prishur terezinë, gjyshi iu përgjigj:”O bir i gjyshit! Gërshërët janë ato që e ndanë pëlhurën e madhe dhe e copëtuan në pjesë të vogla. Ndërkohë që ishte gjilpëra ajo që i bashkoi dhe i shndërroi në një veshje të bukur. Prandaj, biri im, asnjëherë mos e vlerëso atë që përpiqet të përçajë vëllazërinë dhe marrëdhëniet mes njerëzve! Nga ana tjetër, qëndroju pranë dhe vlerësoji të gjithë atë që orvaten ti forcojnë marrëdhëniet! Shumë njerëz preferojnë miqtë gërshëra, duke injoruar miqtë gjilpëra!!!

 Elmaz Fida


KUPTIMI I HUMANIZMIT


Të synosh kënaqësinë e t’i ikish dhembjes – me këtë fjali lapidare dy përfaqësues të mendimit materialist – Epikuri i Antikës dhe Holbachu i Perëndimit – përkufizojnë themelet e jetës së tërësishme dhe së këndejmi edhe bazat e sprasme jo vetëm të sjelljes njerëzore, por edhe të asaj shtazore.
Materializmi gjithnjë do të gjejë të përbashkëtën te njeriu dhe shtaza, religjioni do të theksojë ato që i dallojnë. Qëllimi i shumë kulteve dhe i ndalimeve religjioze është nënvizimi a theksimi i këtij dallimi. Në disa raste edhe te materializmi hasim të njëjtin interesim për të argumentuar natyrën shtazore të njeriut, interesim që tanimë s’ka të bëjë me interesin e zakonshëm për të vërtetën.
Darwini s’e bëri njeriun shtazë, mirëpo ia ktheu vetëdijën për origjinën e tij shtazore. Nga kjo vetëdije pasuan pastaj “konkludimet përkatëse”, morale e politike: kolektivi njerëzor është turmë në formë të civilizuar, kurse civilizimi është zgjim njerëzor, pushtim i natyrës, mposhtje e ndjenjës për jetë biologjike, për jetë me shqisa në vend të jetës me shpirt.
Me ta përcaktuar unitetin (ose kontinuitetin) ndërmjet shtazës dhe njeriut, revolucioni hoqi kundërshtinë ndërmjet natyrës dhe kulturës. Duke u nisur nga premisa tërësisht e kundërt, religjioni vuri këtë kundërshti. Për këtë arsye që nga akti i Krijimit, njeriu, por dhe e tërë kultura me të, është në përleshje të papushuar me tërë rrjedhën e historisë njerëzore. Këtu filloi çarja ndërmjet kulturës dhe civilizimit.
“Njeriu është shtazë që refuzon të jetë e tillë” (Camus). Thelbi i qëndrimit religjioz është pikërisht në këtë fakt negativ, në këtë “refuzim të madh” (A. N. Whitehead).
Sepse religjioni sikur thotë: shihni ç’bëjnë shtazët për të bërë ju të kundërtën: ato mbllaçitin-ju agjëroni; ato ndërzehen – ju përmbahuni; ato shkojnë në mori – ju vetmohuni; ato synojnë kënaqësinë dhe ikjen nga dhembja – ju sfidoni sprovat. Me një fjalë, ato jetojnë me trup – ju jetoni me shpirt.
Ky mospranim i pozitës zoologjike, ky “synim negativ”, për arsyen dhe Darwinin plotësisht i pashpjegueshëm, është fakt magjistral i jetës së njeriut në këtë planet. Ai mund të jetë mallkim a privilegj i njeriut, porse është e vetmja e vërtetë e njëmendtë për ekzistencën njerëzore. Mënjanone këtë “rebelim” të njeriut dhe jeta njerëzore në çast zhduket. S’ka më religjion, art, poezi, flijim dhe dramë; mbeti vetëm të qenët, vetëm funksionimi, i pakuptim dhe i paqenë.
Në të vërtetë, ndërmjet njeriut dhe shtazës ekziston edhe paralelizmi i plotë edhe ballafaqimi absolut. Ngjashmëria i përket aspektit biologjik e konstitucional, pra mekanik. Ballafaqimi absolut, nga ana tjetër, i përket aspektit esencial, shpirtëror.
Shtaza është e pafajshme, pa mëkate, neutrale moralisht sikur send. Njeriu asnjëherë s’është i këtillë dhe që nga çasti i”shtazës së njerëzuar”, që nga “prologu dramatik në qiell” ose “flakja në tokë”, njeriu s’mund të zgjedhë kah pafajësia shtazore.
Njeriu “është lënë i lirë” pa mundësi kthimi,ndaj çdo zgjidhje frojdiane përjashtohet. Që nga ky çast, ai s’mund të jetë më njeri a shtazë. Mund të jetë vetëm njeri ose jonjeri.
Nëse njeriu do të ishte vetëm shtazë më e përkryer, jeta e tij do të ishte e thjeshtë dhe pa enigma. Pikërisht meqë s’është kështu dhe sepse njeriu është “krimb i tokës e fëmijë i qiellit”, sepse është krijuar, ai është qenie e disharmonisë, ndërkaq “harmonia euklidiane” është e pamundshme.
Mbi faktin e Krijimit bazohen jo vetëm të gjitha të vërtetat e thella,por edhe të gjitha paragjykimet e tmerrshme të jetës së njeriut. Mbi atë fakt nuk bazohet vetëm madhështia, moraliteti, synimet e tragjika, por edhe të gjitha dyshimet, pakënaqësitë, mallkimi, egërsia dhe e liga. Shtaza nuk njeh as njërën, as tjetrën dhe këtu qëndron rëndësia e këtij çasti epokal.
Çështja e Krijimit në të vërtetë është çështje e lirisë njerëzore. Sepse,nëse pranoni se njeriu s’ka liri, se të gjitha veprimet e tij janë të paracaktuara, pa marrë parasysh me ç’gjë – me atë brenda tij a me atë jashtë tij – Zotin ju mund ta konsideroni të tepërt për të shpjeguar dhe për të kuptuar botën, së paku ashtu si e shihni.
Mirëpo nëse krijesës suaj ia njihni lirinë, nëse e bëni përgjegjës, ju e pranoni Zotin heshtazi ose sheshazi. Sepse vetëm Zoti ka mundë të krijojë qenie të lirë dhe vetëm me aktin e krijimit ajo liri është vendosur.
Ajo s’ka mundë të jetë pasojë e zhvillimit. Liria dhe prodhimi janë nocione disparate, të kundërshtueshme. Asnjë prodhim, qoftë përnjëherësh i krijuar, qoftë me evolucion, s’mund të ketë lirinë. As Zoti kur e bëri individin, as artistët kur e bëjnë këtë gjë, nuk i konstruktojnë.
Ata i “krijojnë”. Ai që konstrukton, nuk përfiton individin (personalitetin), por skemën, por njeriun-pllakat. Personaliteti s’mund të konstruktohet. Nuk e di ç’domethënie do të kishte portreti pa Zot. Diç e tillë pa Zot nuk ekziston.
Mbase, herët a vonë, deri në fund të këtij shekulli ose gjatë miliona vitesh të progresit të civilizimit, njeriu do të prodhojë imitimin e vet, ndonjë robot a monstrum, shumë të ngjashëm me konstruktorin. Ajo makinë antropomorfe do të jetë tejet, tejet e ngjashme me njeriun, por që tani një gjë është e sigurt: ajo s’do të jetë e lirë, ajo do të bëjë vetëm ato që njeriu ia ka vënë nga fillimi.
Këtu qëndron madhështia e krijimit dhe e papërsëritshmja e këtij akti, pakrahasueshmëria me çfarëdo që ngjau para e pas kësaj në kozmos. Në një neon të amshimit filloi të ekzistojë krijesa e lirë. Sikur të mos ishte kjo prekje hyjnore, si rezultat i evolucionit ne do të kishim jo njerinë, por shkallën më të lartë të shtazës, mbishtazën, monstrumin me trup dhe intelekt njeriu, mirëpo pa zemër, pa vete. Intelekti i tij madje, pa skrupuj moralë, do të ishte më efikas dhe në të njëjtën masë – më mizor.
Disa krijesat e tilla i paramenduan si qenie nga ndonjë planet i largët i gjithësisë; të tjerët i panë si prodhim të civilizimit tonë në ndonjë shkallë të marrë me mend. Te Fausti i Goethes figuron një krijesë e tillë, por ajo s’është njeri, është kuazinjeri – Homunkulus.
Do vënë re se ndërmjet amoralitetit, pashpirtësisë të një homunkulusi dhe amoralitetit të njeriut më të shthurur s’ka asnjë analogji. Njeriu mund të veprojë në kundërshtim me normat morale, por ai – sikur monstrum – s’mund të jetë jashtë sferës morale, përtej mirësisë e ligësisë, ai s’mund “të shkyçet”, “të shkulet”.
Në përvojën praktike morale, madje edhe prirja e njeriut të mëkatojë bie në sy më tepër se synimi për të jetuar drejt. Aftësia e tij për t’u kredhur në thellësitë e mëkatit sikur është më e madhe nga aftësia për t’u ngjitur në majat e virtytit.
Fytyrat negative janë më bindëse se ato pozitive, kurse poeti që na e përshkruan karakterin negativ ka vazhdimisht përparësi ndaj atij që do të përshkruajë heroin. Sidoqoftë, njeriu është ose i mirë, ose i keq, por asnjëherë i pafajshëm, dhe mbase këtu qëndron kuptimi i mbramë i rrëfimit biblik për mëkatin lindor, për paramëkatin.
Njerëzimi s’është mëkatar, por s’është as i pafajshëm. Nga Dëbimi prej parajse, Adami (njeriu) s’mund të lirohet nga liria, të dalë nga drama e mirësisë dhe e ligësisë, të jetë i pafajshëm, siç është, të themi, shtaza ose engjëlli. Ai duhet të zgjedhë, të përdorë lirinë e vet, të jetë i mirë ose i keq, me një fjalë – të jetë njeri. Kjo aftësi e zgjedhjes, madje pa marrë parasysh rezultatin, është forma më e lartë e ekzistencës që është përgjithësisht e mundshme në gjithësi.
Njeriu ka shpirtin, por psikologjia s’është shkenca mbi të. Shkenca mbi shpirtin s’mund të ekzistojë. Psikologjia trajton një sferë të caktuar të një doze të brendësisë, atë që brendia e njeriut merr nga bota e jashtme, kalimtare dhe e zhdukshme, ose atë që është amorfe dhe e njëtrajtshme.
Prandaj mund të flitet për psikofiziologji, për psikometri, për psikohigjienë, për fizikë të psikës. Mundësia e psikologjisë sasiore vërteton tezën për natyrën e jashtme, mekanike, sasiore, pra joshpirtërore të mendimit e të ndjenjës. Psikologjia animale dhe njerëzore mund të përbëjnë tërësinë pikërisht sepse psikologjia s’ka të bëjë me shpirtin, por vetëm me manifestimet e psikikës.
Psikologu i njohur John Watson shkruan: “Psikologjia njerëzore, siç e kupton bihevioristi, duhet të ndërtohet sipas shembullit të psikologjisë objektive dhe eksperimentale të shtazëve, duke huazuar nga ajo lëndën e hulumtimit,metodën, qëllimin, kështu që nuk ekzistojnë dy psikologji, njerëzore e shtazore, të ndara me perden e hekurt, pa e njohur njëra-tjetrën, duke pasur lëndë rrënjësisht të ndryshme, metoda e qëllime, por një psikologji unike që zë vend në vargun e shkencave natyrore”.
Ky citat flet vetvetiu. Lindja do të thoshte se psikologjia është shkenca për “nefsin”, por jo edhe shkenca për “ruh”. Psikologjia është shkenca e nivelit biologjik, por jo e nivelit personal. Sepse janë tre rrathë: mekanik-biologjik-personalist, që u përgjigjen tri shkallëve të realitetit: materia – jeta – personaliteti.
