Tuesday, November 8, 2011

Një porosi konsumatorëve të duhanit!












Është pyetur Abdurrahman Nasir Seidi se çfarë është vendimi i Sheriatit mbi pirjen e duhanit
Kjo porosi është nga dijetari i njohur Abdurrahman Nasir Seid (Rahimehullah), i cili është pyetur për vendimin e Sheriatit mbi pirjen e duhanit dhe tregtija me të, se a është haram apo mekruh tahrimen. Abdurrahman Nasir Seidi (Rahimehullah) është përgjigjur:
Pirja e duhanit, shitja e saj, transportimi i saj, apo blerja e saj për dikë tjetër është haram, dhe muslimanit nuk i lejohet që ta konsumojë atë apo ta blejë atë për dikë tjetër, e ai musliman i cili e ka bërë një gjë të tillë, i duhet që të pendohet te All-llahu (Xhele Shanuhu) me një pendim të sinqertë, sikurse që pendohet nga një mëkat që e bën, sepse konsumimi i duhanit është prej mëkateve të mëdha, duke pasur parasysh se duhani shakakton dëme fetare, trupore dhe materiale.
All-llahu (Xhele Shanuhu) në Kur'an thotë:
”Ai u lejon atyre sit e ligjshme At-Tajjibe (gjithçka të mirë dhe të ligjshme për besimin, punët, ushqimet dhe sendet) dhe ua ndalon sit e paligjshme Al-Habaith (gjithçka të keqe dhe të palejueshme për besimin, punët, ushqimet dhe sendet)”
[El-A'raf, 157]
Poashtu All-llahu (Xhele Shanuhu) thotë:
” Dhe mos e shkatërroni vetveten (duke mos e shpenzuar pasurinë në Çështjen e All-llahut)”
[El-Bekare, 195]
“ Dhe mos e mbytni veten tuaj (as edhe njëri tjetrin). Sigurisht All-llahu është gjithnjë Mëshirues ndaj jush.”
[En-Nisa, 29]
Me këto ajete dhe ajete të shumta sikur këto, All-llahu (Xhele Shanuhu) na ka ndaluar ç'do të keqe dhe të dëmshme dhe ç'do gjë që bën dëm dhe keq, është e ndaluar, kurse e keqja dhe e dëmshmja mund të dallohen përmes gjurmëve të tyre, dhe ne e dimë fare mirë se duhani është shkaktar i shumë sëmundjeve dhe është shkaktar i dëmeve fetare, trupore, siedhe materiale.
Prej dëmeve fetare është se, duhani ia vështirëson muslimanit që ta adhurojë All-llahun (Xhele Shanuhu) në mënyrën më të bukur dhe më të mirë, e posaçërisht ibadetet gjatë muajit të Ramazanit ku shumë muslimanë nuk e agjërojnë këtë muaj duke qenë shkaktar kryesor moslënia e duhanit.
Dëmet trupore që shkakton duhani janë të shumta, do t´i cekim vetëm disa prej tyre: duhani dobëson fuqinë trupore, e dobëson poashtu edhe të pamurit, është shkaktar edhe i dobësimit të zemrës dhe humbjen e shijes së ushqimit, saqë njeriu thotë se pa bukë e pa ujë mundem të ri, ndërsa pa duhan nuk mundem.
Prej dëmeve të tjera të duhanit është edhe kollitja, saqë vjen edhe deri te ënjësimi i kanaleve të frymëmarrjes duke e vështirësuar frymëmarrjen. Poashtu, është fakt se, shumë mjekë e kanë vërtetuar se duhani është shkaktar i shumë sëmundjeve të gjoksit.
Duhani, poashtu, është shaktar i dëmeve materiale duke harxhuar të holla për blerjen e saj, e ky investim është i ndaluar, sikurse transmetohet se Pejgamberi (SalAll-llahu Alejhi we Selem) “... e ka ndaluar humbjen e pasurisë“(Merfu), kurse humbja e pasurisë është më e arsyeshme sesa hargjimi i tyre për blerjen e duhanit, sepse humbja e pasurisë nuk bën dëm të madh aq sa bën dëm hargjimi i pasurisë duke blerë duhan, sepse duhani shkakton dëm material dhe dëm trupor.
Disa dijetarë janë të mendimit se pirja e duhanit është mekruh, e jo haram, por kjo është në kundërshtim me argumentet që i cekëm nga Kur'ani, argumente të cilat argumentojnë se pirja e duhanit është haram, dhe shumica e dijetarëve janë të mendimit se pirja e duhanit është haram, kurse All-llahu (Xhele Shanuhu) thotë:
“ Pyetni ata që i dinë librat e Parë, në qoftë se nuk dini” [En Nahl, 43]
, d.m.th. pyetni ata që dinë nëse ju nuk dini se çfarë është vendimi i Sheriatit mbi pirjen e duhanit.
Ç'do gjë që është në dëm të muslimanit, pa marrë parasysh se a është në dëm të fesë apo në dëm të trupit të tij, apo shkakton dëm material, është e ndaluar-haram.
Kurse, për atë i cili është konsumator i duhanit i obligohet që të pendohet tek All-llahu (Xhele Shanuhu) dhe t'i mbështetet All-llahut (Xhele Shanuhu) që t'i ndihmojë në lënien e duhanit, kurse All-llahu (Xhele Shanuhu) është i Plotëfuqishëm që t'i ndihmojë robit të Tij.
Poashtu, duhet ta dijë ç'do musliman se, nëse e len një gjë për hir të All-llahut (Xhele Shanuhu), All-llahu (Xhele Shanuhu) ia zëvendëson me një më të mirë se ajo. Poashtu, duhet ta dimë se, ibadeti i cili është i rëndë për ta kryer atë, ka shpërblim më të madh sesa ibadeti me më pak vështirësi, poashtu edhe personi i cili e len një vepër me shumë vështirësi, për lënien e një mëkati, ka më shumë sevabe sesa një person i cili e len një vepër me më pak vështirësi për lënien e atij mëkati.
Dije vëlla i dashur se, All-llahu (Xhele Shanuhu) nuk e mundon njeriun me atë që nuk mundet ta përballojë, dhe dije se All-llahu (Xhele Shanuhu) kur të sheh se ti je i sinqertë në lënien e duhanit, ta lehtëson lënien e tij. All-llahu (Xhele Shanuhu) na ndihmoftë e na i lehtësoftë rrugët e hajrit.
Është pyetur Abdul Aziz bin Abdullah Bin Baz se çfarë është vendimi i Sheriatit mbi pirjen e duhanit:
Shumë argumente tregojnë për ndalimin e pirjes së duhanit, duke e ditur se ai shkakton dëme të mëdha, kurse All-llahu (Xhele Shanuhu) nuk ia ka lejuar robit të tij asnjë pije apo ushqim, përveç nëse ajo është në dobinë e robit të Tij, kurse ato ushqime dhe pije që janë të dëmshme për robin e All-llahut (Xhele Shanuhu) për fenë e tij apo jetën e tij, All-llahu (Xhele Shanuhu) i ka bërë haram dhe Ai është Mëshirues i gjithë Mëshiruesve dhe është më i Mëshirshëm sesa vet njeriu për vehten e vet, dhe All-llahu (Xhele Shanuhu) është më i Ditur në punët e Tij dhe thëniet e Tij dhe nuk e bën asnjë gjë haram nëse ajo është në dobinë e robit të Tij, sepse All-llahu (Xhele Shanuhu) e di më së miri se çka është e dobishme për robin e Tij dhe çka është në dëm të tij,sikurse thotë All-llahu (Xhele Shanuhu):
”Dhe All-llahu është kurdoherë i Gjithëdituri, më i Urti Gjithëgjykues.”
[En-Nisa, 11]