Në të vërtetë, mendimi edhe në lëmin shpirtëror do të imponojë gjithnjë metodën shkencore, metoda shkencore gjithnjë, tekefundit, do të zbatojë dhe do të vërtetojë kauzalitetin absolut, ndërkaq ky vetvetiu do të thotë mohim i lirisë e cila është esenca e shpirtit.
Përpjekja jonë që “të studiojmë” shpirtin në fund vazhdimisht do të detyrohet të sjellë mohimin e “objektit të studimit”. Nga ky rreth magjik nuk dilet kurrsesi. Kjo gjë shpjegon se përse psikanaliza që nga metoda e vet është dashur të jetë e lidhur patjetër me konkludimet ateiste.
Barazia dhe vëllazërimi i njerëzve është i mundshëm vetëm po qe se njeriun e ka krijuar Zoti. Barazia e njerëzve është fakt shpirtëror e jo natyror (fizik ose intelektual).
Ajo ekziston si vlerë e barabartë morale e njeriut, si dinjitet njerëzor, si vlerë e patjetërsueshme e barabartë e personalitetit njerëzor. Anasjelltas, si qenie fizike, mendore dhe shoqërore, si anëtarë të kolektivit, të popullit, të klasës, të sistemit politik, njerëzit gjithnjë janë tejet të pabarabartë dhe ky është një fakt para të cilit është e kotë t’i mbyllësh sytë.
Nëse s’e pranoni shpirtëroren e njeriut – atë fakt të rendit religjioz – ju humbisni bazën e vetme reale të barazisë njerëzore; barazia atëbotë bëhet frazë pa mbështetje dhe pa vatër dhe, si e tillë, ajo do të zbrapset shpejt para fakteve evidente të pabarazisë njerëzore, ose, edhe më tej, para synimit natyror të njeriut të sundojë dhe të nënshtrohet, pra të jetë i pabarabartë.
Posa të braktiset qasja religjioze, hapësirën boshe sakaq e plotësojnë pabarazitë e ndryshme racore, nacionale, klasore, politike.
Dinjiteti i njeriut s’ka mundur të zbulohet as me biologji, as me psikologji, as me shkencë përgjithësisht. Ai është çështje e rendit shpirtëror. Para se barazinë, shkenca me “vëzhgim objektiv” do të vërtetonte pabarazinë e njerëzve, ndaj “racizmi shkencor” është fare i mundshëm dhe logjik.
Etika e një Sokrati, e një Pitagore ose e një Seneke në pjesën e vet më të mirë nuk mbetet prapa etikës së religjioneve të shpallura (Judaizmi, Krishterimi, Islami), por dallimi është tejet i qartë: vetëm etika e religjioneve të shpallura pati për postulat barazinë e të gjithë njerëzve si krijesa të Zotit.
Njeriu i Antikës ishte i lidhur fort për bashkësinë, për shtetin, kombin ose klasën të cilës i përkiste. Madje edhe një frymë e tillë siç ishte Platoni nuk mundi të lirohej nga parafytyrimi mbi pabarazinë e domosdoshme të njerëzve.
Anasjelltas, religjionet e shpallura si gurë orientimi të botëkuptimit të vet mbi botën vendosën origjinën e përbashkët, ndaj së këndejmi edhe barazinë absolute të të gjithë njerëzve, këtë ide që ka rëndësi magjistrale për tërë zhvillimin e mëvonshëm shpirtëror e etik, madje edhe shoqëror të njerëzimit.
Edhe pse ky fill s’është hulumtuar sa duhet, historia e etikës imponon konkludimin se ideja për barazinë e njerëzve ishte gjithnjë e mpleksur me idenë e pavdekshmërisë. Idenë e barazisë nuk e njohin religjionet, as sistemet morale që s’e pranojnë idenë e pavdekshmërisë ose që kanë koncepte të mjegulluara e të paqarta për të. Nëse Zot nuk ka, njerëzit sheshazi dhe në mënyrë të pashpresë janë të pabarabartë.
Nietzsche pohonte se religjionin e kanë shpikur të dobëtit për t’i mashtruar të fortit. Marxi pohonte të kundërtën.
Po të pranojmë versionin se religjioni është “shpikur”, interpretimi i Nietzsches na duket më bindës, sepse vetëm mbi parimet e religjionit të dobëtit, të shfrytëzuarit, ata që janë më pak të aftë, kanë mundë të bazojnë kërkesën e vet për barazi, liri dhe për vlerë të njëjtë. Çdo gjë tjetër, përveç religjionit, madje edhe shkenca, verifikonte pabarazinë e tyre.
Shikuar edhe praktikisht, vetëm religjioni niset nga një njeri i njëjtë dhe shikon një cilësi të njëjtë po aq të vlefshme te të gjitha krijesat njerëzore.
Sepse prej nga aq shumë të gjymtuar, të sëmurë dhe të paaftë pranë të gjithë tempujve ku hyjmë? – Atyre që dëbohen nga të gjitha gostitë e botës, nga të gjitha vendet ku pyetet për emër, fis, pasuri, origjinë, shëndet, aftësi, dituri, atyre që nuk kanë çka t’u ofrojnë të “shpirtpaqenëve”, vetëm tempulli ua hapi dyert, duke i shpallë dhe duke pranuar se janë të barabartë dhe njësoj të vlefshëm me të gjithë të tjerët.
Sepse edhe dyert e fabrikës hapen për të shëndoshët e për të diturit, ndërkaq të sëmurët dhe të pashkolluarit ngelin jashtë. Në tempull edhe i verbri varfnjak mund të qëndrojë krahas mbretit ose ndonjë të forti dhe madje mund të jetë edhe më i mirë se ata . Në këtë dëshmim të përhershëm të barazisë është rëndësia më e madhe kulturore e humane e tempujve në përgjithësi.
Ndërsa kuptimi më i lartë dhe më tronditës i artit është të zbulojë dhe të gjejë Njeriun tek ata që i ka përmbysur jeta, ose të kërkojë dhe të gjejë madhështinë njerëzore tek të vegjlit, të harruarit, me një fjalë, të zbulojë shpirtin njerëzor, njësoj të vlefshëm dhe të madh te secila krijesë njerëzore.
Dhe ky zbulim është gjithnjë aq më i madh dhe më bindës për sa më i ulët të jetë rangu fizik e social i heroit (të kujtojmë Kuazimodonë, Fantinën, Jean Valjeanin).
Madhështia dhe vlera e shkrimtarëve rus qëndron pikërisht këtu.
Për këtë arsye humanizmi para së gjithash nuk është mëshirim, përdëllim, tolerancë, edhe pse rezultojnë të gjitha këto rregullisht.
Humanizmi është afirmim i njeriut dhe i lirisë së tij, pohim i vlerës së tij si njeri. As më shumë e as më pak.
Është johumane çdo gjë që e përul personalitetin njerëzor, që e barazon me sendin. Kështu, është humane të pohohet se njeriu është përgjegjës për veprimet e tij dhe ta dënosh. Johumane është të kërkosh prej tij të pendohet, të revidojë qëndrimin, “të përmirësohet” e pastaj t’ia falësh dënimin.
Është më humane t’i ndjekish njerëzit për bindjet që kanë, sesa t’i detyrosh t’i mohojnë, duke ua vënë përpara atë “marrjen parasysh të qëndrimit të çiltër”. Ka, prandaj, dënime që janë humane dhe falje që janë fund e krye johumane. Inkuizitorët pohonin se trupat e njerëzve i kallin për t’i shpëtuar shpirtat. Inkuizitorët modernë bëjnë të kundërtën: “kallin” shpirtin si çmim për trupin.
Ta reduktosh njeriun në funksionin e prodhuesit e të shpenzuesit, madje edhe sikur secilit t’ia sigurosh vendin në prodhim e në shpenzim, s’është humanizëm por dehumanizim.
T’i dresosh njerëzit, madje edhe kur nga ata bën qytetarë “të drejtë” e të disiplinuar, është jonjerëzore.
Edhe arsimimi mund të jetë johuman: po qe se është i njëanshëm, i dirigjuar, i indoktrinuar: po qe se nuk mëson të mendosh, por servon zgjidhjet e gatshme; po qe se njerëzit vetëm i përgatit për funksion e nuk zgjeron horizontet dhe së këndejmi edhe lirinë njerëzore.
Çdo manipulim me njerëzit, qoftë edhe në interes të tyre – është johuman. Të mendosh për njeriun dhe ta lirosh nga obligimet është johumane gjithashtu. Njerëzorja obligon, nuk liron.
Prandaj kur e vuri të zgjedhë para dy rrugëve, duke iu kërcënuar me dënime të ashpra, krijuesi ia dha njeriut dëshminë më të madhe të së vërtetës. Ne mund të dëshmojmë njeriun vetëm duke pasur këtë shembull të tij, duke imituar Krijuesin: t’ia lëmë lirinë për të luftuar dhe për të zgjedhur, në vend që të luftojmë e të zgjedhim për të.
Pa religjion dhe pa “prologun e tij në qiell” s’ka besim autentik se njeriu është pasuria më e madhe. Pa të s’ka as besim se njeriu është i mundshëm dhe se njëmend ekziston.
Humanizmi ateist është kundërthënie, sepse “nëse s’ka Zot, s’ka as njeri (Bergjajev).
Dhe në qoftë se s’ka njeri, humanizmi është frazë pa përmbajtje. Kush nuk pranon Krijimin e njeriut, vënien e enigmës fillestare, nuk mund të zbërthejë kuptimin e vërtetë të humanizmit.
I tilli, meqë ka humbur këtë orientim themelor, humanizmin do ta reduktojë gjithnjë në prodhimin e të mirave materiale dhe të ndarjes së tyre “sipas nevojave”.
T’i sigurosh të gjithë njerëzit të jenë të ngopur është punë e madhe, por sipas asaj që sot dimë për shoqëritë e kamjes, s’është fare e sigurt se vetvetiu me këtë arritje do të kemi edhe botë më të mirë e më humane. Do të ishte edhe më pak e këtillë sikur të zbatoheshin me konsekuencë idetë e individëve për nivelizimin e përgjithshëm, për uniformizimin dhe zhvetësimin në të gjitha sferat.
Në një botë të tillë (e përshkruan Aldous Huxeley në Bota aq e re) s’do të ketë uri dhe gjithandej do të mbretërojë Barazia, Njëjtësia, Stabiliteti.
Megjithatë, të gjithë ne, me vetëdije a instinktivisht, e refuzojmë këtë vizion si shembull të dehumanizimit të përgjithshëm.
“Njeriu është produkt i ambientit të jashtëm” – mbi këtë qëndrim themelor të materializmit mbështeten të gjitha teoritë e mëvonshme johumane të së drejtës dhe të sociologjisë si dhe e tërë praktika e manipulimit me njerëz, e cila në shekullin tonë mori formën monstruoze në praktikën e nazizmit e të stalinizmit.
Këtu hyjnë edhe të gjitha teoritë e tjera, në shikim të parë të qëlluara e të pranueshme mbi epërsinë e shoqërisë ndaj njeriut, mbi shërbimin e njeriut shoqërisë. Njeriu s’mund t’i shërbejë askujt (s’mund të jetë as mjet).
Çdo gjë duhet njeriut t’i shërbejë, ndërkaq njeriu mund t’i shërbejë vetëm Krijuesit. Këtu qëndron kuptimi i parë dhe i fundit i humanizmit.
Nga A.Izetbegoviq

Saturday, June 2, 2012

QËNDRIMI YNË NDAJ MODËS DHE MODERNIZIMIT




Shkruar nga Bahri Curri


Njeriu gjatë jetës ballafaqohet me probleme dhe te­l­a­she të shumta. Rrjedha e ngjarjeve, fenomeneve dhe pr­o­ceseve të ndryshme e bën njeriun që mbi disa sende apo dukuri të krijojë opinion të caktuar apo të ndryshojë opinionin e mëhershëm.
Formimit të bindjes natyrisht se i paraprijnë disa argumente dhe fakte, të cilat vetëm se e forcojnë atë.