Për ndalimin e duhanit egzistojnë shumë ajete Kur'anore, ndër ta është edhe ajeti në të cilin All-llahu (Xhele Shanuhu) thotë:
” Të pyesin ty (o Muhammed) se ç'është e lejuar për ta (për t'u ushqyer). Thuaj: Të lejuara për ju janë Et-Tajjibat (të gjitha ushqimet e mira dhe të pastra, të lejuara nga All-llahu si mishi i therrur i bagëtive dhe kafshëve të tjera të ngrënshme, prodhimet e qumshtit, dhjami, fruta e perime etj.)”
[En-Nisa, 4]
Dhe ajeti tjetër, i cili e cilëson Pejgamberin (SalAll-llahu Alejhi we Selem), ku thotë:
”Ai i udhëzon ata për besimin e pastër dhe i ndalon ata nga mosbesimi (politeizmi), ai u lejon atyre sit e ligjshme At-Tajjibe (gjithçka të mirë dhe të ligjshme për besimin, punët, ushqimet dhe sendet) dhe ua ndalon sit e paligjshme Al-Habaith (gjithçka të keqe dhe të palejueshme për besimin, punët, ushqimet dhe sendet.”
[El-A`raf , 157]
All-llahu (Xhele Shanuhu) na e ka sqaruar në këto dy ajetet e latpermendura se, nuk u është lejuar muslimaneve, vetëmse të mirat të cilat i bëjnë dobi muslimanëve, kurse ushqimet dhe pijet të cilat janë të dëmshme për trupin e njeriut, siç është droga me llojet e tij dhe të gjitha ushqimet dhe pijet të cilat janë të dëmshme për fenë,trupin apo mendjen e muslimanit, janë të ndaluara. Kurse për duhanin, të gjithe mjekët janë unanim se, konsumimi i duhanit është shkak i shumë sëmundjeve vdekjepruese.
Duke i ditur të gjitha këto argumente, s´ka dyshim se konsumimi i duhanit është haram, kurse i mençuri nuk duhet të bazohet në atë se, shumica e njerëzve e pinë duhanin edhe unë do ta pi, sepse All-llahu (Xhele Shanuhu) thotë:
” Dhe në qoftëse ti i bindesh shumicës së atyre që janë në tokë, ata do të të dëbojnë tepër larg udhës së All-llahut. Ata nuk ndjekin asgjë, por vetëm hamendjet e tyre dhe nuk bëjnë gjë tjetër përveçse gënjejnë.”
[En-A´am, 116]
“ Apo mendon se shumica e tyre dëgjojnë ose kuptojnë? Ata janë veçse si bagëti; -jo ata janë dhe më tej në rrugë të gabuar, larg udhës (së Drejtë) (d.m.th, akoma më keq se bagëtitë)”
[El-Furkan, 44]
Të gjitha falënderimet i takojnë vetëm All-llahu (Xhele Shanuhu)
Përgjigja e Muhammed Salih Uthejminit mbi duhanin
Pyetje: A lejohet marrja e dyqaneve me qira me qëllim të shitjes së duhanit dhe kaseta të këngëve të ndryshme dhe video kaseta të papëlqyeshme?
Pëgjigje: All-llahu (Xhele Shanuhu) thotë:
“ Dhe ndihmoni njeri-tjetrin në mirësi dhe mos e ndihmoni njëri-tjetrin në gjynahe dhe zemërim.”
[El-Maideh, 2]
Nga ky ajet mund të nënkuptojmë se marrja e këtyre dyqaneve me qira për qëllimet e cekura më lartë është haram, sepse kjo është ndihmesë në gjynah dhe zemërim.
Pyetje: Ç´farë është vendimi i Sheriatit për pierjen e duhanit dhe shitjes së tij?
Përgjigje: Pirja e duhanit është haram, poashtu edhe shitja, blerja apo marrja e dyqaneve me qira për shitjen e duhanit është haram, sepse kjo është ndihmesë në gjynah dhe zemërim, dhe ç`do gjë që të shpie në haram, është haram.
Për ndalimin e duhanit egzistojnë shumë ajete Kur'anore, ndër ta është edhe ajeti në të cilin All-llahu (Xhele Shanuhu) thotë:
" Dhe mos e mbytni vehten tuaj (as edhe njeri tjetrin).”
[En-Nisa, 29]
Nga ky ajet nënkuptojmë se konsumimi i duhanit është haram, sepse duhani është shkaktar i shumë sëmundjeve vdekjepruese, të cilën e kanë konstatuar shumë mjekë, siç është kanceri në organet e frymëmarrjes etj.
Poashtu, Pejgamberi (SalAll-llahu Alejhi we Selem) na e ka ndaluar humbjen e pasurisë, e nuk ka dyshim në atë se, shpenzimi i pasurisë për blerjen e duhanit është humbje e pasurisë, sepse shpenzimi i pasurisë në atë që nuk ka dobi, padyshim se është humbje e pasurisë.
Argumentet për ndalimin e pierje së duhanit janë të shumta, por për ata, të zotët e mendjes (për ata që kuptojnë), është i mjaftueshëm një argument nga Kur`ani apo Sunneti.
Disa pyetje për konsumatorët e duhanit
1. Vëlla musliman: A bën BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM kur të fillon pierjen e duhanit, ashtu sikurse bën kur hanë apo pinë diçka?
2. A e falënderon All-llahun (a thua EL HAMDU LILAH) kur ta përfundosh pierjen e duhanit?
3. A ka prej ushqimeve apo pijeve tjera, përveç duhanit, që e shkel me këmbë pasi që e përfundon pierjen e tij?
4. A e këshillon fëmiun tënd që ta konsumojë duhanin, ashtu sikur që e këshillon që të hajë bukë apo të pijë ujë, dhe a të vjenë mirë nëse e sheh fëmiun tënd duke pi duhan?
5. A ështe prej Sunnetit të Pejgamberit (SalAll-llahu Alejhi we Selem) që të bësh iftarë me duhan?
6. A është konsumimi i duhanit një vepër që, të tjerët mund të marrin shembull tek ai i cili e konsumon atë?
7. A ka ndonjë ushqim apo pije, përpos duhanit, në të cilën shkruan se, përdorimi i tij?
8. A e ke përgatitur vehten për t´u përgjigjur para All-llahut (Xhele Shanuhu) për mosdhënien e lëmoshës (sadakase) ndaj të varfërve, jetimëve apo fqinjëve, të cilët i ke të varfër apo farefisit tënd, të cilët ecin të uritur? A mos do të jetë përgjigjja jote se: ´Kam dhënë lëmoshë (sadak) me ato të holla, të cilat më kanë tepruar nga blerja e duhanit?
Vëlla musliman, mos e mashtro vehten tënde dhe mos u bë mendjemadh në pranimin e së vërtetës. Vëlla musliman, paramendoje vehten tënde, nëse një mjek të thotë që mos ta konsumosh duhanin sepse do të të keqësohet gjendja jote shëndetësore, apo se do t´a shkurtojë jetën tënde, sigurisht se do ta lësh konsumimin e tij, kurse vëlla i dashur,
All-llahu (Xhele Shanuhu), Ai i Cili të ka krijuar dhe ta ka dhënë shpirtin, të thotë që mos ta konsumosh më duhanin dhe dije se, nëse nuk e ndërprenë konsumimin, pason ndëshkimi në Ditën e Gjykimit.
Vëlla i dashur, pendohu te All-llahu (Xhele Shanuhu), pendohu para se të arrijë ajo ditë kur nuk të bën dobi as malli e as familja, dhe do të jesh vetëm me veprat e tua të mira apo të këqija. All-llahu na udhëzoftë në rrugën e drejtë dhe na e mundësoftë dhe na e lehtësoftë lënien e duhanit.
All-llahu (Subhanehu ve Teala) e di më së miri
përktheu nga gjuha arabe, Eroll Nesimi