Argumentet shërbejnë jo vetëm si faktorë për for­m­i­m­in e bindjeve në baza të vërteta, por edhe si faktorë qetësimi dhe stabilizimi për shpirtin e njeriut.
Kjo për arsye se e tërë veprimtaria e njeriut varet nga bindjet e tij, dhe për këtë çdo njeri kujdeset dhe angazhohet që ato t'i vërtetojë me argumente, apo sipas argumenteve të krijojë edhe bindjet.
Me këtë dëshiron të krijojë bindje të drejta e të shëndosha dhe që pastaj e tërë veprimtaria e jeta e tij të jetë në binarë të drejtë dhe ashtu si i takon qenies së quajtur "njeri".
Vërtetë, njeriu, qenia e gjallë e vetme në Tokë e pa­j­i­sur me të menduarit, e ka për obligim të angazhohet dhe të hulumtojë të vërtetën, të drejtën, të arsyeshmen dhe të moralshmen, duke kërkuar argumentet e bazës së tyre të shëndoshë.
Njeriu gjatë hulumtimit dhe kërkimit të mirëfilltë gjen argumentet e vërteta.
Ndodh shpesh që edhe pse ekzistojnë argumente dhe zbulohet e vërteta, shumë njerëz nuk e ndjekin rru­g­ën e argumenteve, por qëndrojnë në bindjet e tyre me pa­ragjykime të caktuara, dhe fatkeqësisht, pjesa dër­muese e njerëzve në botë qëndrojnë në këto pozi­cione.
Jo rrallë ndodh që disa njerëz, duke hulumtuar ar­gu­mentet e së vërtetës dhe të së drejtës (po disa as që ang­a­­zhohen në këtë aspekt dhe as që e shohin të arsyshme të angazhohen), disa gjëra dhe fenomene i marrin si argumente dhe fakte, që në realitet nuk mund të merren dhe as të pranohen si argumente, ngase në esencë nuk janë argumente fare ose janë argumente jo të shëndosha.
Shpallja Hyjnore – Islami i erdhi njerëzimit nga i Plo­tfuqishmi Allah, sistem i gatshëm, i vënë mbi ar­gumente të qarta, rregullues i jetës praktike të njeriut në çdo segment, duke bërë që e tërë veprimtaria e nje­riut të jetë në binarë të shëndoshë, në rrugë të drejtë e të ar­syeshme, ashtu siç i takon njeriut si qenie me logjikë e arsye, e mbi të gjitha këto si besimtar i denjë i Allahut xhel-le shanuhu dhe përfaqësues i Tij në Tokë.
Për këtë qëllim dërgoi pejgamberë të shumtë që njerëzimit t'ia shpjegonin këtë sistem të përkryer duke i thirrur ata që ta zbatojnë në jetën e tyre praktike.
Andaj edhe Pejgamberi ynë i dashur, Muhammedi alejhi selam, ishte i ngarkuar me këtë mision të lartë, Allahu xhel-le shanuhu i thotë atij në Kur'an:
"Thuaj: Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras tek Allahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është Allahu, e unë nuk jam nga idhujtarët." [Jusuf, 180]
Nga ky ajet na bëhet e qartë se rruga, për të cilën thirri dhe të cilën ndoqi Muhammedi alejhi selam, dhe pasuesit e tij, është Islami i shpallur me argumente nga Allahu xhel-le shanuhu, i Cili është i pagabu­es­hëm dhe i pa të meta.
Ata që ndjekin rrugë tjetër përveç Islamit, janë idh­u­j­tarë, ngase pranojnë sistemin e vënë nga ai që gabon dhe që nuk është i përsosur, duke i bërë Allahut xhel-le shanuhu shok. Allahu i Plotfuqishëm nuk ka rival dhe Ai është i Vetmi, i Gjithdijshmi, dhe askush tjetër përveç Allahut s'mund të vendosë sistem të përsosur.
Andaj, të gjithë njerëzit e veçmas muslimanët e ka­në për obligim të ndjekin rrugën e Allahut xhel-le shan­u­hu dhe çdo segment të jetës ta konfirmojnë me Isla­m­in.
Këtu nuk dua të zgjerohem shumë, por më tepër do të ndalem në trajtimin e një dukurie, të përhapur shumë në mesin e njerëzve, të quajtur modë dhe modernizim.
Siç e dimë, fjala modë nënkupton tërësinë e shijeve, zakoneve e dëshirave, etj., të përbashkëta të një rrethi shoqëror a shtrese shoqërore në një kohë të caktuar, të cilat karakterizojnë mënyrën e tyre të jetesës (në veshje, në sjellje, në ndërtimin dhe mobilimin e bane­save etj.) apo model rrobash a këpucësh që është për­hapur gje­rë­sisht në një kohë të caktuar. Thënë ndryshe, modë është diçka që është e përhapur gjerë e ndiqet nga shumë veta në një kohë të caktuar, diçka e kohës.
Ndërsa me modernizimin nënkuptojmë shfaqjen mo­d­erne apo marrjen e tipareve të reja të kohës a të ep­o­kës, në të cilën jetojmë, përvetësimin e njohurive dhe shprehive moderne. Po ashtu me modernizim nën­ku­p­to­j­më përsosjen e diçkaje në mënyrë të atillë që t'u për­gji­gjet nevojave dhe kërkesave të kohës së sotme.
Disa njerëz, të cilët nuk angazhohen në kërkimin dhe analizimin e argumenteve të së vërtetës apo disa që angazhohen po nuk i analizojnë gjërat sa dhe si duhet, si argument marrin përhapjen e gjerë të një dukurie në mesin e njerëzve, kinse ajo është e drejtë dhe e mirë.
Konkretisht fjala është për modën sot, e cila imi­to­h­et nga shumë njerëz dhe shoqëri të ndryshme, pa marrë parasysh i përshtatet apo jo.
Sipas gjykimit të këtyre njerëzve, nëse një mënyrë e caktuar e veshjes a e sjelljes, apo diçka tjetër, përdoret nga një grup njerëzish, do të thotë se është e drejtë, no­r­m­ale dhe modë e kohës apo jetë moderne, dhe së cilës duhet t'i bashkangjitemi, sepse këto janë moderne dhe ky është modernizim.
Pra, ky është një imitim total i tjetrit apo i shoqërisë tjetër dhe kjo pa e analizuar fare se a e vlen të imitohet apo jo, si dhe a kemi dobi apo dëm prej një imitimi apo mode të tillë.
Sipas botëkuptimit islam, gjykimi dhe qëndrimi ynë ndaj disa traditave, shprehive dhe zakoneve nuk duhet të mbështeten mbi faktin se në ç'masë traditat janë të për­hapura dhe sa konsiderohen moderne, por duhet të mbështeten në faktin se të çfarë karakteri e dome­thë­­ni­e­je janë, sa të dobishme ose të dëmshme janë.
Nëse diçka nuk përputhet me normat islame, është e pakuptimtë, e pahijshme dhe e dëmshme, atë duhet ta largojmë dhe ta flakim, pa marrë parsysh se sa ajo mu­nd të ishte "moderne" apo "e modës". Pra, në këtë di­le­më të tillë (pranojmë diçka apo ta largojmë), masë e pra­n­i­m­it apo e refuzimit duhet të jetë gjithmonë dobia e dë­mi, e kurrsesi "modernizimi" apo "moda".
Andaj, çdo qëndrim i yni, sjellje jona, nëse është e dobishme, e drejtë, e shëndoshë dhe fisnike në aspektin fetar, moral, shkencor e shoqëror, është e pranuar dhe ka përparësi mbi atë që është moderne, aq më tepër kur ky modernitet është i dëmshëm dhe shkatërrues siç janë lakuriqësia, prostitucioni, droga, alkooli etj.
Për këtë Allahu xhel-le shanuhu në Kur'an e po­rosit Pejgamberin alejhi selam që t'u thotë njerëzve:
"Thuaj: Nuk është e njëjtë e keqja dhe e mira, po edhe nëse të mahnit ty shumimi i së keqes, pra kini frikë Allahun (e mos pranoni të keqen), o ju të zotët e mendjes, ashtu që të shpëtoni". [Maide, 100]
Ajeti na e bënë të qartë se e mira dhe e keqja nuk janë të njëjta, por edhe nëse përhapet një e keqe shumë në mesin e njerëzve, nuk do të thotë se ajo është mirë, e drejtë dhe normale, siç mendojnë shumë njerëz.
Shembull, rasti i prostitucionit dhe lakuriqësisë, të cilat janë të përhapura në një masë të gjerë ndër njerëzit, dhe shumë njerëz mendojnë se me të vërtetë ky është kusht i jetës moderne dhe të përparuar, civili­zim e qytetërim njerëzor.
Pse mendojnë kështu?!
Vetëm pse janë të përhapura shumë, e nuk ndalen në analizën dhe studimin e pasojave të tyre, e pastaj të vlerësojnë drejt e realisht një dukuri të tillë.
Andaj, edhe ajeti kur'anor u bën thirrje dhe u drej­tohet njerëzve që logjikojnë, mendojnë dhe i analizojnë gjërat si duhet, dhe nuk i pranojnë gjërat pa farë analize e studimi të pasojave dhe efekteve të tyre, në mënyrë që të mos bien në humnerat e shkatërrimit. Nëse është e mirë dhe e dobishme, e pranojnë, e nëse është e keqe dhe dëmshme, e largojnë.
Kështu veprojnë vetëm njerë­zit e mençur.
Sipas mësimit Islam është e qartë se si duhet të jetë qëndrimi ynë ndaj të gjitha shprehive, sjelljeve dhe që­­nd­rimeve të modernizuara, të cilat janë të dëmshme dhe të cilat kontribuojnë në përhapjen e të këqiave të ndry­shme.
Pra, ky qëndrim është qëndrim negativ ndaj këtyre shprehive dhe traditave të tilla, që do të thotë largim dhe luftim i tyre në mënyrë të vendosur dhe të vetëdij­shme.
Një qëndrim i tillë kërkon vullnet të fortë, vetëdije të lartë, vendosmëri, guxim moral, njohuri të drejtë dhe ndjesi ndaj vlerave morale si edhe njohuri për gjithë të keqen dhe të dëmshmen.
E një vullnet të tillë, vetëdije, guxim, moral, vend­osmëri, njohuri dhe ndjesi duhet ta ketë çdo musliman e muslimane, ngase për këtë i mëson feja islame dhe këtë e kërkon prej tyre.
A thua vallë, a lejohet moda tek ne në Islam?!
Dhe a mund ta ndjekim ne modën?!
Fjala modë nuk duhet kuptuar vetëm si një dukuri që duhet të ndiqet apo të imitohet një person a një sho­që­ri në mënyrën e tij të jetesës (sjelljes, veshjes, mënyr­ës së të ushqyerit, modelit të rrobave, këpucëve etj.) pa marrë parasysh se a i përshtatet atij apo jo, ose a ka ndonjë dobi prej saj apo jo.
Por, modën duhet ta kuptojmë si një dukuri që duhet ta udhëheqim ne vetë në dobinë tonë, e jo në dë­m­in to­në, pa e imituar askënd dhe kjo brenda suazave e kri­tereve të normave islame.
Njeriu duhet të jetë kreator për modën e vet, për id­e­alet e veta dhe parimet morale të tij, e kurrsesi të behet rob i modës, pa marrë parasysh qëllimin e saj dhe drej­t­i­m­in nga shpie ajo.
Gjatë jetës së përditshme në botën e sotme të mode­r­nizuar, modën e veshjes dhe të sjelljes më së shumti e përcaktojnë dhe lancojnë duke e përhapur tek të tjerët individët, ose qarqe të ndryshme të ngushta nga pikë­pa­m­jet e tyre personale, planet dhe interesi i tyre perso­n­al, kurse të tjerët e pranojnë atë, fatkeqësisht, pa kurr­farë mendimi të shëndoshë dhe arsyetimi.
Kjo është katastrofë për njerëzimin, ngase kjo është njëra nga dukuritë e nënshtrimit të verbër të tyre, të cilën muslimanët nuk mundin dhe nuk bën ta pranojnë në mënyrë të verbër dhe me çdo kusht.
çdo shoqëri apo bashkësi ka të drejtë të vendosë kriteret, dispozitat dhe ligjet e saja ashtu si dëshiron ajo, apo ashtu si e sheh të arsyeshme se është më mirë dhe më drejtë për atë grup shoqëror.
Po ashtu ka të drejtë, t'i flakë të gjitha shprehitë dhe çdo metodë, që nuk janë në përputhje me parimet e tyre jetësore dhe me mënyrën e jetësës së tyre.
Me një theks të veçantë e themi dhe ua bëjmë me dije lexuesve, sidomos muslimanëve, se vënia e modës së huaj në mënyrën e huaj të jetesës paraqet nënçmimin më të vrazhdë të njeriut dhe vlerës së tij, në të drejtat e tij, dhe në lirinë e tij njerëzore.
Ky tjetërësim i vetvetes me përvetësimin e modës së huaj dhe mënyrës së huaj të jetesës verbërisht, i për­gja­s­on majmunit, i cili e imiton njeriun dhe e përcjell me     gje­­s­tet e tij.
Muslimanët e muslimanet duhet të jenë faktorë të vetëdijshëm, të gjykojnë drejtë, të logjikojnë me kokat e tyre e të mos bien në kurthën dhe nën ndikimin e intri­ga­ve të të tjerëve, aq më tepër kur kjo çon në dëmin dhe regresivitetin e tyre moral.
Muslimanët si subjekt të veprimtarisë dhe aktivite­tit të gjithmbarshëm të tyre duhet ta kenë kulturën e vet islame të veshjes, të sjelljes, të mënyrës së të ushqyerit, të mënyrës së ndërtimit dhe mobilimit të banesave, mo­delin e veshmbathjes etj., e kjo kulturë ka qenë gji­th­m­o­në, është dhe duhet të jetë e ndërtuar në përputh­shmëri të plotë me dispozitat e moralit islam, me pa­rim­et hi­gji­e­nike bashkëkohore, me shijen e mirë dhe me format estetike.
Muhammedi alejhi selam thotë në një hadith:
"Kush i përgjason një populli, ai është prej tyre."
Pra, muslimani nuk duhet t'i përngjajë askujt, as të imitojë tjetrin, por duhet të ruaj dhe të mbajë kulturën e vet dhe të kultivojë e të ndjekë modën e vet islame.

Saturday, January 14, 2012

Shtatë foshnjat që kanë folur në djep


Falënderimi i takon vetëm Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Tij, Muhamedin alejhi selam, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Eselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!

I lartësuar është Allahu dhe Ai është i Plotfuqishëm të bëjë çdo gjë, si të dojë dhe kur të dojë dhe nuk ka kufi për Fuqinë dhe Pushtetin e Tij Subhanehu ue Teala.


Ata të cilët kanë folur në djep (foshnja) janë shtatë (që ka argumente për ta, disa numërojnë edhe më shumë), dhe që ta kuptojmë shprehjen "kanë folur në djep", e ka kuptimin që kanë folur në një moshë që nuk flasin në të fëmijët asnjëherë, (pra nga mosha një ditë e deri sa te flas ky fëmijë normalisht ) dhe këto quhen mrekulli që Allahu jua ka dhënë këtyre njerëzve nëpërmjet fëmijëve të tyre siç janë këto raste, në kohë dhe momente të vështira, që t’i mbrojë nga ajo që i akuzojnë, siç është rasti i Merjemes alejhas-selam ose adhuruesit Xhurejxh, ose Jusufit alejhi selam kur e akuzuan për imoralitet (kurvëri), Allahu menjëherë i mbrojti këta njerëz të pastër dhe të ndershëm siç është tradita e Tij në të tilla raste, që ëndërron gjithmonë në mbrojtje te atij që i bëhet padrejtësi, se kush e ruan Allahun në kohë te mirë dhe largohet nga haramet, e ruan atë Allahu kur është në vështirësi, dhe i ka mbrojtur këta besimtarë nga këto akuza nëpërmjet gojës së këtyre foshnjave të pastra dhe të porsalindura siç është rasti i Isait dhe djalit te ngjitur te Xhurejxhit, ku nuk kishte kush t’i mbronte përveç Allahut, dhe nuk kishte kush të dëshmonte për pastërtinë e tyre, por Allahu ju dha gjuhë këtyre foshnjave që te dëshmonin ndershmërinë e tyre, dhe shqiptuan fjalë madhështore që nuk mund t’i thotë as burri i mençur nganjëherë, dhe i nxori Allahu te pastër robërit e tij.

Ose ka qenë e folura e këtyre foshnjave, shkak për qëndrueshmëri deri në momentet e fundit për moskthimin në "shirk" te nënave te tyre kur donin te shtireshin sikur ndërruan fenë nga frika për fëmijët e tyre, siç është rasti i parukieres së Faraonit dhe Nëna e djalit në historinë e hendeqeve prej zjarri, për shkak se thonin: Allahu është Zoti jonë, pra për shkak te besimit te tyre në Allahun. dhe tani po ti sqaroj një nga një:

1- Isai alejhi selam. “Unë jam rob i Allahut…"

Thotë Allahu në Kuran: ﴾Dhe trego (o Muhamed) në Libër për Merjemen, kur u tërhoq nga familja e saj në një vend në lindje, duke e fshehur veten nga ata. Ne i dërguam Shpirtin Tonë (Xhibrilin), i cili iu paraqit asaj si një njeri i plotë. Ajo i tha: “Unë kërkoj që të më mbrojë i Gjithëmëshirshmi prej teje, nëse i frikësohesh Allahut. Ai tha: “Në të vërtetë, unë jam vetëm një i dërguar i Zotit tënd, që të të dhuroj ty një djalë të pastër.” Ajo tha: “Si mund të kem unë djalë, kur asnjë mashkull nuk më ka prekur e nuk jam as e pacipë?!” iu përgjigj: “Kështu është! Zoti yt ka thënë: ‘Kjo për Mua është e lehtë. Në do ta bëjmë atë (Isain) shenjë për njerëzit dhe mëshirë nga ana Jonë’. Dhe kjo është punë e kryer.” Ajo mbeti me barrë e u tërhoq me të në një vend të largët. Dhembjet e lindjes e detyruan atë që të shkonte te trungu i një hurme. Ajo tha: “Ah, sikur të kisha vdekur para kësaj (ngjarjeje) dhe të isha harruar krejt!” Një zë e thirri nga poshtë: “Mos u pikëllo, se Zoti yt të ka bërë një burim uji poshtë teje! Shkunde trungun e palmës, që të bien mbi ty hurma të freskëta!. Ha, pi dhe qetësohu. Nëse vëren ndonjë njëri, i thuaj: “Unë jam betuar në të Gjithëmëshirshmin se do të agjëroj, prandaj sot nuk do të flas me askënd.” Dhe u kthye te populli i vet, duke mbajtur fëmijën. Ata i thanë: “O Merjeme, ke bërë diçka të turpshme! 
O motra e Harunit! Babai yt nuk ka qenë njëri i keq, as nëna jote nuk ka qenë grua e shthurur.” Ajo bëri me shenjë nga i biri. Ata thanë: “Si t’i flasim ne fëmijës që është në djep?” Ai (Isai në djep) tha: “Unë jam rob i Allahut. Ai më ka dhënë Librin (Ungjillin), më ka bërë profet dhe më ka bërë të bekuar kudo që të jem. Ai më ka porositur që të falem e të jap zeqatë sa të jem gjallë dhe që të jem i mirë ndaj nënës sime dhe nuk më ka bërë të ashpër dhe të padëgjueshëm﴿. (Merjem 16-32)
Fjala e Allahut " Një zë e thirri nga poshtë". Thonë komentuesit e Kuranit ai është Isai i porsalindur, dhe ajetet në vazhdim e tregojnë qarte që flet në mbrojtje te nënës se tij i porsalindur.

2- "Djali" i Xhurejxhit ("Babai im është filan bari".)