Wednesday, November 2, 2011

Lutje (Dua)!



Zoti ynë mos na bë neve me mizorët!" 7:47- Zoti ynë, na dhuro durim dhe na bën të vdesim muslimanë!" 7:126- "O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë
Zoti ynë, ne Të kemi besuar, na regjistro me dëshmitarët". (El-Maide: 83)- "O Zot, unë jam i nevojshëm për çdo të mirë që ma zbret". (El-Kasas: 24)- "Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!
O Zot, më mundëso që Të të falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mi, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m'i bën të mirë pasardhësit e mi. Unë pendohem te Ti dhe unë jam prej muslimanëve".
Zoti ynë, Ty të besuam; na i fal mëkatet tona dhe na mëshiro, ngase Ti je Mëshirues më i mirë". (El-Mu'minun: 109)- "Zoti ynë, largoje prej neve dënimin e Xhehennemit, se dënimi i tij është gjëja më e rëndë. Ai, vërtet, është vendqëndrim dhe vendbanim i keq". (El-Furkan: 65
Dëgjuam dhe respektuam, dhe prej Teje kërkojmë falje o Zoti ynë, ngase te Ti është përfundimi". (El-Bekare: 285)- "Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na udhëzove, na dhuro nga ana Jote mëshirë, se vetëm Ti je Dhurues i madh". (Ali Imran: 8)-
Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i Lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit! Zoti ynë, atë që Ti e fut në zjarr, atë e ke poshtëruar; për zullumqarët nuk ka ndihmëtarë! Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e thosht...e): Besoni Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynë, na i fal mëkatet tona, na i shlyej gabimet tona dhe pas vdekjes na bashko me të mirët! Zoti ynë, jepna atë që nëpërmjet Të dërguarve T'u na e premtove dhe në Ditën e Kijametit mos na turpëro; vërtet, Ti je Ai që nuk e shkel premtimin". (Ali Imran: 191-194)
"O Zot, më mundëso që Të të falënderoj për të mirat Tuaja që na i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën Tënde më fut në mesin e robërve Tuaj të mirë". (En-Neml: 19)- "O Zot, mos na bën sprovë për zullumqarët dhe na shpëto me mëshirën Tënde nga jobesimtarët". (Junus: 85)
Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe të gjithë besimtarët Ditën e llogarisë". (Ibrahim: 41)- "Zoti im, më dhuro (dituri për) pushtet dhe më bashko me të mirët, më le përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas, më bën prej trashëguesve të Xhennetit të begatshëm". (Esh-Shuara: 83-85)- "Zoti ynë, mos na bëjë sprovë për ...ata që mohojnë dhe na fal neve, Ti je Ngadhënjyesi, I Urti". (El-Mumtehine: 5)
Zoti ynë, pranoi prej neve (veprat tona), se me të vërtetë Ti je Dëgjues, i Ditur". (El-Bekare: 127)- "dhe na i prano pendimet tona, se Ti me të vërtetë je Pranues i pendimeve dhe i Mëshirshëm". (El-Bekare: 128)- "O Zot më bën falës të namazit dhe prej pasardhësve të mi bën të tillë, dhe, o Zot, pranoje lutjen". (Ibrahim: 40)
Muhammedit alejhisselam lutej:"Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga frika, kërkoj strehim te Ti nga koprracia, kërkoj strehim te Ti që të kthehem në moshë të shtyrë dhe kërkoj strehim te Ti nga sprovimet e kësaj bote dhe dënimi i varrit".- "Zoti ynë, unë i kam bërë padrejtësi të madhe vetes sime,askush si fal mekatet perpos teje dhe me meshiro sepse ti je fales.
All-llahu im, m'i fal gabimet e mia, injorancën time, lëshimet në punën time dhe atë që Ti e di më mirë se unë. All-llahu im, më fal seriozitetin tim dhe shakanë time, gabimin që e bëj pa qëllim dhe me qëllim, ngase të gjitha këto i posedon... All-llahu im, më fal, më mëshiro, më udhëzo dhe më furnizo".- "All-llahu im, Ty të jam dorëzuar, Ty të kam besuar, vetëm në Ty jam mbështetur, Ty të pendohem, për Ty armiqësoj. All-llahu im, kërkoj strehim në Krenarinë Tënde, që s'ka Zot tjetër përveç Teje, prej lakimit nga rruga e vërtetë.
Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga sprova dhe dënimi i zjarrit, nga sprova dhe dënimi i varrit, nga sherri i sprovës së pasurisë dhe sherri i sprovës së varfërisë. Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga sherri i sprovës së Dexhxhallit. Zoti ynë, laje zemrën time me ujë të borës dhe breshërit, pastroje zemrën time prej mëkateve ashtu sikur që ke pastruar rrobat e bardha prej ndytësirave dhe më largo prej mëkateve ashtu sikurse ke larguar Lindjen prej Perëndimit. Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga përtacia, mëkati dhe borxhi".-dua profetike e Muhammedit alejhisselam
O Allah zgjidhma nyjen e gjuhes time, zgjeroma gjoksin time e bejma te lehte te te adhuroj sa me shume e me denjesi e dinjitet me te lartin gjate gjithe jetes, e merrem te Ty me vlere shehidi e pa llogari. O Allah me fal e me meshiro ngaqe ...meshira Yte ka kapluar cdo gje e mos me bej qe te me poshtroj llogaria. O Allah me bej ne fqinjesi me te Derguarin Muhammed alejhisselam, me bej nga ato qe jane nen hijen e Arshit Tend ne Diten e Llogaridhenijes e me fresko me uje nga burimi i te Derguarit Muhammed alejhisselam. O Allah me ndero qe ta shoh Nurin Tende ne xhennetin Firdeus ja Rabiiii.Amiiiiin
O Allah benaj Kuranin pranvere te zemres e kushtetute te jetes sone. Nderona e ndricona me te ne te dyja botet e bena qe te na udheheqe ne jeten tone ne cdo kohe, moment e gjendje. Amin!