Transmetohet nga Ebu Hurejre radiAllahu anhu se ka thënë i Dërguari i Allahut alejhis selam: " Tre foshnja kanë folur në djep: 1- Isai, 2- dhe ka qenë nga mesi i izraelitëve një njëri të cilin e quanin Xhurejxh. Një dite kur po falej në faltoren e tij (jashtë qytetit) i erdhi e ëma për vizitë dhe e thirri Xhurejxhin. Tha në veten e tij: O Zot nëna apo namazi? dhe vazhdoi te falej derisa e plotësoi ,kthehet e ëma në shtëpi, dhe e përsërit vizitën e saj tre dite, dhe ndodh e njëjta gjë,. Xhurejxhi në namaz, e thërret nuk i përgjigjet por plotëson namazin, atëherë ajo tha: ‘O Zoti im, mos e vdis derisa ti tregosh (sprovosh) me laviret ( te takohet me ta).
Një dite e kujtojnë Xhurejxhin një shtrese e prishur nga izraelitet dhe deshën t’ia prishnin moralin, dhe gjejnë një kurve te bukur dhe ja dërgojnë kundrejt pagesës)
Kur Xhurejxhi ishte në vend-adhurimin e vet. Vjen kjo grua e bukur, dhe ja ekspozon trupin e saj dhe e fton për dashuri, Xhurejxhi e refuzon këtë gjë dhe e përzë, ajo nga inati takon një çoban që kulloste bagëtitë rreth tempullit, dhe bënë me te zina(dashuri) dhe ngel shtatzënë, kur lindi e pyeten se kush është i ati?Tha:" ky është fëmija Xhurejxhit", atëherë u zemëruan njerëzit për këtë punë te fëlliqur dhe shkojnë tek ai, e fyejnë dhe e rrahin dhe ja prishin tempullin, dhe kur urdhëroi mbreti që ta vrisnin. Xhurejxhi ju thotë: "Çfarë keni me mua? jam i pafajshëm" i thanë ti ke bërë këtë e këtë. Tha: " Me jepni kohë sa te marr abdes dhe te fal dy rekatë", dhe kur i mbaroi,shkoi tek foshnja, e vendosi gishtin e tij në barkun e foshnjës dhe i tha:"O vogëlush kush është babai yt"? Vocërraku i porsalindur ju përgjigj:"Babai im është filan bari". Atëherë filluan njerëzit ta përqafonin dhe ti kërkonin falje dhe i thanë që do t’ia rindërtojnë vend-adhurimin prej Ari (Floriri), por Ai refuzoi dhe tha:" ma ndërtoni prej balte siç ishte.

3- Foshnja që thotë: "O Zoti im, mos më bëj si ky" "O Zoti im, më bëj si kjo!"

Një grua izraelite po i jepte gji të birit. Pranë saj rastësisht kaloi një kalorës i bukur. Ajo tha:
"O Zoti im, bëje djalin tim që t’i përngjajë këtij kalorësi". Djali e lëshoi gjirin, u kthye nga kalorësi dhe tha: "O Zoti im, mos më bëj si ky", pastaj përsëri vazhdoi të pinte.
(Ebu Hurejre radiAllahu anhu thotë se sikur po e shoh te Dërguarin e Allahut alejhis selam si e thith gishtin e vet duke jua shëmbëlluar fëmijën shokëve) . Pastaj sollën një robëreshë,dhe po e rrihnin, ndërkaq e ëma e djalit tha: ‘O Zoti im, mos e bëj djalin tim si kjo!’
Ai e lëshoi gjirin dhe tha: "O Zoti im, më bëj si kjo!"
"Pse?" e pyeti e ëma. Ai ju përgjigj:"Kalorësi është njëri i keq e gjakpirës, kurse për robëreshën thonë se ka vjedhur dhe ka bërë zina, kurse ajo nuk ka bërë asgjë nga këto"." (Buhariu dhe Muslimi) 

4- Foshnja në historinë e hendeqeve prej zjarri.

Foshnja në historinë e hendeqeve prej zjarri, që tregohet në suren El-Buruxh, ku një mbret mizor thërriste që ta adhuronin atë si zot, dhe Allahu nxjerr nga populli i këtij mbarti një djalë besimtar që i ftonte njerëzit në adhurimin e Allahut si Zot te vetëm, dhe lënien e adhurimit te mbretit dhe magjistarit te tij, kur dëgjon Mbreti zemërohet dhe vendos zhdukjen e këtij djaloshi, mbas disa atentateve te dështuara për zhdukjen e djaloshit besimtar, me në fund, me mënyrën që i tregoi djali mbretit, si rrugë e vetme për vrasjen e tij ishte që mbreti te grumbullonte gjithë popullin në një dite te caktuar, dhe ta qëllonte djalin besimtar para tyre duke shqiptuar me zë të lartë që ta dëgjonin te gjithë te pranishmit: " Në emër te Zotit te këtij djaloshi". Dhe mbasi e lidh para gjithë popullit të grumbulluar për te parë këtë ngjarje Mbreti thotë:" Në emër te Zotit te këtij djaloshi" dhe e qëllon për vdekje, atëherë njerëzit thanë: Mbreti nuk mundi ta vrasi djalin besimtar vetëm se kur tha :" Në emër te Zotit te këtij djaloshi" atëherë ne besuam në Zotin e djaloshit besimtar, atëherë Mbreti i zemëruar urdhëroi rrethimin e tyre, dhe hapjen e hendeqeve te thella dhe ndezjen në të zjarr te madh për djegien e besimtareve, dhe ushtaret hidhnin në të, të gjithë ata që thonin Zoti jonë është Allahu, derisa erdhi radha e një gruaje që kishte në gjirin e saj një fëmijë te vogël, dhe nga dhembshuria për të, vendosi te shtiret sikur beson që Mbreti është zot, por Allahu ja mundësoi këtij fëmijë që po pinte gllënjkat e fundit nga gjiri i nënës te tij, që ti thoshte asaj para ushtareve dhe para mbretit: " Duro o nëna ime se ti je me te drejtën dhe do shpërblehesh për këtë" dhe duroi dhe i hodhën te dy (nënë e bir) në zjarrin gjigant. ( ngjarja është e gjatë dhe kjo ishte përmbledhje hadithesh nga Muslimi, Ahmedi,Nësai…). (Sot ky vend ndodhet në jug te Arabisë Saudite, në Xhezan,dhe është i rrethuar, nuk lejohet hyrja nën moshën 18 vjeç, për shkak se duken kockat dhe hiri sipër tokës sikur ngjarja ka ndodhur para disa vitesh e jo para rreth 1600-1700 viteve)

5- Djali i parukieres së vajzave të faraonit

Transmeton Abdullah ibn Abasi se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Kur kam qenë në Natën e Israsë (udhëtimi i tij natën nga Mekja për në Aksa), dëgjova një erë shumë të këndshme, dhe i thashë Xhebrailit alejhis selam( që e shoqëronte): "Çfarë është kjo erë kaq e këndshme?" më tha:" Kjo është era e parukieres se Faraonit dhe fëmijëve te saj". I thashë: "Si është puna e saj?". Me tha (Xhibrili): kur ka qenë një ditë duke krehur vajzën e Faraonit i ka shpëtuar nga dora krehri dhe është ulur për ta kapur dhe ka thënë:" Bismilah". i ka thënë vajza Faraonit: "Babai im?". i ka thënë Parukierja:" Jo por Zoti im dhe Zoti babait tënd Allahu". Dhe shkon vajza e i thotë Faraonit, ky urdhëron që ta sjellin gruan se bashku me pesë fëmijët e saj, dhe i thotë:" O filanë a mos ke Zot tjetër përveç meje që e adhuron?". i thotë me qetësinë e besimtares: "Po Zoti im dhe Zoti jot Allahu". ky urdhëron që të merret një kazan i madh dhe të vendoset në zjarr e të mbushet me vaj, dhe urdhëron që të hidhet djali më i madh i saj në vaj te vluar nëse gruaja nuk kthehet në mosbesim, dhe kështu bëjnë, e hedhin djalin e madh nën ulërimat e tij dhe mbas disa minutash del trupi i tij i djegur nga nxehtësia e vajit, i thonë nënës: A ke Zot tjetër përveç meje tani?
i thotë gruaja: "Po Zoti im dhe Zoti jot Allahu". Atëherë Faraoni i inatosur urdhëron te merret djali i dytë dhe të hidhet në vaj. E tërheqin me forcë dhe e hedhin në vaj dhe mbas disa minutash del i përcëlluar dhe bashkohet me trupin e vëllait të djegur që notonin sipër vajit të nxehtë, dhe nëna e vëllezërit e tyre shikonin. Përsëri e pyet Faraoni dhe përsëri e njëjta përgjigje nga nëna e djemve që ja hidhnin njëri pas tjetrit në zjarr(vaj) deri sa i ngel më i vogli në gji, ndjen dhembshuri për të, dhe mendon te tërhiqet për ta shpëtuar nga vdekja, por Allahu i jep gjuhë dhe shqiptim këtij vogëlushi që po pinte nga gjiri i se ëmës dhe i thotë ky vogëlush:" O nëna ime mos u tërhiq po hidhu se ndëshkimi i dynjasë ( vaji i nxehtë) është shumë më i lehte se ndëshkimi në botën tjetër". Atëherë nëna e tij i thotë Faraonit:"Kam një dëshirë". " kush është dëshira jote -i thotë Faraoni - se në do ta plotësojmë". i thotë nëna e djemve:" Dua që ti grumbullosh kockat e mija dhe te fëmijëve dhe t'na varrosesh në të njëjtin varr". Dhe e hedhin në zjarr me gjithë fëmijën.(Sunën ibn Maxheh)

6- Dëshmitari i Jusufit alejhis selam

Transmetohet nga ibn Abasi RadiAllahu anhu se i Dërguari i Allahut alejhis selam ka thënë:"Nuk kanë folur në djep përveç katër(fëmijëve) Isai, dëshmitari i Jusufit alejhis selam, "djali i Xhurejxhit, dhe djali i Parukieres se Faraonit.( Transmeton Hakim në mustedrek) 
Kur gruaja e ministrit te Egjiptit i mbylli dyert e dhomës së saj mbasi e kishte futur brenda saj (dhomës) me dredhin e një gruaje të dashuruar shërbëtorin e saj të bukur Jusufin alejhis selam, djalin e Jakubit alejhis selam dhe e urdhëroi që te kryente marrëdhënie me të, Jusufi i ndershëm refuzoi, dhe tentoi që të shpëtojë nga dredhia e saj duke dalë nga dhoma ajo e kapi nga këmisha nga pjesa e kurrizit që ta ndalonte për te realizuar qëllimin e saj, ndërkohë ju gris këmisha nga mbrapa (kurrizi) nga tërheqja, dhe ndodhi që erdhi burri i saj, dhe kjo, gruaja e tij për tu justifikuar për atë që kishte bërë ja hodhi fajin Jusufit alejhis selam duke thënë që ai ju kishte vërsulur asaj, dhe Allahu që nuk i shpëton asgjë i jep gjuhë që të flas një fëmijë te vogël në djep dhe të tregoje historinë. thotë Allahu në Kuran: (Jusufi) tha: “Ajo provoi të më joshte”. Një i afërt i saj (që u gjend aty), pohoi…" sipas hadithit te transmetuar nga ibn Abasi tregohet që ai ishte foshnje.( për këtë ka mendime te ndryshme nga dijetaret)

7- Mubarek El-Jemameh "Ti je i Dërguari i Allahut".

Në një transmetim te Muared bin Abdullah El-Jemani nga gjyshi i tij ka thënë: kam shkuar për kryerjen e haxhit te lamtumirës dhe kam hyrë në vendbanimet e Mekës dhe kam parë te Dërguarin e Allahut alejhis selam, dhe fytyra e Tij ndriçonte si hëna e plotë, dhe dëgjova tek ai gjëra interesante, i ka ardhur një burrë nga Jemamah që mbante në duart e tij një djalë te porsalindur (donte ta bekonte i Dërguari i Allahut), kur e mori foshnjën i Dërguari i Allahut alejhis selam në duart e tij te bekuara, i thotë: "kush jam unë?". i përgjigjët foshnja: "Ti je i Dërguari i Allahut". i thotë Muhamedi alejhi selam:"te drejtën the, Allahu të bekoftë". Dhe thonë bashkëfshataret e tij që djali nuk ka folur me derisa është rritur.( Transmeton Bejhekiu në dalail en-nubue) . 
Thotë ibn Haxheri se Dahaku ka thënë në tefsirin e tij që Jahja alejhis selam ka folur në djep. Thotë imam El-Begeuij në tefsirin e tij që edhe Ibrahimi alejhis selam ka folur në djep dhe gjithashtu thonë për Muhamedin alejhis selam sapo ka lindur ka folur duke lutur Allahun. 
Allahu e din me se miri dhe prej tij falje dhe ndihme kërkojmë. 

Përgatiti: Vëllai juaj Murat Basha

Riad me 19/4/2008
 Marrenga;Burimiijetes.com

Thursday, December 22, 2011

PASIONET E TË VDEKURVE


 

PASIONET E TË VDEKURVE

Falënderimet i takojnë Allahut të Madhëruar ndërsa përshëndetjet qofshin mbi te dërguarin e Tij, Muhammedin, familjen, shokët dhe tërë pasuesit e tij!
Çdo njeri në këtë botë ka dëshira të shumta dhe të ndryshme, varësisht nga ambienti, mentaliteti dhe shoqëria e tij. Po e pyete një njeri: “Cilat janë kërkesat tua?”, nëse është nga një ambient i varfër ku ka përjetuar varfërinë dhe mjerimin, ai do të dëshironte të bëhej i pasur, të ketë tokë e vetura dhe të dëfrehej e jetojë në luks ashtu siç jetojnë shumë njerëz. Po e takove një të sëmurë, të cilin sëmundja e ka shtrirë për toke, e ka paralizuar, e ka bllokuar, e ka privuar nga kënaqësia e ushqimit dhe gjumit, dhe e pyet për dëshirat e tij, pa dyshim se do të dëshironte të shërohej, qoftë edhe me shpenzimin e tërë pasurisë. Nëse pyet disa të pasur për pasionet e tyre, do të vëresh se ata duan edhe më shumë pasuri, duan të jenë më të pasur se filanin e filani. Kështu, i varfëri nuk kënaqet, i pasuri nuk ngopet ndërsa dëshirat e dynjasë nuk kanë fund. Të vërtetën e ka thënë Muhammedi, alejhi’s selam:
“لو أن لابن آدم واديا من ذهب، أحب أن يكون له واديان، ولن يملأ فاه إلا التراب، ويتوب الله على من تاب
Sikur njeriu ta kishte një lugine të tërë me ar, do të dëshironte t’i bënte dy të tilla. Gojën (gushën) e tij nuk do ta mbush (ngopë) asgjë përveç dheut kurse Allahu i Madhëruar fal ata që pendohen”.
Pra, njeriu vazhdon të mbetet kureshtar për pasuri dhe grumbullim të saj derisa ta mbulojë dheu i varrit.
Me gjithë këto dallime në dëshira, ata gjatë tërë jetës së tyre mundohen t’i realizojnë ato, dhe disa veç ia arrijnë qëllimit pasi që Allahu i Madhëruar ua mundësoi ato.
Megjithatë, një grup njerëzish nuk ia arrijnë dot realizimit të këtyre dëshirave. Përse? A kemi ne mundësi t’iu ndihmojmë atyre? Këta janë pengjet e mëkateve të tyre, janë gurbetçarët që nuk kthehen; janë të vdekurit, Allahu i Madhëruar na ndihmoftë!
A thua çfarë dëshirojnë të vdekurit? Kush mund të na dëftojë dëshirat e tyre kur lidhjet tona janë shkëputur me ta dhe ata veç janë harruar?
Le të flasim pak për këtë grup të harruar që të njihemi për së afërmi me kërkesat e tyre, për këtë grup që kanë parë Xhennetin dhe Xhehennemin, kanë parë melaiket, gajbi (sekreti) iu është bërë i njohur, bindshëm mësuan të vërtetën e dunjasë dhe ahiretit, u bindën se janë në berzah (jetën në varreza) dhe se do të ringjallen për një ditë të madhe, andaj: A dëshirojnë që të kthehen në këtë botë që të dëfrehen me kënaqësitë e saja dhe të posedojnë pasuri sa më të madhe apo çka? Dëshira e shumë njerëzve në këtë botë nuk tejkalon një pozitë të lartë, grua të bukur, veturë luksoze, shtëpi të madhe, pasuri të shumta, dëfrim e argëtim. Kurse sa i përket të vdekurve, çfarë duan nga dynjaja që kanë ikur prej saj, që janë mashtruar me të, që tani njohën të vërtetën e saj dhe që ia kthyen shpinën për të mos u kthyer më në të?
Le t’i kthehemi librit të Allahut të Madhëruar, Kur’anit, dhe Sunnetit të Muhammedit, alejhi’s selam, e të shohim se çfarë na mësojnë për këtë, respektivisht për dëshirat e vepërmirëve dhe mëkatarëve!
1. Dëshirat e të mirëve
Kur besimtari të vdes dhe të bartet mbi supe, thërret që të nxitojnë të gjallët dhe ta dërgojnë në varr, atje ku do ta takoj mirësinë dhe begatinë e Allahut të Madhëruar. Ebu Seid el Hudrijj transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“إذا وضعت الجنازة فاحتملها الرجال على أعناقهم، فإن كانت صالحة قالت: قدموني قدموني، وإن كانت غير صالحة قالت: يا ويلها أين يذهبون بها؟ يسمع صوتها كل شيء إلا الإنسان، ولو سمعها الإنسان لصعق
Kur të vendoset xhenazja dhe burrat ta bartin mbi supe, nëse ka qenë vepërmirë thërret: Shpejtoni, shpejtoni! Ndërsa nëse ka qenë prej mëkatarëve, thërret: Mjerë për mua, po ku më dërgojnë! Zërin e saj e dëgjojnë të gjithë përveç njeriut, i cili po ta dëgjonte do të alivanosej”.
Kur të futet në varr, përgëzohet me Xhennet, të cilin e sheh nga varri i tij. Ky nuk dëshiron të kthehet në dynja, por dëshiron që të bëhet kiameti që ta shijojë edhe në praktikë këtë mirësi të Allahut të Madhëruar. Pejgamberi, alejhi’s selam na ka mësuar se pas përgjigjeve të njeriut në pyetjet e dy melekëve në varr,:
”….نادى مناد من السماء: أن صدق عبدي فافرشوه من الجنة، وألبسوه من الجنة، وافتحوا له بابا إلى الجنة، فيأتيه من روحها وطيبها، ويفسح له في قبره مد بصره، ويأتيه رجل حسن الوجه حسن الثياب طيب الريح، فيقول: أبشر بالذي يسرك، هذا يومك الذي كنت توعد، فيقول له: من أنت؟ فوجهك الوجه يجيء بالخير، فيقول: أنا عملك الصالح، فيقول: رب أقم الساعة، رب أقم الساعة، حتى أرجع إلى أهلي ومالي
Thërret një thirrës nga qielli: Robi Im e tha të vërtetën andaj shtrojini shtroje Xhenneti dhe visheni me rroba të Xhennetit dhe hapjani një derë prej Xhennetit. Aroma dhe freskia e Xhennetit i arrijnë në varr si dhe i zgjerohet varri aq sa mund ta shohin sytë e njeriut. Pastaj i vjen nje njeri fytyrëbukur, i veshur bukur dhe me aromë të këndshme e i thotë: Përgëzohu ngase sot është dita që të është premtuar! Po kush je ti ngase fytyra të tregon se ke ardhur me të mirë?! -  e pyet. Unë jam vepra jote e mirë- i përgjigjet. Atëherë ai lutet: O Zoti im! Bëjë kiametin, bëje kiametin që të kthehem tek familja dhe pasuria ime!”.
Kjo sa i përket besimtarit. Kurse pabesimtari apo hipokriti, edhe pse përjeton dënime të rënda në varr, me gjithë këtë, ai lutet që të mos ndodhë kurrë kiameti ngase e di se dënimi i Xhehennemit është shumëfish më i rëndë.
Është vërtetuar nga Pejgamberi, alejhi’s selam se kur besimtari të përgëzohet me Xhennet në varrin e tij, dëshiron të kthehet tek familja që t’i informojë për shpëtimin dhe ngadhënjimin e tij me Xhennet. Xhabir b. Abdullahu transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“إذا رأى المؤمن ما فسح له في قبره، فيقول: دعوني أبشر أهلي – وفي رواية -فيقول: دعوني حتى أذهب فأبشر أهلي، فيقال له: اسكن
Kur besimtari të sheh gjerësinë e varrit, kërkon: Lërmëni të kthehem tek familja – në një transmetim – lërmëni të shkoj e ta përgëzoj familjen time! Qetësohu këtu- i thuhet. ”.
Allahu i Madhëruar, në kaptinën Jasin, na ka rrëfyer për besimtarin i cili e thirrte popullin e vet në besim ndërsa ata e mohonin dhe luftonin, madje edhe e mbytën. Kur pa mirësinë e Allahut të Madhëruar dhe shpëtimin nga zjarri i Xhehennemit, pati dëshirë të kthehej edhe një herë në dunja dhe t’i rrëfejë popullit të vet për këtë ndoshta besojnë. Thotë Allahu i Madhëruar:
“قِيلَ ادْخُلِ الْجَنَّةَ قَالَ يَا لَيْتَ قَوْمِي يَعْلَمُونَ بِمَا غَفَرَ لِي رَبِّي وَجَعَلَنِي مِنَ الْمُكْرَمِينَ
Atij i është thënë: “Hyn në xhennet! e ai tha: “Ah, sikur ta dinte populli im, 27. Për çka më fali Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!”. (Jasin, 26-27)
Pra, shpreson që populli i tij, të cilët e luftuan Allahun e Madhëruar, refuzuan t’i përgjigjen urdhrave të Tij, ta dinë shpërblimin që e fitoi për shkak se iu përgjigj fjalës së Allahut të Madhëruar.
Kurse dëshmori, edhe pse disponon me një pozitë shumë të lartë tek Allahu i Madhëruar, ai prapëseprapë dëshiron të kthehet në dunja që të luftojë në rrugën e Allahut të Madhëruar dhe të vritet qoftë edhe dhjetë herë. Thotë Pejgamberi, alejhi’s selam:
“ما أحد يدخل الجنة يحب أن يرجع إلى الدنيا وله ما على الأرض من شيء، إلا الشهيد؛ يتمنى أن يرجع إلى الدنيا، فيقتل عشر مرات، لما يرى من الكرامة
Nuk ka njeri që hyn në Xhennet e që do të dëshironte të dilte prej tij edhe po t’i jepej tere dynjaja përveç dëshmorit, i cili dëshiron të kthehet ne dunja dhe të vritet si dëshmor qofte edhe dhjetë herë. Kjo si motivim nga nderi që pa (për dëshmorin)”.