Friday, October 7, 2011

Dy, gjithmonë kundërshtarë !



Mesazh 
Njerëzit janë dy lloj: të devotshëm dhe të këqinj, një grup në kopshtet e xhennetit e tjetri në gropat e xhehennemit.... 
Falënderimi i takon All-llahut, Atë e lusim dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kë e udhëzon All-llahu nuk ka kush e lajthit, e kë e lajthit Ai, nuk ka kush e udhëzon.
 
Dëshmoj se nuk ka zot që adhurohet me meritë pos All-llahut [subhanehu ue teala] dhe se Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] është rob dhe i dërguar i Tij, si udhëzim për njerëzinë.
 
Njerëzit janë dy lloj: të devotshëm dhe të këqinj, një grup në kopshtet e xhennetit e tjetri në gropat e xhehennemit. E këto dy grupe janë armiqësuar mes vete vetëm për hirë të All-llahut [azze ue xhel-le].
 
Sytë janë dy lloj: Sy i cili e ka njohur All-llahun, ka lotuar për All-llahun dhe ka shikuar në krijesat dhe argumentet e All-llahut, dhe sy i cili ka shikuar në harame, është larguar nga udhëzimi i vërtetë, është zhytur në gjunahe dhe e ka çuar jetën në të kotë, e ky sy është ai i cili do të qan Ditën e paraqitjes para All-llahut.
 
t janë dy lloj: Zemër e cila e ka njohtur All-llahun dhe është mbush me fjalën La ilahe il-lall-llah, e ka dashur të Dërguarin e All-llahut dhe ka hecur rrugës së tij, padyshim se kjo është zemër e lumtur dhe e gëzuar. E poashtu ka edhe zemër e cila është larguar nga përmendja e All-llahut, nga leximi i Kur’anit, nga namazi dhe nga njohja e rrugës së drejtë, e kjo është ajo zemra e dëshpëruar.
 
Veshët janë dy lloj: Vesh i cili ka dëgjuar leximin e Kur’anit, hadithin, da’vetin, të mirën, përmendjen e All-llahut dhe çdo të mire tjetër, ky vesh do të jetë i lumtur. E veshi i dëshpëruar do të jetë ai vesh i cili ia ka kthyer shpinën udhëzimit dhe e ka dëgjuar muzikën, fjalët e këqija dhe çdo gjë të dëmshme për të.
 
E poashtu edhe gjuhët janë dy lloj: Gjuhë e cila ka folur me urtësi, ka folur mirë, e ka përmendur All-llahun, ka urdhëruar në të mirë dhe ka larguar nga e keqja, dhe gjuhë e cila ka përgojuar, ka shpifur, ka bartë fjalë, ka mallkuar dhe është tallur me argumentet e All-llahut [azze ue xhel-le].
 
Në fletët e ardhme do të flasim për këto dy grupe dhe do të mundohemi të përfitojmë gjatë leximit apo dëgjimit të tyre. Për grupin e të devotshmëve dhe të lumturve dhe për grupin e të këqinjve dhe të dëshpruarve. Tani këto dy grupe do të fillojnë të polemizojnë dhe ta luftojnë njëri tjetrin, e ti e ke për borxh t’i përcjellësh dhe të përfitosh nga ata.
 

1.Ibrahimi [alejhi selam] dhe Nemrudi:
 
Sa i mirë është udhëzimi! Sa bukur është ta njohish All-llahun! Sa e madhërishme është ta dish se Ai është Një dhe vetëm Një! Si mundet pra, që dikush të largohet nga udhëzimi i All-llahut? Thotë All-llahu [azze ue xhel-le]: “A nuk e ke parë atë i cili polemizoi me Ibrahimin lidhur me Zotin, sepse All-llahu atij i kishte dhënë mbretëri. Ibrahimi i tha: Zoti im jep jetë dhe sjellë vdekje. Ai tha: Edhe unë ngjalli dhe vdes. E Ibrahimi ia ktheu: Zoti im e sjell diellin nga Lindja, e sille ti nga Perëndimi, e në këtë mënyrë pabesimtari u hutua plotësisht. Me të vërtetë All-llahu nuk i udhëzon zullumqarët”. (Bekare 258).
 
Ibrahimi [alejhi selam] me vete mbante fjalën La ilahe il-lall-llah dhe u paraqitte para të gjithëve me thirrjen e vërtetë. U flitte të thjeshtëve, hynte te mbretërit nëpër pallatet e tyre dhe te kriminelët nëpër kështjellat e tyre. Nga kjo gjë mund të përfitojmë një mësim të madh të gjithë ne, sidomos ata të cilët kanë kryer ndonjë shkollë apo kurs fetar. Duhet të mësojmë atë se duhet të paraqitemi në çdo sferë jete, ta shfrytëzojmë çdo rast për të treguar ç’është në të vërtetë Islami.
 
Po e shohim në fillim të bisedës se Nemrudi është duke polemizuar për Zotin, e kush mund ta bën këtë përpos atij i cili i ka kaluar të gjithë kufijtë normal dhe është bërë nga mohuesit, nga ateistët.
 
Ibrahimi vazhdoi bisedën dhe i tha: “Zoti im jep jetë dhe sjellë vdekje”, d.m.th. Ai është i vetmi i Cili i ngjall krijesat pasiqë të kalben.
 
Shiko o vëlla musliman këtë përgënjeshtrues, këtë të mallkuar i cili polemizon edhe në gjërat mjaft të qarta, siç është vdekja.
 
Çudi me këta njerëz se si mohojnë dhe çudi se si nuk besojnë?! A thua vallë: Ka ndonjë dyshim në Zotin apo në argumentet e Tij?! Jo nuk ka assesi, por, personat si Nemrudi nuk mund të kuptojnë asnjëherë. Mendjelehtësinë e tij e argumenton vete fakti, kur ai, i solli dy të burgosur dhe njërin prej tyre e therri dhe tha: Ja edhe unë i vdes njerëzit, e tjetrin e la të jetojë e tha: Ja, edhe unë sjelli jetë. Pra, shiko çfarë mendjelehtësie, çfarë injorance paska pasur ky i mallkuar!
 
Por, ç’të bësh, ndonjëherë të bjen puna edhe me këso njerëz, prandaj duhet të bëhemi të mençur dhe në këso raste të japim pyetje ngadhnjimtare, mu ashtu si veproi Ibrahimi [alejhi selam] kur i tha: “Zoti im e sjell diellin nga Lindja, e sille ti nga Perëndimi” nëse je i sinqertë se ti qenke zot, kështuqë u hutua pabesimtari, humbi dhe u poshtërsua e me të vërtetë All-llahu nuk i udhëzon zullumqarët. Edhepse e humbi betejën e dialogut ky kafir, nuk u mjaftua me aq, por, urdhëroi parinë e vet që të mbledhë shumë drunj dhe të ndezin një zjarr të forte. Ashtu edhe bënë. Pastaj i urdhëroi që ta lidhin Ibrahimin [alejhi selam] dhe të shpejtojnë e ta gjuajnë në zjarr. E ky rob i mirë, kujt mundet t’i drejtohet për ndihmë dhe shpëtim në këto momente?!
 
Ibën Abbasi [radijall-llahu anhu] ka thënë: “Fjalën ‘Hasbijall-llahu ue ni’mel vekil’ (Më mjafton All-llahu dhe Ai është Kujdesës më i mirë), e ka thënë Ibrahimi [alejhi selam] kur e gjuajtën në zjarr, e All-llahu e bëri zjarrin të ftohtë dhe shpëtues, si dhe e ka thënë Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] kur i thanë: ‘Njerëzit janë organizuar kundër juve, andaj keni frikë’”. Kur e lidhën Ibrahimin [alejhi selam] dhe e vënë në katapultë për ta gjuajtur në zjarr, i erdhi Xhibrili në këto minuta të rënda, në këto momentë të vështira dhe i tha: O Ibrahim, a ke nevojë për diç. E Ibrahimi ia ktheu me një përgjigje të besimtarit të vërtetë, i bindur në All-llahun [azze ue xhel-le], duke i thënë: Për ty nuk kam aspak nevojë, e për All-llahun, po, kam. E kur e gjuajtën ai tha: ‘Hasbijall-llahu ue ni’mel vekil’e All-llahu [subhanehu ue teala] zjarrin e bëri të ftohtë dhe shpëtues. I Lavdëruar është Ai i Cili e shpëtoi dhe e ruajti Ibrahimin [alejhi selam] nga e keqja e këtij kafiri të mallkuar. I Lavdëruar është Ai i Cili e nënçmoi dhe e hutoi Nemrudin, sepse ai ishtë nga grupi i të këqinjve.
 
Si e dënoi All-llahu Nemrudin:
 
A e din o vëlla musliman se si e dënoi All-llahu Nemrudin? Na kanë treguar dijetarët se një mizë e thjeshtë ka hyrë në hundën e tij dhe është ushqyer në brendësinë e saj, ashtuqë u rrit sa një zog. E ky zog qarkullonte nëpër kokën e tij dhe i shkaktonte dhimbje të mëdhaja. Këto dhimbje nuk mundte t’i ndalte assesi pos me goditje të kokës d.m.th. çdoherë që ndinte dhimbje i binte kokës së tij me diçka për ta ndalur dhimbjen. Ashtuqë njëherë e goditi kokën e vet me fuqi të madhe dhe vdiq. Ky ishte dënimi i tij në këtë botë e “dënimi i Ahiretit është më i dhimbshëm dhe nuk do të ketë kush t’u ndihmojë atyre”. (Fussilet 16). Poashtu All-llahu [azze ue xhel-le] thotë: “…pra, ai i cili ia kthen shpinën udhëzimit Tim, ne do t’i japim atij jetë të vështirë, e në Ditën e Gjykimit do ta ngjallim të verbuar. Ai do të thotë: O Zot, pse më ngjalle të verbër, pasiqë isha me sy në dunja. Kështu të erdhën ty argumentet tona në dunja e ti nuk i përfille aspak, prandaj edhe për ty sot nuk ka kush të kujdeset”. (Ta-ha 124-126).
 
Verbëria e vërtetë nuk është verbëria e syve, por ajo është verbëria e zemrave. Disa njerëz sytë i kanë të mëdhenj si të demit, mirëpo ai nuk sheh dhe nuk kupton. Ai nuk ka zemër me të cilën i ka frikë All-llahut. Shembulli i tij është sikurse shembulli i Ebu Xhehlit i cili me sytë e tij nuk shihte pos të keqes, e në anën tjetër Ibën Ummi Mektumi i cili ishte i verbët, mirëpo i shihte argumentet dhe pranonte udhëzimin.
 