Xhabiri transmeton se ishte takuar me Pejgamberin, alejhi’s selam i cili e pati pyetur:
“يا جابر ما لي أراك منكسرا؟ قلت: يا رسول الله استشهد أبي، قُتِلَ يَوْمَ أُحُدٍ، وترك عيالا وَدَيْنًا، قال: أفلا أبشرك بما لقي الله به أباك)؟ قال: قلت: بلى يا رسول الله، قال: ما كَلَّمَ الله أحدا قط إلا من وراء حجاب، وأحيا أباك فَكَلَّمَهُ كِفَاحًا فقال: يا عبدي تَمَنَّ عَلَيَّ أُعْطِكَ، قال: يا رب تحييني فأقتل فيك ثانية، قال الرب عز وجل: إنه قد سبق مني أنهم إليها لا يرجعون قال: وأنزلت هذه الآية :  وَلاَ تَحْسَبَنَّ الَّذِينَ قُتِلُواْ فِي سَبِيلِ اللّهِ أَمْوَاتاً
O Xhabir, përse të shoh të mërzitur. O i dërguari i Allahut! Babai im ra dëshmor në betejën e Uhudit ndërsa pas më la familje (të shumtë) dhe borxh. A të mos përgëzojë se me çfarë e takoi Allahu i Madhëruar babain tënd?! Gjithsesi o i dërguari i Allahut! –u përgjigj Xhabiri. Askujt Allahu i Madhëruar nuk i foli pa perde ndërsa babain tënd e ringjalli dhe i foli pa perde dhe i tha: Dëshiro o robi Im e Unë ta jap atë! O Zot, me ringjall në dynja prapë dhe të vritem përsëri për Ty! Po Unë kam caktuar se pas vdekjes ju nuk ktheheni në të. Zbriti ky ajet: Mos i mendoni të vdekur ata qe dhanë jetën në rrugën e Allahut”.
2. Dëshirat e mëkatarëve
Mëkatari, i cili jetën e kalon në lojë e dëfrime, pendimin e lë për më vonë, shpreson se do të jetojë gjatë dhe nuk e di se vdekja i vie befas dhe nuk e afatizon qoftë as edhe për një çast. Mbetet në varr peng i veprës së tij duke ndier keqardhje për atë që i kaloi dhe duke shpresuar në gjëra që fare nuk do i bëjnë dobi. Çfarë dëshiron i tilli kur ta shoh veten në mesin e të vdekurve?
a) Namaz, qoftë edhe dy rekate. Mëkatari dëshiron sikur të kthehej në këtë botë që të falte vetëm dy rekate. Transmeton Ebu Hurejre se Pejgamberi, alejhi’s selam kaloi pranë një varri e tha:
“من صاحب هذا القبر؟ فقالوا: فلان، فقال: ركعتان أحب إلى هذا من بقية دنياكم
Kush është i varrosur këtu? Filani – u përgjigjën. Për të vetëm dy rekate janë më të dashura se tërë dynjaja juaj”.
Në një transmetim tjetër qëndron:
“ركعتان خفيفتان مما تحقرون وتنفلون، يزيدها هذا في عمله، أحب إليه من بقية دنياكم
Dy rekate të lehta e vullnetare që ju i merrni si të thjeshta, po t[ua shtonte veprave të tij, do të ishte më e dashur për të se tërë pjesa e dynjasë që iu ka mbetur”.
Dëshira më e madhe e një të vdekuri mëkatar është që t’i zgjatet jeta të paktën për të falur edhe dy rekate namaz. A nuk e ka dëgjuar ky mëkatar fjalën e Muhammedit, alejhi’s selam drejtuar të gjallëve:
“الصلاة خير موضوع، فمن استطاع أن يستكثر فليكثر
Namazi është gjëja më e mirë; kush ka mundësi të bëj më shumë, le të bëj”.
Ky i vdekur duke qenë në varr ka arritur që shpërblimin e namazit ta shoh si realitet kështu që ndien keqardhje për ato ditë që i kaloi në mëkate, lojë e dëfrim dhe nuk fitoi asgjë përveç dëshpërimit e humbjes. Ja, ne e pamë Muhammedin, alejhi’s selam të na rrëfen për dëshirat e atij të vdekuri, i cili dëshironte namaz. Dëshironte të kthehej në dunja për pak çaste që vetëm të falte dy rekate dhe të mos bënte asgjë tjetër. Përse? Për arsye se ato dy rekate atij i janë bërë më me vlerë se sa tërë dynjaja dhe çka ka në të. Thotë poeti:
اغتنم في الفراغ فضل ركوع *** فعسى أن يكونَ موتك بغتة
كم صحيح رأيتَ من غير سُقم *** ذهبتْ نفسه الصحيحة فلتة
Shfrytëzoje në kohën e lirë vlerën e një rekati
Ngase vdekja mund të të vijë befas
Sa të shëndoshin e pe pa sëmundje
Por, papritur, vdiq duke qenë i shëndetshëm
Siç po shohim, dëshirë kryesore e të vdekurve është kthimi për të jetuar në këtë botë një çast, një minutë, që sado pak ta zënë atë pendimin dhe veprën e mirë që iu ka kaluar. Kurse ne të gjallët kalojmë kohët tona kot, kalojmë jetët tona në mëkate duke mos ditur se çfarë fshehin varret tona për ne. Dëgjojmë muezzinin tek na thërret për namaz por atë që e thërret nuk ka jetë. Ka vdekur duke qenë gjallë.
b) Lëmosha. Të vdekurit do të dëshironin të ktheheshin në këtë botë për të dhënë për Allahun e Madhëruar qoftë edhe një lëmoshë. Këtë gjë e ka dëshmuar Kur’ani:
“َأَنفِقُوا مِن مَّا رَزَقْنَاكُم مِّن قَبْلِ أَن يَأْتِيَ أَحَدَكُمُ الْمَوْتُ فَيَقُولَ رَبِّ لَوْلَا أَخَّرْتَنِي إِلَى أَجَلٍ قَرِيبٍ فَأَصَّدَّقَ وَأَكُن مِّنَ الصَّالِحِينَ وَلَن يُؤَخِّرَ اللَّهُ نَفْساً إِذَا جَاء أَجَلُهَا وَاللَّهُ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ
Dhe jepni nga ajo që Ne u kemi dhënë juve, para se ndonjërit prej jush t’i vijë vdekja, e atëherë të thotë: “O Zoti im, përse nuk më shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), që të jepja lëmoshë e të bëhesha prej të mirëve! Po, All-llahu kurrsesi askë nuk e shtyn për më vonë, kur atij t’i vijë afati i vet. All-llahu hollësisht është i njohur me atë që ju punoni”. (El-Munafikune, 10-11)
Kuptuan, por me vonesë, se lëmosha është një prej veprave më të dashura tek Allahu i Madhëruar, e cila shuan hidhërimin e Tij. Kuptuan se njerëzit do të pyetën për pasuritë e tyre si i kanë fituar dhe ku i kanë shpenzuar. Dëshiruan të kthehen në këtë botë që t’i japin të varfrit atë që nuk ia dhanë por e shpenzuan për epshe. Thotë Allahu i Madhëruar:
“فَيَقُولَ رَبِّ لَوْلَا أَخَّرْتَنِي إِلَى أَجَلٍ قَرِيبٍ فَأَصَّدَّقَ
O Zoti im, përse nuk më shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), që të jepja lëmoshë”. (El-Munafikune, 10)
Dëshiron kthim ngase lëmosha krenohet mbi veprat tjera. Ka thënë Omer b. Hattabi:
“ذُكر لي أن الأعمال تباهى فتقول الصدقة: أنا أفضلكم
Më është përmendur se veprat mburren ndërsa lëmosha thotë: Unë jam me e mira prej jush”.
c) Vepra e mirë. Dëshira e tretë e të vdekurve mëkatarë është që të kthehen në dunja për të bërë çfarëdo vepre të mirë që iu jepet shansi, që ta përmirësojnë atë që e bënë gabim, ta respektojnë Allahun e Madhëruar aty ku e kundërshtuan, ta përkujtojnë qoftë edhe një herë, ta thonë një Subhanallah, Elahmdulilah, Allahu Ekber, qoftë vetëm nga një herë, por kjo është e pamundur. Thotë Allahu i Madhëruar:
“حَتَّى إِذَا جَاء أَحَدَهُمُ الْمَوْتُ قَالَ رَبِّ ارْجِعُونِ لَعَلِّي أَعْمَلُ صَالِحاً فِيمَا تَرَكْتُ كَلَّا إِنَّهَا كَلِمَةٌ هُوَ قَائِلُهَا وَمِن وَرَائِهِم بَرْزَخٌ إِلَى يَوْمِ يُبْعَثُونَ
E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe, 100. Që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova!” Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen”. (El-Mu’minune, 99-100)
“أَوْ تَقُولَ حِينَ تَرَى الْعَذَابَ لَوْ أَنَّ لِي كَرَّةً فَأَكُونَ مِنْ الْمُحْسِنِينَ
Apo, kur ta shohë dënimin të thotë: “Sikur të isha kthyer edhe një herë e të isha bërë prej atyre bamirësve! ”. (Ez Zumer, 58)
Kur të vdekurin mëkatar ta sulmojë vdekja, ta rrethojnë mëkatet, t’i hiqet perdja, thirrë: Mjerë për dëshirat e mia! Sa gjendje të keqe po përjetoj! O Zot! Më kthe në dunja ta bëj ndonjë të mirë!!!
Shansi i tyre për jetë shkoi, panë ahiretin dhe atë që iu takon e që do ta kenë barrë. Kuptuan se kohën e patën humbur në gjëra të padobishme. Ata mësuan se koha që e kalonin kot paska patur vlerë të madhe, nuk qenka vlerësuar me asnjë çmim, ata paskan qenë në një begati, por nuk e paskan shfrytëzuar atë. Ata tani shpresojnë që ta bëjnë qoftë edhe një të mirë, që peshoren e të mirave do tua rëndonte, të këqijat do t’ua lehtësonte dhe Allahu e Madhëruar do ta gëzonte, por…vonë, tepër vonë. Ah sa humbje e madhe që është kjo! Sa keqardhje të madhe që përjetojnë!
Njeriu më së keqi ndihet kur të mësojë se ka poseduar një dhunti por për shkak të neglizhencës e ka humbur atë. Të nderuar të gjallë, ju që ende jetoni, dijeni se jemi në një begati andaj ta përkujtojmë dhe respektojmë sa më shumë Allahun!
A nuk e di o lexues i dashur se i dërguari ynë, Muhammedi, alejhi’s selam, na ka urdhëruar që kur të zgjohemi ta falënderojmë Allahun e Madhëruar ngase na dha jetë pasi që na bëri të vdekur gjatë gjumit. Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“الحمد لله الذي رَدَّ عليَّ روحي، وعافاني في جسدي، وأذن لي بذكره
Falënderimi i takon Allahut të Madhëruar, i Cili ma ktheu shpirtin, më bëri të shëndetshëm në trup dhe më dha leje ta përkujtoj”.
Ne, tashmë, posedojmë në pronësinë tonë këtë mirësi, mirësinë e jetës, andaj le të shtojmë të mirat, t’i shlyejmë mëkatet në mënyrë që të mos ndiejmë keqardhje pas vdekjes. Ka thënë Ibrahim b. Jezid el-Abdijj: Më erdhi Rebah el Kajsi dhe më tha: O babai i Is’hakut! Eja me mua të shkojmë tek banorët e ahiretit (të vdekurit) dhe pranë tyre të bisedojmë pak. Shkova me të dhe u ulëm tek ca varreza. Çfarë mendon se do të kishte dëshiruar ky i vdekur po t’i jepej mundësia të bënte diç?- më pyeti. Do të dëshironte që Allahu i Madhëruar ta kthejë në dunja dhe të dëfrehej me adhurim për Të si dhe të përmirësonte gabimet- i thashë. Ja, ne jemi në dunja, andaj ta adhurojmë Allahun e Madhëruar dhe t’i përmirësojmë gabimet tona- ma ktheu. U ngrit, dhe seriozisht e morri kete gje duke u përpjekur shume (në adhurim). Nuk vonoi shumë e vdiq, Allahu e mëshiroftë!