2.Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] me kundërshtarët e tij:
 

a. Me jehuditë:
 
Ai i cili e lexon biografinë e Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] do të sheh mundimet e tij me jehuditë, krishterët, dyftyrshat (munafikat) dhe mushrikët. Në sunenin e Tirmidhiut, Abdullah Ibën Selami thotë: Kur erdhi Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] në Medine, të gjithë ishin të interesuar për të, poashtu edhe unë. U mblodhën të gjithë rreth tij, e kur unë e pash, e kuptova nga fytyra e tij se ai nuk është gënjeshtar e as magjistar. Fytyra e tij më tregonte për mirësinë dhe sinqeritetin e tij. Në këto momente e dëgjova duke thënë: “O ju njerëz, përhapeni selamin, ushqeni të varfërit, vizitoni farefisninë dhe faluni natën kur të tjerët flenë, do të hyni në xhennet me selam (të përshëndetur)”. Pas kësaj, i thash: O i dërguari i All-llahut, do të pyes për tri gjëra të cilat nuk mund t’i din askush pos pejgamberëve, (sepse Abdullah Ibën Selami kishte dituri të madhe nga Teurati dhe ishte prej dijetarëve të jehudive) nëse përgjigjesh në ato, do të besoj dhe do të bëhem musliman. Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] i tha: “Cilat janë ato?”. Ai tha: Cili është ushqimi i parë që do ta hanë xhenetlinjtë? Kur i përngjet fëmiu babës dhe kur nënës? Dhe cilat janë shenjat e para të Kijametit? Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] ia ktheu duke i thënë: ”Ushqimi i parë që do ta hanë xhenetlinjtë janë mushkëritë e peshkut. Tha: Ashtu është.
 
Fëmiu i përngjet babës kur gjatë marrëdhënieve intime, uji i tij del para ujit të nënës, dhe i përngjet nënës kur uji i saj del para ujit të tij. Tha: Ashtu është.
 
Prej shenjave të para të Kijametit është një zjarr i madh i cili do t’i largon njerëzit nga Lindja në Perëndim. Tha: Ashtu është! Eshhedu el-la ilahe il-la Allah ue eshhedu enne Muhammeden abduhu ue resuluhu.
 
O i dërguari i All-llahut, jehuditë janë popull kriminel dhe shpifës, kur të dëgjojnë se unë e kam pranuar Islamin do të nxjerrin shpifje të ndryshme, prandaj mos i lajmëro për këtë para se t’më fshehish në një dhomë të vogël dhe t’i pyesish ata për mua. Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] e fshehi Abdullah ibën Selamin në një dhomë dhe i thirri jehuditë tek ai. I pyeti: O njerëz, çfarë personi është Abdullah ibën Selami? Thanë: Ai është zotëriu ynë i biri i zotëriut, i miri ynë dhe bir i të mirit, i mençuri ynë dhe i biri i të mençurit dhe dijetar i ynë i biri i dijetarit. Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] tha: Çka do thonit po të pranonte Islamin?! Thanë: Kjo nuk mund të ndodh asnjëherë. Në këto momente, Abdullah ibën Selami doli nga dhoma dhe u paraqit para tyre dhe tha: Eshhedu el-la ilahe il-la Allah ue eshhedu enne Muhammeden abduhu ue resuluhu. U ngritën jehuditë të shashtrisur dhe thanë: Ky është i keqi jonë i biri të keqit, zullumqar i biri i zullumqarit dhe injoranti i biri i injorantit. Mu për këtë All-llahu [azze ue xhel-le] thotë: “Thuaj: “Më tregoni mua se nëse ai (Kur'ani) është prej All-llahut, e ju e mohuat (si do të jetë puna e juaj), ndërsa një dëshmitar nga beni israilët e dëshmoi si të tillë (të zbritur prej All-llahut) dhe i besoi, kurse ju bëtë kryelartësi?” E, s'ka dyshim se All-llahu një popull që është mizor, nuk e udhëzon në rrugën e shpëtimit”. (el-Ahkaf 10). Dëshmitari nga Beni Israilët që u përmend në këtë ajet, sipas komentatorëve të Kur'anit është për qëllim Abdullah ibën Selami.
 

b. Me As ibën Vailin:
 
Quhet edhe Ebu Amër, ishte zotëriu i popullit të vet, ai vishte shumë rroba të mira dhe i stoliste me ari, mirëpo nuk do t’i bëjë dobi as veshja e as ari, sepse ai do të jetë në xhehenem përgjithmonë e ai është shumë përfundim i idhët. E gjithë kjo për shkak se ai nuk e njohu All-llahun [subhanehu ue teala], nuk i ra në sexhde dhe nuk shijoi ëmbëlsinë e robërisë ndaj All-llahut [subhanehu ue teala].
 
Ky Asi, mori një ditë ca eshtra, i coptoi ato dhe i shtypi, e pastaj erdhi te Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] dhe ia gjuajti, duke i thënë: O Muhammed, a vërtetë mendon se Zoti yt do t’i ngjallë këto eshtra pasiqë të kalben?!
 
Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] i tha: “Po, e ty do të të futë në Zjarr”.
 
All-llahu I Lartësuar thotë: “Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha: “Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur? Thuaj: “I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, e Ai është shumë i dijshëm për çdo krijim”.
 
I Lartësuar dhe I Lëvduar është Zoti i Cili e formoi njeriun duke e krijuar nga një pikë uji, I Lartësuar dhe I Lëvduar është Zoti i Cili e krijoi njeriun dhe i dhuroi atij dëgjim, pamje, dy sy dhe dy veshë, e njeriu prapseprap mohon dhe refuzon “Qoftë mallkuar, njeriu, sa mohues i fortë është ai”. (Abese 17).
 

3.Hubejb ibën Zejdi dhe Musejlemetul Kedhdhabi:
 
Musejlemetul Kedhdhabi pretendonte se edhe ai ishte pejgamber, kur Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] mori vesh për këtë, ia dërgoi Hubejb ibën Zejdin, shok i të dërguarit, që kishte tridhjetë vjetë, i cili ishte edukuar në frymën e Kur'anit dhe nuk kishte prej pasurisë asgjë pos një shpatë me të cilën u dilte hakësh armiqve të All-llahut [azze ue xhel-le], një Mus’haf me të cilin e mbante lidhjen me All-llahun [azze ue xhel-le], sexhdet e tij dhe zemrën e mbushur me Kur'an.
 
Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] iu drejtua shokëve të tij dhe u tha: “O ju njerëz, unë do t’ju dërgoj nëpër mbretërit e dunjasë, andaj mos ma theni urdhërin”. Thanë: Dëgjojmë dhe respektojmë o i dërguar! Tha: “Ngritu o Hubejb djali Zejdit, dhe shko te Musejleme Kedhdhabi”.
 
E përcolli e ëma e Hubejbit dhe qau shumë për ndarjen që po i ndodhte, mirëpo ajo e dinte se është i urdhëruar nga Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] dhe e dinte se ai do të ndahet nga kjo botë dhe do të takohet me të në xhenetin e gjërë sa qiejt dhe toka.
 
Kur shkoi Hubejbi te Musejlemi, ai i tha: Kush je ti? Tha: Hubejb ibën Zejdi. Tha: Çka të sjelli këtu?
 
Tha: Kam ardhur me porosi nga I Dërguari [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem].
 
Tha: Ti a dëshmon se ai është I Dërguar?
 
Tha: Po, dëshmoj se ai është i Dërguar.
 
Tha: A dëshmon se unë jam i dërguar?
 
Tha: Nuk po dëgjoj gjë.
 
Tha: A dëshmon se ai është I Dërguar?
 
Tha: Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë pos All-llahut dhe dëshmoj se ai është i dërguar i All-llahut.
 
Tha: A dëshmon se unë jam i dërguar?
 
Tha: Nuk po dëgjoj gjë.
 
Atëherë Musejlemi i tha njërit prej ushtarëve: Këputja një copë mishi nga trupi i tij (Hubejbit). Ia këputi një copë e cila ra në tokë.
 
Musejlemi ia përsëriti pyetjen e Hubejbi ia përsëriti poashtu përgjigjen.
 
Ia këputi një copë tjetër. Pastaj vazhdoi të këputë copë pas cope, derisa i dul shpirti Hubejbit dhe u ngrit te Kriuesi i tij “O ti shpirt i bindur plotësisht! Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar! Hyn në turmën e robërve të Mi! Dhe hyn në Xhennetin Tim!”. (el-Fexhër 27-30).
 

4.Hubejb ibën Adiju dhe Kurejshët:
 
Pabesimtarët Kurejshit e morën Hubejb ibën Adijun për ta vrarë, dhe në ato momente e pyetën: A dëshiron diçka?
 
Tha: Dua të fal dy rekate namaz. I lejuan, e ai u ngrit mori abdest dhe i fali dy rekate duke shpejtuar. Kur mbaroi namazin, u tha: Pasha All-llahun, po të mos kishit menduar se po frigohem nga vdekja, do ta kisha zgjatur edhe më tepër namazin.
 
E bënë gati për ta varrur, e ai lutej: O Zoti im, përkufizoi në numër, shkatërroi mirë dhe mos e shpëto askënd.
 
I thanë: A dëshiron që Muhammedi të jetë në vendin tënd e ti të jesh me familjen dhe pasurinë tënde?
 
Tha: Jo pasha All-llahun, nuk dëshiroj që atë ta godet as ndonjë therrë e unë të jem me familjen dhe pasurinë time. E pas kësaj e vranë.
 
Tregojnë historianët se Hubejb ibën Adiju pak para se të vritet thonte: O Zot, lajmëroje të dërguarin se ç’na ngjau sot, esselamu alejke ja resulal-llah, esselamu alejke ja resulal-llah, esselamu alejke ja resulal-llah, (shpëtimi qoftë me ty o i dërguar i All-llahut). Hubejbi ishte në Mekë e Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] në Medinë, në këto momente Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] tha: “Alejkes selam ja Hubejb, Alejkes selam ja Hubejb, Alejkes selam ja Hubejb, (edhe ty takoftë shpëtimi o Hubejb).
 

5.Ebu Muslim el-Havalani dhe Esved el-Unsi:
 
Esved el-Unsi patë kërkuar nga Ebu Muslimi që të besojë në të (Esvedin) dhe të dëshmojë se është pejgamber. Ebu Muslimi i tha: Nuk po dëgjoj asgjë, dhe e përgënjeshtroi atë që pretendonte ai.
 
Esvedi mblodhi drunj dhe e gjuajti Ebu Muslimin në zjarr.
 
Ebu Muslimi tha: Hasbunall-llahu ue ni’mel Vekil (Na mjafton All-llahu dhe ai është Kujdesës Më I Mirë), e All-llahu [subhanehu ue teala] zjarrin e bëri të ftohtë dhe shpëtues për të.
 
Kur Ebu Muslimi erdhi në Medinë, Omeri [radijall-llahu anhu] u gëzua shumë dhe e përqafoi, e poashtu thonte: “Mirësevjen Halili (Miku i All-llahut) i këtij ummeti” ose “Mirësevjen njeriu i cili i përngjau Ibrahimit [alejhi selam].
 

6.Rib’ij ibën Amiridhe Rustumi:
 
Rib’ij ibën Amiri [radijall-llahu anhu] është njëri prej kolosëve të muslimanëve, e sidomos në luftën e Kadisijes.
 
Hyri në pallatin e Rustumit- udhëheqësit të Persianëve- i cili kishte afër 280 000 ushtarë.
 
Rustumi me ashpërsi iu drejtua: Çka të sjelli këtu?
 
E Rib’iju me vete kishte një shigjetë të vjetëruar, rroba të shkyera dhe një kalë të lodhur që ishte mjaft i vjetër!
 
Rib’iju i tha me vendosshmëri: All-llahu na ka dërguar që robërit t’i nxjerrim nga adhurimi i robërve në adhurimin e Zotit të robërve, nga ngushtësia e kësaj bote në gjërësinë e botës tjetër dhe nga padrejtësia e feve në drejtësinë e Islamit.
 
E Rustumi, ky njeri i keq ia ktheu, dil nga pallati im duke bartur baltë mbi kokën tënde.
 
Rib’iju mori pak baltë vëndoi mbi kokë dhe tha: Kjo është myzhde, argument se All-llahu do t’na dhurojë këtë tokë.
 
E pas kësaj Sa’d ibën Ebi Vekkasi kyri në këtë tokë, e çliroi këtë dhe shkatërroi idhujtarinë e persianëve, dhe i lexonte këto ajete: “Sa kopshte e kroje kanë lënë! Edhe ara të mbjella e vende të bukura. Dhe sa të mira që i kanë përjetuar. Ja, ashtu atë ua lëmë në trashëgim një populli tjetër. Për ta nuk qajtën as qielli e as toka dhe atyre nuk iu dha afat”. (ed-Duhan 25-29).
 

7.Seid ibën Xhubejri dhe Haxhaxh ibën Jusufi:
 
Haxhaxh ibën Jusufi është njëri prej muslimanëve, i cili është larguar nga rruga e drejtë dhe ka shtrembëruar.
 
Për të ka shumë tregime me muslimanët, tregime të cilat aludojnë në ashpërsinë dhe mendjemadhësinë që ka pasur.
 