Kur t’i vizitosh varrezat, ndalu pranë ndonjë varri të hapur dhe meditoje ngushtësinë e tij. Paramendoje veten sikur të jesh brenda ndërsa hyrja të është mbyllur, dheu të ka mbuluar, familja të janë ndarë, errësira e varrit të ka mbuluar dhe përveç veprës tënde asgjë nuk sheh, a thua vallë çfarë do të dëshiroje në këto momente të trishtuara? A nuk do të dëshiroje të ktheheshe në dunja për të bërë vepër të mirë që ta bëje një rekate, ta madhëroje një herë Allahun e Madhëruar, ta përkujtojë Atë?!
Dije se kur ti të shtrihesh në varr, më nuk do të kthehesh në dunja, të mirat nuk do t’i shtosh, përveç nëse në dunja ke bërë ndonjë vepër që shpërblimi i saj rrjedh edhe pas vdekjes tënde, andaj puno para se të pendohesh e të jetë vonë! Ka thënë Ibrahim et-Tejmi: I imagjinova veten time në zjarrë të Xhehennemit duke ngrënë nga Zekkumi dhe duke pirë nga qelbësirat si dhe duke bartur prangat e zinxhirë. Çfarë dëshiron o shpirti im?- e pyeta veten. Dua të më kthejë Allahu i Madhëruar në dunja dhe të bëj vepra të mira- ma ktheu. Po ti je në dunja dhe në siguri andaj puno!
O robër të Allahut! Ne jemi në vend të punës ndërsa ahireti është vendshpërblimi; ai që nuk punon këtu, pendohet atje. Çdo ditë që e jeton, është mirësi për ty, andaj mos e përbuz këtë mirësi ngase dëshira më e zjarrtë e banorëve të varrezave është jeta, qoftë edhe për një çast.
Vëlla! Kur të vizitosh varrezat apo të përcjellësh ndonjë të vdekur, mos u bë neglizhent, mos fol shumë por përkujto dëshirat e këtyre të vdekurve që të rrethojnë në mënyrë që ti, nesër, kur do të jesh në mesin e tyre, të mos dëshirosh çfarë dëshirojnë ata (mëkatarët). Nëse nxitesh ta bësh ndonjë mëkat, përkujto se të vdekurit duan jetën që ta adhurojnë Allahun e Madhëruar ndërsa ti bën mëkat. Nëse sheh veten si “të lirë”, përkujto se çfarë duan të vdekurit…Rebi’ b. Hejthemi e kishte hapur një varr brenda shtëpisë se tij dhe sa herë që shpirti anonte kah dunjaja apo vrazhdësohej, hynte në varr. Kur shihte errësirën dhe egërsinë e tij, thirrte me zë: “رَبِّ ارْجِعُونِ O Zoti im! Më kthe prapë në dunja!”  E dëgjonin familja kështu që vinin dhe e nxirrnin prej aty. Një natë, hyri në varr dhe u mbulua me mbulesën e tij. Kur e trishtoi brendësia e tij thirri: “رَبِّ ارْجِعُونِ O Zoti im! Më kthe prapë në dunja!”, por nuk e dëgjoi askush. Pas një kohe bukur të gjatë, e dëgjoi gruaja, e cila nxitoi dhe e nxori. Kur doli prej varrit, iu drejtua vetes: Puno o Rebi para se të thërrasësh “O Zoti im! Më kthe prapë në dunja!” e të mos përgjigjet askush!
Besimtari do të gëzohet në varrin e tij kur të mirat t’i vijnë njëra pas tjetrës, qoftë nga lutja e fëmijëve, shokëve, miqve, apo edhe nga lëmoshat që ka lënë pas vete. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“أربعة تجري عليهم أجورهم بعد الموت: من مات مرابطا في سبيل الله، ومن علم علما أُجريَ له عمله ما عُمِلَ به، ومن تصدق بصدقة فأجرها يجري له ما وُجِدَتْ، ورجل ترك ولدا صالحا فهو يدعو له
Katër personave shpërblimi i veprave iu rrjedh edhe pas vdekjes:
-   Ai që vdes i pozicionuar në rrugën e Allahut të Madhëruar,
-   Kush ua mëson njerëzve ndonjë dituri, shpërblim i rrjedh për aq kohë sa punohet sipas saj,
-   Kush jep një lëmoshë rrjedhëse, shpërblimi i shkon për aq kohë sa ajo ekziston, dhe
-   Kush lë pas vete një fëmijë të hajrit, që lutet për të”.
Këta vdiqën por jo edhe mirësitë e tyre, andaj, qofshin të lumtur për atë që bënë. Ndërsa ai që vdes por nuk i vdesin të këqijat, ai shpreson të kthehet në dynja që të pastrohet nga këto mëkate, siç është puna me disa këngëtarë e artistë, të cilët “artet” e tyre i regjistruan në prodhime televizive, etj, por që nuk u penduan prej tyre. Ato, edhe pas vdekjes së tyre, ende vazhdojnë ta luajnë rolin e tyre destruktivë në shoqëri, respektivisht në pengimin nga rruga e Allahut të Madhëruar. Këta do të dëshirojnë të kthehen në dunja e të zhvlerësojnë punimet e tyre, të porosisin që të digjen e shkatërrohen, por vonë…A nuk ka thënë Muhammedi, alejhi’s selam:
“وَمَنْ سَنَّ سُنَّةً سَيِّئَةً فَعُمِلَ بِهَا، كَانَ عَلَيْهِ وِزْرُهَا، وَوِزْرُ مَنْ عَمِلَ بِهَا مِنْ بَعْدِهِ، لَا يَنْقُصُ مِنْ أَوْزَارِهِمْ شَيْئًا
Kush sjell një traditë të keqe, sipas secilës punohet, ai do ta bart barrën e saj por edhe barrën e atyre që punuan sipas saj pas tij, edhe pse atyre aspak nuk iu pakësohet barra”.
I lumtur është ai që kur vdes, vdesin edhe mëkatet e tij me të, ndërsa i mjerë është ai që edhe kur të vdes, mëkatet i jetojnë. Këta dëshirojnë të kthehen në dynja por diç e tillë është e pamundur. Thotë Allahu:
“كَلَّا إِنَّهَا كَلِمَةٌ هُوَ قَائِلُهَا
Jo, ajo është vetëm fjalë që ai e thotë…”.
O musliman! “Pasionet e të vdekurve” le të jetë një refren në gjuhën tënde, ngase është ndihmesë për vepra të mira. T’ia kesh frikën Allahut dhe pjesën e mbetur të jetës kaloje në adhurim. Dije se çdo i vdekur mëkatar dëshpërohet shumë dhe dëshiron që të kthehej në dunja e ta adhuronte Allahu e Madhëruar ngase mësojnë se asgjë tjetër përveç kësaj njeriut nuk i bën dobi në botën e përhershme.
Ai që e kalon kot pranë televizionit e internetit duke shikuar gjëra të ndaluara, kur të vdes do të dëshironte sikur të mos humbte asnjë minutë…Ndoshta jeta që të ka mbetur është shumë e shkurtër kështu që fito të mira para vdekjes, nxito në pendim para se të vijë koha kur pendimi më nuk vlen. Nxito para se të thuash zemërthyer: “يَا لَيْتَنِي قَدَّمْتُ لِحَيَاتِي Mjerë për mua, sikur të kisha bërë diç për jetën time!”.
Dije se çdo minutë e jetës sate që kalon, atë e dëshirojnë miliona të vdekur që ta shfrytëzojnë për ta adhuruar Allahu e Madhëruar, për tu penduar, për të bëre dhikr e ibadet, andaj kujdes. Thotë Allahu:
“أَن تَقُولَ نَفْسٌ يَا حَسْرَتَى علَى مَا فَرَّطتُ فِي جَنبِ اللَّهِ وَإِن كُنتُ لَمِنَ السَّاخِرِينَ{56} أَوْ تَقُولَ لَوْ أَنَّ اللَّهَ هَدَانِي لَكُنتُ مِنَ الْمُتَّقِينَ{57} أَوْ تَقُولَ حِينَ تَرَى الْعَذَابَ لَوْ أَنَّ لِي كَرَّةً فَأَكُونَ مِنَ الْمُحْسِنِينَ{58} بَلَى قَدْ جَاءتْكَ آيَاتِي فَكَذَّبْتَ بِهَا وَاسْتَكْبَرْتَ وَكُنتَ مِنَ الْكَافِرِينَ{59} وَيَوْمَ الْقِيَامَةِ تَرَى الَّذِينَ كَذَبُواْ عَلَى اللَّهِ وُجُوهُهُم مُّسْوَدَّةٌ أَلَيْسَ فِي جَهَنَّمَ مَثْوًى لِّلْمُتَكَبِّرِينَ{60} وَيُنَجِّي اللَّهُ الَّذِينَ اتَّقَوا بِمَفَازَتِهِمْ لَا يَمَسُّهُمُ السُّوءُ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ
Dhe të mos thotë ndokush: “O i mjeri unë që kam lënë mangu respektimin ndaj All-llahut dhe që kam qenë prej atyre që talleshin!” 57. Ose të mos thotë: “Ah, sikur të më kishte udhëzuar All-llahu (në rrugë të drejtë) e të kisha qenë prej atyre që janë të ruajtur!” 58. Apo, kur ta shohë dënimin të thotë: “Sikur të isha kthyer edhe një herë e të isha bërë prej atyre bamirësve!” 59. Jo, ty të patën ardhur argumentet e Mia, e ti i përgënjeshtrove ato, u bëre kryeneç dhe ishe prej atyre që nuk besuan. 60. E ata që bënë gënjeshtër ndaj All-llahut, do t’i shohësh në ditën e kijametit, fytyrat e tyre të nxira. A nuk është në xhehennem vendi i arrogantëve? 61. Ndërsa All-llahu do t’i shpëtojë me atë suksesin e tyre ata që kishin qenë të ruajtur. Ata nuk do t’i kapë e keqja e as nuk do të jenë të shqetësuar”. (Ez-Zumer, 56-61)
Si t’ua lehtësojmë mundimet të vdekurve?
Të vdekurit i lehtësohen këto vështirësi e dhimbje që ndien me dua, kërkim falje për të, lëmoshë për të, etj. Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“إن الرجل لترفع درجته في الجنة، فيقول: أنىَّ لي هذا؟ فيقال: باستغفار ولدك لك
Njeriut do t’i ngritët pozita në Xhennet, kurse nga habia pyet: Prej nga më vjen mua kjo?! Prej kërkim faljes së birit tënd për ty- i thuhet”.
Lutu sinqerisht për ta, e në veçanti për prindërit ndoshta Allahu i Madhëruar të shpërblen me evladë të hajrit që luten për ty pas vdekjes sate.
E lusim Allahu e Madhëruar me emrat dhe cilësitë e Tij që të na bekojë për përgatitje për ditën e vdekjes dhe të mos na bëjë prej atyre që ndiejnë keqardhje për jetën e tyre në dynja!

Dr. Muhammed b. Ibrahim En Neim
http://www.saaid.net/Minute/141.htm
Përshtati në shqip: Sedat Islami