Tavus ibën Kejsani, dijetari i Jemenit [rahimehull-llah] tregon: Isha ulur pas Mekamu Ibrahimit në Qabe dhe i shikoja njerëzit se si bëjnë tavaf. Për një moment pash një grup shigjetarësh, një grup tjetër me shpata dhe me armë të ndryshme, shikova për së afërmi dhe e pash se ishte Haxhaxh ibën Jusufi me rojen e tij, kishte ardhur në Qabe. Një katundar bënte tavaf e haxilerët tjerë rrinin ulur. E me diçka që kishte me vete ky katundari, rastësisht e preku Haxhaxhin, e Haxhaxhi menjëherë e kapi dhe i tha: Prej nga je ti? Tha: Nga Jemeni.
 
Haxhaxhi i tha: Si është vëllai im?
 
Katundari tha: Kush është vëllai yt?
 
Tha: Vëllai im është Muhammed ibën Jusufi – i cili ishte zullumqar njëjtë si Haxhaxhi, dhe ishte i përcaktuar nga Haxhaxhi si emir i Jemenit-.
 
Tha: Mirë është, i trashë dhe barkmadh.
 
Tha: Nuk të pyeta për shëndetin, por të pyeta për drejtësinë e tij!
 
Tha: Shumë tiran dhe shumë zullumqar!
 
Tha: Ti a nuk e din se unë e kam vëlla?
 
Katundari ia ktheu: O Haxhaxh, a mendon se ai krenohet më tepër me ty, sesa krenohem unë me All-llahun [subhanehu ue teala]?!
 
Tavusi thotë: Për Zotin, nuk më ka mbetur qime në kokë e të mos më ngritet kur e dëgjova këtë fjalë.
 
E tregimi i tij me Seid ibën Xhubejrin është tregim i gjatë, nga i cili tregim mund përfitojmë shumë mësime.
 
Haxhaxhi patë vendosur që ta ndjekë dijetarin e madh Seid ibën Xhubejrin, e ndoqi atë tetë vite ose më tepër derisa e zuri.
 
Kur hyri Seid ibën Xhubejri te Haxhaxhi, ai i tha: Si quhesh (e nëtë vërtetë ai e dinte emrin e tij)?
 
Tha: Quhem Seid ibën Xhubejr (I lumturi i biri i krenarit).
 
Haxhaxhi ia ktheu: Jo, ti quhesh Shekij ibën Kesir (I keqi i biri i të humburit).
 
Seidi tha: E ëma ime e din më së miri se si më ka emërtuar.
 
Haxhaxhi tha: Ti dhe e ëma yte jeni të këqinj! Pastaj i tha: Këtë dunja do të ta zëvendësoj me zjarr të pregatitur fortë.
 
Seidi ia ktheu: Ta kisha ditur se ai zjarr është në dorën tënde, do të të kisha pranuar për Zot!
 
Haxhaxhi tha: Unë kam ari dhe argjend, dhe i sjellën ca thasë me ari dhe argjend duke i gjuajtur para Seid ibën Xhubejrit për ta sprovuar.
 
Seidi tha: O Haxhaxh, nëse këtë pasuri e ke sa për sy e faqe dhe me të pengon nga rruga e All-llahut [azze ue xhel-le], dije se nuk do të të bëjë kurrfarë dobije kjo pasuri!
 
Haxhaxhi urdhëroi ta sjellin nje vashë dhe i tha asaj që të këndojë dhe të lozë.
 
Seidi filloi të qajë. E Haxhaxhi i tha: A po qan prej muzikës!? Tha: Jo, vall-llahi, nuk po qaj prej muzikës, por po qaj për këtë vashë e cila nuk vepron për atë që është krijuar, ngase ajo nuk është krijuar që të këndojë.
 
Haxhaxhi tha: Merreni dhe mos e leni të jetë i kthyer kah kibla, vall-llahi o Seid do të të vras me një vrasje që nuk e kam vrarë askënd.
 
Seidi tha: O Haxhaxh, zgjidhe cilëndo mënyrë për vrasje, vall-llahi si të më vritësh edhe All-llahu do të vrasë ty, pra, zgjidhe cilën mënyrë të duash!
 
Haxhaxhi: Ktheheni në anë tjetër (jo nga Kibleja)!
 
Seidi: “...dhe kahdo që të ktheheni, aty është All-llahu”. (el-Bekare 115).
 
Haxhaxhi: Shtrijeni për toke!
 
Seidi: “Prej asaj (tokës) Ne u krijuam ju, dhe do t'u kthejmë përsëri në të, e prej saj do t'ju nxjerrim edhe një herë”. (Ta ha 55).
 
Haxhaxhi: Vriteniiii!!
 
Seidi tha: La ilahe il-lall-llah, Muhammedun resulull-llah (Nuk ka të adhuruar me të drejtë pos All-llahut, dhe Muhammedi është i dërguar i All-llahut), o Haxhaxh, ja merre shpirtin tim, derisa të më takosh me të nesër tek All-llahu, o Zot, mos ia mundëso këtij që t’i bëjë dëm dikujt pas meje!
 
Pas kësaj Haxhaxhi e vrau Seidin.
 
Tregon Haxhaxhi për vetveten: “Pas këtij rasti, nuk ka kaluar natë, e të mos shoh se jam duke notuar në gjak, nuk ka kaluar natë e të mos shoh se ka ndodhur kijameti dhe se All-llahu më ka marrur në llogaritje, pastaj më vritte All-llahu për secilin njeri që kam vrarë nga njëherë, pos për Seid ibën Xhubejrin, për të cilin më vritte nga shtatëdhjetë herë”. E pas një muaji e shkatërroi All-llahu (ia mori shpirtin).
 

Së fundi: Lufta mes të mirëve dhe të këqinjve edhe sot e kësaj ditë është prezente në planetin tokë. Polemikat dhe dialogjet vazhdojnë pa ndalë.
 
O vëlla musliman, ne nga cila anë jemi të vendosur në këtë dialog? Gjeje vetë përgjigjen.
 
Shpresojm nga All-llahu, I Larti dhe I Fuqishmi që të jemi në grupin e të devotshmëve dhe të na largojë nga shoqëria e të këqinjve. Të na dhurojë udhëzim, devotshmëri, nderë dhe pasuri të dunjasë dhe ahiretit. Të na ngjallë sëbashku me Nuhun, Musain, Isain dhe Muhammedin [alejhim selam], sa shoqëri e mirë që është kjo!?
 
Lutja jonë e fundit është se falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave, paqa dhe mëshira i takojnë pejgamberit më të nderuar, Muhammedit, familjes së tij dhe shokëve të tij.
 

Amin.
 
bismilah
 
zgjodhi e përktheu:
 
Omer Berisha
 

(marrur nga libri “Ihfedhil-lahe jehfedhke”, të Aijd el-Karni) </SPAN>